Kronikë
-
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për vjedhje. Uniformat blu informojnë se i riu rezulton i dënuar më parë për këtë vepër penale
11 Qershor 2025, 14:37 -
Sarandë/ Po vizitonte 'Kalanë e Butrintit' me guidën e të huajve, humb jetën turisti gjerman! 75-vjeçari vdiq rrugës për spital, shkak dyshohet ataku kardiak
11 Qershor 2025, 14:11Një turist i moshuar gjerman, i ndodhur si pjesë e një grupi të huajsh për të vizituar rrënojat e qytetit antik të Butrintit, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Menjëherë u njoftua ambulanca e Spitalit të Sarandës, por gjatë rrugës gjendja e 75-vjeçarit Klaus Geyer është përkeqësuar dhe për rrjedhojë ka humbur jetën. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore
-
Bulqizë/ Nuk raportuan parcelën me 1800 bimë kanabisi të dy krutanëve, nën akuzë kryeplaku dhe specialisti i Pyjeve
11 Qershor 2025, 14:03Operacioni i koduar “Koordinata” çoi dje në zbulimin e 1800 fidanëve në kubikë me kanabis që po mbilleshin në fshatin Okshtun të Bulqizës. Në pranga ra në flagrancë Argjend Kraja dhe në kërkim u shpall Artur Zalla. Sot u proceduan specialisti 61-vjeçar dhe kryeplaku 61-vjeçar. Nuk kontrolluan territorin, akuzë për shpërdorim detyre
-
Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, kapet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar (EMRI+VIDEO)
11 Qershor 2025, 13:55Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka goditur disa herë me thikë një person
-
Dosja e ‘Sterilizimit’/ Dështon pretenca në GJKKO për 8 të pandehurit, munguan dy avokatët! Më 25 qershor e radhës
11 Qershor 2025, 13:41Prokuroria e Posaçme nuk arriti të lexonte dot sot konkluzionet përfundimtare për 8 të pandehurit e dosjes “Sterelizimi”, ku i pandehur i nëntë është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që ka refuzuar të kërkojë gjykim të shkurtuar sikurse të tjerët dhe dosja e tij është ndarë fraksion më vete
-
Kukës/ ‘Koordinata’ zbulon dhe asgjëson dy parcela me kanabis, nën akuzë dy vëllezër, njëri arrestohet! Nën hetim edhe kryeplaku i fshatit
11 Qershor 2025, 13:34Aksionet u kryen në fshatin Mgullë, ku u zbuluan 29 kubikë që po mbilleshin nga dy vëllezërit, teksa u shpall në kërkim njëri prej tyre. Kurse në Lugun e Zi u gjet një tjetër parcelë me bimë e kubikë, por pa autorë të identifikuar të kultivimit. nën akuzë edhe një kryeplak fshati, nuk referoi rastin e parë
-
-
Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve
11 Qershor 2025, 13:03Sherr mes zyrtarëve në Bulqizë. Një 40-vjeçar që mban postin e Drejtorit të Kujdesit Shëndetësor ka goditur me shuplakë drejtuesen e Task Forcës së Ujësjellës Kanalizimeve. Shkak është bërë një karrige.
-
-
Tentoi të vidhte në një automjet, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë! Në kërkim pronari i makinës
11 Qershor 2025, 12:40Një 36-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë së Kavajës. Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçari tentoi të vidhte në një makinë pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.
-
-
-
VIDEO/ Dhori Kule një orë në SPAK, flet pas daljes: Dhashë sqarime për mikrokreditë
11 Qershor 2025, 12:17Ai qëndroi për një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pasi doli, iu tha gazetarëve se është thirrur për të dhënë sqarime për hetimin që po bëhet për mikrokreditë.
-
-
Tafani dëshmon në GJKKO: Pas vrasjes së Bashaliut, babai i Haxhiut na solli 30 mijë €! E kërkoi 'Lili', krahu i djathtë i Sajmir Taullahut! Meta mik i Aldo Bares
11 Qershor 2025, 11:45Gjykata e Posaçme zhvillon seancën e dytë të dëgjimit të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Zbërthen sagën kriminale të grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar. E vijon dëshminë aty ku e la herën e kaluar, me vrasjen e Albi Bashaliut. Kush e kërkoi vrasjen, motivi dhe takimet. Kush është personazhi me pseudonimin "Lili" dhe lidhjet me Taullahun. Kurse Kujtim Meta shpëtoi i plagosur, shkak miqësia e tij me Aldo Baren
-
Fier/ Goditi të riun me levë dhe e kërcënoi me pistoletë, arrestohet 48-vjeçari
11 Qershor 2025, 11:38Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pas një konflikti me një 25-vjeçar. Leva dhe pistoleta u sekuestruan si provë materiale.
-
U arrestuan në Dubai, ekstradohen në Tiranë vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave! Momenti kur zbresin në Rinas (VIDEO)
11 Qershor 2025, 11:22Dy anëtarë të grupeve kriminale janë ekstraduar ditën e sotme nga Dubai në Tiranë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që dyshohet pjesë e grupit të vrasësve të masakrës së Bradasheshit dhe Armes Stafa, i grupit të Çopjave të Elbasanit do të përballen me drejtësinë për një sërë krimesh.
-
E rëndë në Peqin/ Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin! Gjyshja e kishte denoncuar humbjen tre orë para
11 Qershor 2025, 11:14Trupi i një 6-vjeçari u gjet i pajetë buzë lumit, në rrjedhën e Shkumbinit, në lagjen "Çezmë" mbrëmjen e djeshme, teksa dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale. Para gjetjes së vogëlushit, rreth orës 19:50, gjyshja e të miturit D.A., ka njoftuar dhe denoncuar se prej tre orësh i kishte humbur nipi i saj
-
Shisnin ekstazi, kokainë e kanabis çokollatë në plazhin e Shëngjinit, në pranga francezi e dy kosovarët
11 Qershor 2025, 09:54Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
-
Sherr me shkopinj bejsbolli mes të rinjve në Tiranë, njëri qëllon me armë në ajër! 4 në kërkim
11 Qershor 2025, 09:385 të rinj u përfshinë në një sherr me shkopinj bejsbolli në zonën e Ali Demit në Tiranë. Njëri u plagos dhe përfundoi në spital. Policia sekuestroi shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.
