Kronikë
-
Dy ditë nga nata e ndërrimit të viteve, emigrantët shqiptarë vijojnë që jetojnë jashtë vendit vijojnë të kthehen në Shqipëri, për të pritur vitin 2020 pranë familjarëve. Përgjatë javës në pikët e kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë 250 mijë shqiptarë.
29 Dhjetor 2019, 15:18 -
-
Djegia e 12 apartamenteve në Pogradec/ Familjarët rikthehen në banesat e shkrumbuara: Na iku jeta...sikur ma ndjeu zemra (VIDEO)
29 Dhjetor 2019, 13:35Report Tv me gazetaren Gladiola Hoxha është rikthyer në pallatin 5- katësh, ku u shkrumbuan 12 apartamente. Ajo çfarë gjen sot në këto banesa është një pamje e trishtë dhe banorë që kanë mbetur në qiell të hapur. Ato fajësojnë se zjarrfikëset, sipas të cilëve nuk kanë shkuar në kohën e duhur për të bërë shmangur një tragjeti të ketyre përmasa.
-
Vonesa dhe ndryshime destinacionesh nga Shqipëria/ Aviacioni Civil Italian pezullon licensën e kompanisë së fluturimeve 'Fly Ernest'
29 Dhjetor 2019, 13:04Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve "Fly Ernest", nuk do të ngrihen më në qiell për të fluturuar. Ditën e sotme, Aviacioni Civil italian ka marrë këtë vendim nisur nga vonesat e shumta të avionëve të kësaj linje që përshkojnë linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë.
-
Çuçi e Manastirliu vlerësojnë mjekët dhe infermierët në Durrës: Pa kontributin tuaj nuk mund të përballohej situata pas tërmetit
29 Dhjetor 2019, 12:56Ministri Bledi Çuçi vlerësoi kontributin e mjekëve dhe infermierëve si shumë të rëndësishëm në përballimin e gjendjes së vështirë, sidomos në momentet e para pas lëkundjeve, por edhe më vonë duke ofruar shërbim shëndetësor në hotelet dhe qendrat ku u strehuan banorët.
-
Në gjendje të vështirë shëndetësore/ Gjykata e Apelit Vlorë liron nga qelia xhaxhanë e 'Ben Qimes' së Fierit
29 Dhjetor 2019, 12:50Ahmet Isufaj, kërkohet nga drejtësia Kosovare, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga "Arrest në burg" 40 ditor në "Arrest shtëpie" është marrë dy ditë më parë nga gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, kanë vendosur të nxjerrin nga burgu Ahmet Isufaj.
-
Gjykata pushoi çështjen ndaj Spartak Brahos për shpifje, Agron Tufa apelon vendimin
29 Dhjetor 2019, 12:12Siç raporton gazetari Arsen Rusta, Gjykata e Tiranës e pushoi padinë me argumentin se kërkesa ishte jo sipas ligjit si dhe prokura ishte me datë të mëparshme nga ndodha e faktit.
-
Universiteti i Shkodrës dhuron 500 mijë lekë për të prekurit nga tërmeti/ VENDIMI
29 Dhjetor 2019, 11:54Universiteti i Shkodrës ka vendosur të dhurojë 500 000 lekë nga fondi i saj, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në vendimin e ditës së djeshme thuhet se kjo shumë parash do të kalojë në llogarinë e E-Albania, e vënë nga dispozicion nga qeveria për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.
-
Kukësi 'pushtohet' nga ngricat, vështirësi në qarkullimin e makinave/ Hidhet kripë në rrugën e Kombit (FOTO)
29 Dhjetor 2019, 11:09Në rrugën e Kombit prej orëve të para të mëngjesit është hedhur kripë për të shmangur ngricën, teksa problematike mbeten rrugët rurale që lidhin Kukësin në qendrat e njësive administrative dhe fshatrat.
-
Ekskluzive- Vrau me 13 plumba ish-burrin e motrës dhe kushëririn në Fier/ Zbardhet biseda e gardianit me viktimat: Hajde sqarohemi pak bashkë (VIDEO)
29 Dhjetor 2019, 10:42“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Të dyja vrasjet janë filmuar dhe për prokurorinë e Fierit, nuk ka asnjë dyshim se autor i këtij krimi të dyfishtë, është pikërisht i arrestuari Martin Skëndaj
-
Pas SPAK, ndez motorët BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë
29 Dhjetor 2019, 10:04Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.
-
Drogë në formë çokollate në banakun e një kafeneje dhe baste të paligjshme, një në pranga, tjetri në hetim
29 Dhjetor 2019, 10:03Një 20-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës pasi i është gjetur një sasi prej 93 gr kanabis në formë çokollate.
-
Rubik- Pas përplasjes me autobusin, makina bie mbi bordurat anësore dhe ndahet përgjysmë, humb jetën shoferi! 8 të plagosur (VIDEO)
29 Dhjetor 2019, 08:12Një autobus me turistë që drejtohej nga K.M. është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit, Led Caka. Pas përplasjes me autobusin makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe për pasojë është ndarë përgjysmë.
-
Diell dhe acar, kapriçot e moti vazhdojnë edhe këtë të dielë! Ja sa do të arrijnë temperaturat
29 Dhjetor 2019, 07:30Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm por edhe i acartë njëkohësisht. Dielli do të mbizotërojë përgjatë gjithë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.
-
'Ne ua vrasim familjen...', krahu i djathtë i 'kapos' që kishte lidhje me Ndrangheta-n zbërthen skemën e bashkëpunimit mafioz italo-shqiptar
28 Dhjetor 2019, 22:42Dervishi, njihej ndryshe si krahu i djathtë i 'shefit' Ismail Rebeshi, ndërsa në krye të bandës kishin italianin Giuseppe Trovato, ky i fundit njihej me nofkën "Peppino". Banda që operonte në Viterbo kishte lidhje të ngushta me qarqet e Ndrangheta-s.
-
-
Akuzohet për tre vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt
28 Dhjetor 2019, 21:15Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”dhe është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Ditën e sotme Ymeri ka lënë qelinë e burgut të Lushnjes dhe është nisur në drejtim të Vlorës, ku një eskortë makinash e shoqëronte atë. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij.
-
Shoferi kalon me të kuqe në sy të policisë dhe ndalohet ndërsa një baba shoqërohet për dhunë ndaj vajzës së mitur/ Emisioni 112
28 Dhjetor 2019, 20:58Në këtë episod emisioni "112" është në patrullim me efektivët e Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 2 teksa ata i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve në numrin e emergjencës. Gjatë pasdites një tjetër telefonatë vë në lëvizje emergjente efektivët e Komisariatit nr.3 për një person të shtrirë dhe i gjakosur në Don Bosko. Ndërsa efektivët e Komisariatit nr. 2 përballen me një shofer që kalon semaforin e kuq ndërsa mjeti i policisë ishte mbrapa dhe vihet në ndjekje. Efektivët e komisariatit nr.2 shoqërojnë një baba për dhunë në familje ndërsa dyshohet se dhunoi vajzën e tij minorene.
-
Ekskluzive / Rrëfimi i pazakontë i kryegjyqtarit të Shkodrës: Më mirë të më thonë frikacak se sa të më shkarkojnë e perceptojnë si i korruptuar
28 Dhjetor 2019, 20:31Historia e kryegjyqtarit të Shkodrës Arben Zefi që dha dorëheqjen ditën që u shkarkua nga Vetingu dhe që u tërhoq më pas nga dorëheqja, i hodhën 100 mijë USD në llogari, çështja në Kolegj
-
Bien provat! Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si 'informator' i grabitësve në aeroportin e Rinasit
28 Dhjetor 2019, 19:50Lirohet nga qelia Hasan Kanaci, punonjës i kargos, pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë. Ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave. Gjyqtari Bib Ndreca merr vendimin: Nuk ka prova!