Kronikë
-
Johannes Hahn, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë hapa para dhe e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
14 Maj 2019, 22:37 -
Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas nënën me dy vajzat në trotuar, vdes gruaja dhe pasagjeri, tre rëndë
14 Maj 2019, 22:34Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që është regjistruar në Kavajë. Viktima janë një grua që po ecte në trotuar me dy vajzat dhe pasagjeri që po udhëtonte me makinën tip 'Benz' me targa AA615VO. Viktima janë Gentjan Belba 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 48 vjeç.
-
Michael Roth: Opozita nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE
14 Maj 2019, 21:51Pavarësisht protestave të opozitës, qeveria gjermane është për hapjen sa më parë të bisedimeve për Shqipërinë, konfirmoi për DW ministri shtetit Michael Roth, pas takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë.
-
Reshjet e shiut përmbysin 400 hektarë tokë në Torovicë të Lezhës
14 Maj 2019, 21:14Rreth 400 hektarë tokë bujqësore në fushën e Torovicës në Lezhë është përmbytur nga rreshjet e dendura të shiut. Nga një zonë me rendiment të lartë kjo fushë po kthehet në kënetë duke penalizuar me qindra fermerë të cilët si burim të ardhurash kanë bujqësinë.
-
Dhunë, zjarr dhe shkatërrim/ PD-ja gjobitet me 25 mln lekë për protestën e 11 Majit
14 Maj 2019, 20:57Protestat e dhunshme të opozitës shqiptare të udhëhequra nga Partia Demokratike vijojnë që t'u kushtojnë shqiptarëve.
-
Protestuesit e dhunshëm në burg/ LSI: Vendim i padrejtë
14 Maj 2019, 20:25Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se mbajatja e protestuesve në burg është një vendim i padrejtë.
-
Gjysmë milioni euro fitim me skemë piramidale, ekstradohet kosovari i dënuar për mashtrim në Shqipëri
14 Maj 2019, 18:49Gjatë viteve 2009 dhe 2010 Burim Haxhiolli së bashku me Valon Kyçukun kanë përvetësuan mbi gjysmë milion euro me anë të mashtrimit.
-
APP njofton bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori, por kush bën përjashtim
14 Maj 2019, 17:18Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se duke nisur nga 1 qershori dhe deri më 30 qershorë bashkitë nuk duhet të shpallin procedura prokurorimi përveç rasteve të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe atyre që kanë si objekt produktet ushqimore.
-
Nesër sillet në atdhe trupi i komandantit që vdiq në Letoni, të enjten homazhet te Muzeu
14 Maj 2019, 17:11Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin në atdhe ditën e mërkurë, datë 15 maj, ora 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.
-
Gara për Kushtetuesen dhe ILD-në/ Nga 49 kandidatë, 10 ikin (Emrat)
14 Maj 2019, 17:05Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk kualifikon 10 nga 49 kandidatët në garë për gjyqtarë Kushtetues dhe kryeinspektorin e lartë të Drejtësisë.
-
Trazirat politike, të huajt anulojnë rezervimet në Shqipëri
14 Maj 2019, 16:54Të huajt kërkojnë të anulojnë rezervimet për të kaluar pushimet në Shqipëri, si shkak u protestave të dhunshme të realizuara nga opozita. Operatorët turistikë shprehen se më së shumti anulime kërkojnë turistët perëndimore, ndërsa kërkesa e turistëve këtë vit është ulur me 30-35%.
-
'Do të hap shtëpi publike e do të legalizoj hashashin', kandidati për bashkinë e Këlcyrës 'shpalos' premtimet
14 Maj 2019, 16:38Kandidati për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj vijon të bëjë premtime ndryshe nga ata që jemi mësuar të dëgjomë deri më sot në fushatat elektorale. Ai ka premtuar se nëse vjen në krye të bashkisë Këlcyrë, do të hapi shtëpi publike dhe do të legalizoj hashashin.
-
Protestat e dhunshme të opozitës/ Dëmtohen bizneset: Po na ulen shitjet
14 Maj 2019, 15:44Pronarët e bizneseve afër godinës së Parlamentit janë shprehur të shqetësuar për situatën e krijuar nga protestat e dhunshme të opozitës.
-
Lihen në burg 20 protestuesit e opozitës/ Spaho: Vendim politik, do i dëmshpërblejmë
14 Maj 2019, 15:09Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për 20 protestues, 11 me arrest shtëpie dhe 19 detyrim paraqitje. Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre duke thënë se gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.
-
Cërrik/ Dhunoi nipin me mjete të forta, pranga 57-vjeçarit
14 Maj 2019, 14:12Një 57-vjeçar me iniciale N.K., banues në fshatin Shkozë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta nipin e tij M.K., 34 vjeç.
-
'Mos u merr me Bashën se ta djegim televizionin!' Kërcënohet Report Tv, Basha duhet të distancohet (FOTOT)
14 Maj 2019, 12:55E megjithatë militantët e vërbër ashtu siç i bëjnë lëvdata liderëve të tyre, po prej këtyre liderëve duhet të marrin mesazh të qartë: Media as nuk kërcënohet, as nuk preket, sidomos kur shkruar në Vërtetën, të pëlqen apo jo.
-
Elbasan/ Bllokohen 17.5 ton fara misri, ishin jashtë standardeve për tregtim
14 Maj 2019, 12:59Pas akuzave të bëra mediatikisht të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, AKU duket se është zgjuar nga gjumi letargjik ku kishte rënë.
-
Në një linjë me përfaqësitë e tjera diplomatike, ambasadori zvicerian apel palëve për dialog
14 Maj 2019, 12:56Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre ka folur për krizën politike në vend. Ai tha se dhuna është tërësisht e papranueshme duke u bashkuar njëzëri me përfaqësitë e tjera diplomatike në vend të cilët një ditë më parë dënuan protestat e dhunshme dhe bënë thirrje për dialog mes palëve politike.
-
Korçë/ Transferta të paligjshme dhe falsifikim vizash, arrestohet turku
14 Maj 2019, 11:37Një 52-vjeçar nga Turqia është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Korçë. Ai akuzohet për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.
-
Admir Murataj shpallet zyrtarisht i vdekur
14 Maj 2019, 11:26Admir Murataj, grabtës i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 Prill është shpallur zyrtarisht i vdekur dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë.
