Kronikë
-
Dy gra kanë denoncuar në emisionin Pa Gjurmë se e kanë kaluar jetën si në burg të imponuar nga ish-bashkëshortët. Ata vendosëm që pas më shumë se 10 vitesh bëjnë publike historitë e tyre në emisionin ''Pa gjurmë''.
7 Shkurt 2020, 15:42 -
4 muaj pa paga/ Naftëtarët e Ballshit shkojnë në takimin e PS: Ruçi na u shmang...Fino u premton zgjidhje
7 Shkurt 2020, 15:37Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë debatuar me deputetin Bashkim Fino si dhe kanë kërkuar një takim me kreun e kuvendit Gramoz Ruçin, ku sipas tyre ky i fundit i është shmangur. Naftëtarët kanë 8 ditë radhazi që protestojnë pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.
-
Zona e Kopshtit Zoologjik, Botanik dhe Liqenit të thatë pa drita që prej mbrëmjes së djeshme, rikthehet energjia
7 Shkurt 2020, 15:08Aktualisht janë 10 kabina pa energji e për pasojë këto zona kanë mbetur pa furnizimin me energji. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rregullimin e kabinave.
-
Ktheheshin nga puna, dy mësues vdesin në aksidentin në Memaliaj! Makina bie në një kanal (VIDEO+FOTO)
7 Shkurt 2020, 14:37Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy mësuesve pasditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj - Krahës. Viktimat janë Leonard Sako 43 vjeç dhe Orinda Hoxha 36 vjeç
-
Soreca: BE 6 mln € policisë shqiptare! Ardi Veliu: OFL zgjat deri në fundvit (VIDEO)
7 Shkurt 2020, 13:33Ambasadori i BE ndër të tjera është shprehur se prioritet janë tre shtylla në bashkëpunimin mes forcave kufitare shqiptare dhe FRONTEX, kontrolli i parregullt i emigracionit, goditja e krimit të organizuar si dhe pika e tretë forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
-
Pengmarrja e Jan Prengës, gjykata e lë në burg pas dorëzimit, Doçi: S'kam lidhje, isha jashtë (VIDEO)
7 Shkurt 2020, 13:15Pas kthimit në atdhe dhe vetëdorëzimit në polici, Ardian Doçi doli para gjykatës duke mohuar lidhjen me ngjarjen
-
Lejuan kanabisin, ndërtimet pa leje dhe ngacmonin gratë që denonconin burrat për dhunë/ Pezullohen 7 policë në Krujë
7 Shkurt 2020, 12:54Shtatë efektivë policie të Komisariatit të Policisë së Krujës janë pezulluar nga detyra dhe u është ndaluar me vendim gjykate dalja jashtë vendit, pasi akuzohen për disa vepra penale, të cilat Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave thotë se janë dokumentuar. Efektivët akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, manipulim dhe fshehje të ngjarjeve dhe ajo që është më e rënda, ngacmim seksual të grave që shkonin në komisariat për të denoncuar burrat për dhunë. Zbardhen emrat e të gjithë policëve të pezulluar
-
Lihet në burg 'Schumacher-i' i Gjirokastrës që përplasi postbllokun e policisë në Elbasan (VIDEO)
7 Shkurt 2020, 12:23I vetë cilësuar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, Shehu ishte vënë në ndjekje policore nga një patrullë rrugore e komisariatit të Devollit, pasi në fshatin Cangonj, kjo patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së automjetit.
-
Kontrastet e vendimeve të gjyqtares Hoxha, nxorri Doklen me burg përjetë, refuzoi të dënuarin me vetëm 1 vit larg lirisë
7 Shkurt 2020, 12:15Enkeleida Hoxha, që liroi me kusht Doklen në 14 janar 2020, 14 ditë nga ky vendim lirimi, refuzoi në 28 janar 2020 të lirojë me kusht nga burgu i Fushë-Krujës Murat Mashën, i dënuar me 7.6 vite për “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim. Dy vendime kontradiktore dhe ana e errët e raporteve të Shërbimit të Provës brenda burgut.
-
Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit
7 Shkurt 2020, 11:58Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet ta të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme ose jo.
-
Ekskluzive/ Zbardhet arsyetimi për mbylljen e dosjes CEZ, ja si gjyqtari Lazër Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra (Kuvendi e apeloi)
7 Shkurt 2020, 11:48Vendimi i arsyetuar për mbylljen e dosjes CEZ, prokuroria, Gjykata e Lartë që u shkri nga Vetingu dhe gjykatësi Lazër Sallaku në unison për mbylljen e aferës me kosto mbi 400 milionë euro. Ja çfarë mendon gjyqtari për rolin e sekserit Nuel Kalaj, e-mailet komprometuese, tërheqjen e 6.8 milionë eurove në Tiranë dhe ‘zhdukjen’ nga Shqipëria
-
Aksident në Lezhë! Dy të plagosur dërgohen me urgjencë tek Trauma (VIDEO)
7 Shkurt 2020, 11:27Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për bardhjen e plotë të ngjarjes.
-
Një jetë të mbushur me art dhe emocione, çfarë la pas Nexhmije Pagarusha
7 Shkurt 2020, 11:17 -
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
7 Shkurt 2020, 10:58Anti-KÇK-ja vijon operacionin për pasurinë e personave që dyshohet se i kanë vendosur nga aktiviteti kriminal. Sot OFL-ja u ka dërguar formularin për të plotësuar dhe justifikuar pasurinë që kanë ngritur dy emrave të radhës, Saaimir Taullai banues në Lushnje, i dënuar më parë për trafik droge dhe i njohur për pronësinë mbi disa biznese dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë.
-
ARRSH: Në të gjithë akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht
7 Shkurt 2020, 10:43 -
Shkalla e Parë e mbylli, Kuvendi çon në apel dosjen CEZ: Duhet ta rihapni
7 Shkurt 2020, 10:43Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
-
Kamëz/ Grabiti një banesë në Bathore, arrestohet i riu i dënuar më parë
7 Shkurt 2020, 10:40Atij i janë gjetur edhe sendet e grabitura. A. M., do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.
-
Bie akuza për grup të strukturuar/ SPAK-u transferon dosjen Bajri në Shkodër
7 Shkurt 2020, 10:24Të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri tashmë do të hetohen nga prokuroria e Shkodrës
-
'Jetoj me qira'! Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon vettingun (VIDEO)
7 Shkurt 2020, 09:45 -