Kronikë
-
17 Prill 2020, 21:52
-
-
-
Riatdhesimet/ Balluku: Kemi kërkesa shumë, ja destinacionet e reja që po shikojmë
17 Prill 2020, 21:36 -
Riatdhesimet/ Balluku te 'Pa Protokoll' sqaron problemin me dhomat teke: 10 mijë shqiptarë duan të kthehen, mos prenotoni pa dalë data e fluturimit
17 Prill 2020, 21:17Nesër rinisin fluturimet nga Italia dhe Turqia për riatdhesimet e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh në një intervistë në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se numri i shqiptarëve që kërkojnë që të riatdhesohen deri tani ka arritur në 10 mijë.
-
Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen 'Shullazi', u vihet flaka dy automjeteve të ish- kryegjykatësit të Elbasanit dhe gruas së tij (VIDEO EKSKLUZIVE)
17 Prill 2020, 21:12U vihet flaka dy makinave në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe gruas së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjetet ishin të parkuara poshtë shtëpisë së çiftit, pranë stadiumit. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të kaluarës së tij si pasojë e çështjeve të nxehta që ka gjykuar si dosjen e Lul Berishës dhe 'Shullazi'. Dy automjetet e çiftit Vrioni kanë qenë në një distancë prej 20 m larg njëra-tjetrës, duke u ndarë nga 4 kosha mbeturinash.
-
Gjirokastër/ I riu thyen karantinën dhe qarkullon me armë në fshat, arrestohet 20-vjeçari
17 Prill 2020, 21:06Një 20-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Gjirokastrës, i cili jo vetëm kishte thyer karantinën, por qarkullonte me armë.
-
Ambasadorja Håstad te 'Pa Protokoll': Ja si i kthyem suedezët që ishin në Shqipëri, karantina në shtëpi
17 Prill 2020, 21:01Elsa Håstad tha se numri i suedezëve të riatdhesuar nga Shqipëria në vendin e tyre është mbi 20 persona.
-
Vlorë/ Po pastronte armën e shërbimit, vetëplagoset polici
17 Prill 2020, 20:17Një efektiv policie është vetëplagosur pasditen e kësaj të premte, teksa po pastronte armën e shërbimit.
-
Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal, aktuali u ndryshua 22 herë në 25 vjet
17 Prill 2020, 20:02Ministria e Drejtësisë nis punën për hartimin e një Kodi të ri Penal, do parashikohen vepra të reja penale me qëllim që të mos ketë ndryshime për 10 vitet e ardhshme
-
Kamëz- Aksident në rrugën 'Donald Trump', përplasen dy makina...një i plagosur
17 Prill 2020, 20:00Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku ka mbetur e plagosur shoferi i një prej makinave të përfshira.
-
Franca dhuron 3 mijë maska për punonjësit e policisë: Nëse doni të tjera na thoni! (VIDEO)
17 Prill 2020, 19:51Oficeri Ndërlidhës i Ambasadës franceze Thomas Erhardy i ka dorëzuar maskat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prezencën e Drejtorit të Logjistikës Theodhori Gravani.
-
Zjarr në ullishtën e Fakullës në Fier, shuhet pas disa orësh
17 Prill 2020, 19:24Favorizuar edhe nga era, flakët kanë vijuar për disa orë dhe më pas janë fikur.
-
Pensionistët nesër lejohen të dalin deri në 11:00, policia: Jo parqe e lulishte, do jemi aty për t'i ndihmuar
17 Prill 2020, 18:14Pensionistët nuk duhet të ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte dhe nuk duhet të jenë më shumë se dy persona bashkë.
-
U arrestua se s'iu bind drejtorit të policisë! Gjykata e nxjerr nga qelia, mjeku: Turp! Më mori me dhunë (Koronaviursi s'e ndaloi të përqafohej me të afërmit)
17 Prill 2020, 17:59Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për mjekun Edison Skëndo, i cili ishte në akuzë për kundërshtim të forcave të policisë. Pas seancës gjyqësore Edison Skëndo tha se gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë së Beratit i veshur civil e ka shtyrë më forcë atë dhe vëllain e tij. Ndërkohë ky i fundit e denoncoi mjekun për mosbindje ndaj policisë.
-
La pensionin për të veshur bluzën e bardhë, por u infektua me COVID-19...profesor Kraja rikthehet në punë më i fortë se kurrë
17 Prill 2020, 17:48Profesor Dhimitër Kraja është rikthyer në punë krah pacientëve të prekur me COVID-19, dyfish më i fortë si një shembull i prekshëm force për të tjetër se "mund t'ia dalin".
-
Report Tv në tre hotelet karantinë në Korçë, çifti i emigrantëve: S'kemi lekë, do të marrim kredi për 14 ditët e izolimit
17 Prill 2020, 17:34Në qytetin e Korçës në 3 hotele janë të akomoduar mbi 100 emigrantë shqiptarë të cilët janë kthyer nga Greqia në Shqipëri. Report Tv ka qenë tek këto hotele dhe ka mundur të komunikojë me këta persona nga ballkonet e hoteleve sepse takimi me ta nga afër është në kundërshtim me rregullat e karantinës. Një çift emigrantësh shprehet se për ta paguar ditët e karantimit do i duhet që të marrin kredi.
-
450 operacione në kohë COVID-19 dhe 4 mijë vizita te Trauma në muajin e fundit ! Manastirliu: Nën masa të rrepta sigurie
17 Prill 2020, 17:05450 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer te Spitali i Traumës muajin e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
-
Zbardhet operacioni i policisë ku u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe Ilir Selmani
17 Prill 2020, 16:576 persona kanë rënë prangat e policisë së Tiranës pas një operacioni 48 orësh. ReportTV ka zbardhur këtë operacion ku mes të arrestuarve ishte dhe Ilir Selmani i përfshirë në vrasjen e ish efektivit Santiago Malko dhe Shkëlqim Çela i dënuar në Itali me 10 vite për vjedhje me dhunë.
-
Të armatosur me maska, doreza, syze e helmeta/ REPORT TV një ditë në terren me epidemiologët, 3 zonat e nxehta në Tiranë
17 Prill 2020, 16:09Në Tiranë janë 9 grupe epidemiologësh që çdo ditë dalin në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre. Report Tv ndoqi një ditë të punës të epidemiologeve, të cilët u drejtuan në rrugën "Jordan Misja" për të marrë tamponin e tre rasteve të dyshuara. Procesi përfundon në ISHP aty ku del dhe përgjigja e analizave. Në kryeqytet zonat më të nxehta janë në "Astir", "Fresk" por dhe tek zona e ish-stacionit të trenit.