Kronikë
-
5 Gusht 2020, 18:26
-
Shiu shuan vatrat e zjarrit në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Janë djegur 140 ha shkurre e pyje
5 Gusht 2020, 17:55Shiu i rëndë gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin ka ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar, sidomos vatrat më problematike që kanë qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.
-
Gazetari libanez në Report Tv: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit! Do rritet numri i viktimave
5 Gusht 2020, 17:38Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën. Në një intervistë për Report Tv , gazetari nga Bejruti Abdall Sfeir tregon se situata në terren është e papërshkrueshme, në një kohë kur më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 000 qytetarë rezultojnë të pastrehë.
-
-
Gjendet i vdekur 57-vjeçari në kamionçinë, u godit me sende të forta pas konfliktit, dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autori (EMRI)
5 Gusht 2020, 17:10Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.
-
Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai
5 Gusht 2020, 17:03Avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi Albana Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore të cilat do të jenë në objektin e ankimimit.
-
U nisën me gomone por i zë stuhia, rrezikojnë jetën 3 të rinjtë në detin e Vlorës
5 Gusht 2020, 16:36Tre të rinj rrezikuan të mbyteshin në detin e Vlorës pasi u nisën me gomone dhe i kapi stuhia. Ata arritën të ankoroheshin vetëm pas 5 orësh në plazhin e Lukovës.
-
Zihet 'mat' nga pronari i shtëpisë, hajduti shqiptar hidhet nga balloni për t'i shpëtuar policisë italiane
5 Gusht 2020, 16:25Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap nga policia duke vjedhur në një banesë në shtetin fqinj.
-
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
5 Gusht 2020, 16:14Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
-
Banorët në zonën e Saukut ankohen se u mungon uji: Kemi një muaj në këtë gjendje
5 Gusht 2020, 15:32Banorët shprehen se kanë një muaj pa ujë, dhe se në kohë pandemie u vështirësohet edhe më shumë situata. Në zonë kanë mbërritur dhe punonjësit e UKT-së, të cilët po punojnë për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë.
-
Vrasja e taksist në Fushë- Prezë, identifikohet autori! Dyshohet konflikt në fisin Budlla
5 Gusht 2020, 15:26Konflikti në fis dyshohet se prodhoi vrasjen e 71 vjeçarit Abdulla Budlla në Fushë Prezë. Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes dhe vijon operacionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarjen e 3 gushtit. Deri tani në polici janë shoqëruar disa persona ndërsa punohet për kapjen e automjetit të përdorur në vrasje.
-
Policimi vullnetar/ Hapen aplikimet, Dervishaj: Status të njëjtë me efektivin profesionist
5 Gusht 2020, 15:19Projekti pilot i policimit vullnetar për të cilin policia e shtetit ka hapur sërish aplikimet pritet ti vijë në ndihmë uniformave blu në punën e tyre të përditshme. Në një intervistë për ReportTV, drejtori i rendit publik në policinë e shteti, Albert Dervishaj shprehet se kjo strukturë do krijojë urë komunikimi mes policisë dhe komunitetit
-
Moti i keq prek edhe Sarandën e Lezhën, ja si paraqitet situata në këto qytete
5 Gusht 2020, 14:59 -
'Bashkë edhe në Parajsë', koronavirusi i merr jetën dy vëllezërve haxhi në të njëjtën ditë
5 Gusht 2020, 14:33Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Dy vëllezër haxhi kanë vdekur në të njëjtën ditë nga Covid19 në Pejë.
-
Range Rover përfshihet nga flakët në autostradën Levan- Vlorë, shkak defekt teknik! (VIDEO)
5 Gusht 2020, 14:27Një Range Rover është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Levan- Vlorë.
-
Tiranë/ 25 vjeçari rrëzohet gjatë punës, arrestohet inxhineri dhe procedohet penalisht pronari i firmës
5 Gusht 2020, 14:19Një ditë pasi një 25 vjeçar mbeti i dëmtuar gjatë kohës që po punonte, është vënë në pranga inxhinieri dhe procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të një pallati në ndërtim.
-
Tiranë/ Zhduket fëmija 11-vjeç, iku nga shtëpia 8 ditë më parë! Babai për Report Tv: Është larguar dhe herë tjetër
5 Gusht 2020, 14:05Një 11-vjeçar pjesë e komunitetit rom ka humbur kontaktet me familjen prej 8 ditësh që banon në Tiranë. I mituri R.Dalipi është një rast i përsëritur pasi dhe më herët ai është larguar nga banesa për tu kthyer pas disa ditësh. Në një komunikim telefonik për Report TV babai i 11-vjeçari, Ylli Dalipi shprehet se djali ka humbur kontaktet me familjen pas ka dal nga ambientet e një shoqate që ofron ndihmë e shërbime për komunitetin rom teksa shton se ka marrë mesazhe që i biri është pare në Tiranë me një djalë që quhet Fabi.
-
Punëtori stakon HEC-in privat, pa drita 4 fshatra të Malësisë së Madhe! Prokuroria nis hetimet
5 Gusht 2020, 14:02Punëtori i turnit ka stakuar HEC-in privat, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.
-
Të dënuar për vjedhje/ Kush janë tre të dënuarit që OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë (EMRAT)
5 Gusht 2020, 13:28Kryeqyteti është ndalesa e radhës e Operacionit Forca e Ligjit, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve.
-
Skandali i drejtësisë, trafikantët e liruar terrorizojnë Skraparin! Arratisje si nëpër filma
5 Gusht 2020, 13:26Ndjekje si nëpër filma, policia arreston 5 trafikant në Skrapar të cilët terrorizuan banorët e zonës dhe jetën e uniformave blu. Mes të arrestuarve është zbuluar se disa prej tyre ishin dënuar më parë, mes të cilëve dhe një femër që duhet të ishte në burg, po drejtësia shqiptare e kishte lënë në masë sigurie “arrest shtëpie”.