Kronikë
-
Reshjet e dendura kanë shkaktuar jo pak probleme edhe në akset e rajonit verilindor, ku ka patur rrëshqitje dherash e gurësh nga sipërfaqet e malit. Më problematike situata është në aksin Kukës-Shishtavec dhe në rrugën Bajram Curri- Valbonë, megjithatë po punohet për pastrimin e tyre.
30 Janar 2020, 08:51 -
Elbasan- Vidhet makina në pronësi të administratorit të një shkolle private
30 Janar 2020, 08:26Burime bëjnë me dije se dy ditë më parë rreth orës 16:30 të pasdites disa persona kanë vjedhur një makinë tip Benz S Class, vit prodhimi 2006 me targa AA210UV në pronësi të administratorit të një shkolle private në Elbasan me iniciale Xh.D.
-
Blic në Shkodër për 'kokat' e rrëmbimit të Prengës! Trupi kërkohet në Ishëm e Erzen, kamerat e garazhit të 'Golden' fiksuan dhunën (VIDEO)
30 Janar 2020, 08:23Të paktën dy persona anëtar të familjes Doçi nga zona e Shalës janë shoqëruar nga RENEA, pas dyshohen se kanë 'gisht' në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.
-
Rruga Vlorë- Radhimë- Orikum me korsi biçikletash, çfarë parashikon projekti i ri
30 Janar 2020, 07:47Një nga segmentet rrugorë me më shumë trafik përgjatë verës do të pësojë ndryshime në vijim falë një projekti që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit.
-
Reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë në zonat malore, ja si do të jetë moti këtë të enjte
30 Janar 2020, 07:34Reshjet e shiut, të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë. Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë.
-
Shqipëria e kërkon për vrasjen e Dritan Lamajt! Arben Frroku i shpëton dënimit përjetë, ja çfarë vendosi Holanda
29 Janar 2020, 23:20Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 në Tiranë i ka shpëtuar përfundimisht ekstradimit në Shqipëri ndërsa është dënuar në Holandë me 18 vite burg.
-
Makina përplas këmbësorin në Shkodër, i plagosuri në gjendje të rëndë! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
29 Janar 2020, 22:59Në aksin rrugor Shkodër- Koplik është regjistruar një tjetër aksident rrugor me pasoja të rënda, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.
-
-
-
Ja sa lekë kursejnë shqiptarët nga njohja e patentave që bëri Greqia
29 Janar 2020, 22:24 -
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare dhe përfundon në plazh (VIDEO)
29 Janar 2020, 22:19Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, duke qenë se shëtitorja është shumë e populluar. Drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë plagë të lehta.
-
A transmetohet virusi kinez nga porositë online? Ja si përgjigjet shefja e Infektivit
29 Janar 2020, 22:07Kësaj pyetje i dha përgjigje mbrëmjen e sotme në Repolitix, shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo duke qetësuar qytetarët.
-
Më pak se një javë, dy shpërthime në Durrës! Tritol lokalit në zonën e plazhit (VIDEO)
29 Janar 2020, 21:51Zona e Plazhit në qytetin e Durrësit është tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një shpërthimi tritoli që i është vendosur një lokali aty pranë, fatmirësisht pa persona të lënduar. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se sasia e tritolit ishte vendosur në murin e jashtëm të lokalit, i cili ishte i mbyllur në këtë orar.
-
Librazhdi bie pre e 'skifterëve', në 24 orë grabiten dy biznese
29 Janar 2020, 21:30Një argjendari dhe një dyqan ushqimore ranë pre e 'skifterëve' në më pak se 24 orë në qytetin e Librazhdit.
-
Erdhi nga Kina dhe ngriti alarmin/ Shefja e Infektivit në Repolitix: Gruaja nga Tirana u izolua! S'kishte virus, por grip (Këshilla)
29 Janar 2020, 21:18Fatmirësisht alarmi rezultoi fals, Najada Çomo u shpreh se gruaja u izolua dhe u trajtua në terapi intensive deri në momentin që u morën përgjigjet, ku rezultoi se nuk ishte e prekur nga virusi kinez, por grip.
-
Reshje të dendura shiu në Fushë- Krujë, vështirësi në qarkullimin e makinave
29 Janar 2020, 21:00 -
-
-
Punëtori shqiptar vritet nga qiradhënësi në Mal të Zi dhe hidhet në livadh, kapet autori
29 Janar 2020, 20:59Viktima dyshohet se kishte banuar te Juncaj si qiramarrës dhe në Tuz qëndronte si punëtor.
-
Moti i keq dëmtoi rrjetin elektrik, Tirana në errësirë për rreth 1 orë! OSHEE: Problemi u rregullua (FOTO)
29 Janar 2020, 20:41Shkak ka qenë dalja jashtë funksionit e dy nënstacioneve të OST në Selitë dhe Kashar, si pasojë e motit të keq me shira të dendura.