Kronikë
-
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publike masat e ndëshkimit për 13 doganierw në degën e Tiranës. Sipas Gjonajt ata kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë vjelur detyrimet nga subjektet e për pasojë do t'u mbahen pagat për një periudhë 6 mujore.
20 Mars 2019, 15:51 -
Ministri Lleshaj në Krujë: Kanabisi, çështje e mbyllur, tani të ndalojmë guroret
20 Mars 2019, 15:41Ministri deklaroi se kultivimi i kanabisit është një çështje e mbyllur përfundimisht dhe paralajmëroi të gjithë autoritetet lokale të kenë angazhim të plotë në përputhje me detyrat që përcaktohen nga Plani Kombëtar Antikanabis.
-
Gërdeci/ Xhaçka: Drejtësia të thotë fjalën e saj për tragjedinë që mori 26 jetë njerëzish
20 Mars 2019, 15:31Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli lidhur me tragjedinë e Gërdecit për të cilën tha se i takon drejtësisë të thotë ende fjalën e saj. Ministrja Xhaçka nënvizoi guximin, si një prej virtyteve më të mëdha të efektivëve shqiptarë që ndër vite kanë kontribuar në një prej sektorëve më të vështirë në rradhët e Forcave të Armatosura.
-
Thellohet skandali/ Lobimi i PD-së në SHBA, të tjerë rusë pjesë e kompanisë 'Biniatta Trade LP'
20 Mars 2019, 15:25Investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.
-
Shpërthim me tritol në Durrës
20 Mars 2019, 14:53Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së Q.H., 54 vjeç. Blutë e qytetut bregdetar sqarojnë se ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
-
Dule: Në Shqipëri nuk respektohen minoritetet
20 Mars 2019, 14:37Vangjel Dule u shpreh se raporti i fundit i KE tregoi se në Shqipëri nuk respektohen minoritetet etnike duke u renditur tek vendet që ka standardet më të ulëta. Dule tha se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.
-
Prokuroria kërkon burg përjetë për 75-vjeçarin që mbyti me duar bashkëshorten
20 Mars 2019, 14:06Namik Velaj mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë dhe deklaroi se vdekja e saj kishte ndodhur për shkaqe natyrale. Pas një viti hetimesh rezultoi se ai e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës.
-
Qeveria miraton kontratën e koncesionit për aeropotin e Kukësit
20 Mars 2019, 13:54Vendimi për miratimn e kontratës së koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit dhe u njoftua në një deklaratë për mediat nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
-
Bardhi i kthen 'reston' Lleshajt, padi ministrit dhe policëve për gazin dhe ujin me presion (VIDEO)
20 Mars 2019, 13:47Partia Demokratike padit ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të policisë së Shtetit, duke i akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve gjatë tubimit që opozita mbajti më 16 mars dhe që shpërtheu në dhunë tek Parlamenti.
-
Aksident në Vlorë/ Biçikleta përplaset nga një automjet, rëndë drejtuesi i saj (VIDEO)
20 Mars 2019, 13:49Një person i cili po lëvizte me biçikletë në rrugën transballkanike në Vlorë është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
-
Studimi i BB Ballkanin Perëndimor: Nga 68 mijë vende të reja pune, 38700 u krijuan vetëm në Shqipëri
20 Mars 2019, 13:37Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë dhe pavarësisht rritjes më të fortë ekonomike në rajon.
-
Nesër bëhuni gati për shpërthim të fuqishëm me eksploziv në Fushë-Arrëz
20 Mars 2019, 13:16Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt (oxhak) në Fushë-Arrëz.
-
Tragjedia e Gërdecit/ Familjarët kërkojnë hapjen e çështjes: Të hetohet Fatmir Mediu
20 Mars 2019, 12:33Feruzan dhe Zamira Kurda kërkojnë nga Gjykata të revokojnë vendimin që solli pushimin e çështjes dhe që Prokuroria të nisë hetimit mbi Fatmir Mediun.
-
Bie nga ura në Rrugën e Kombit, gjen vdekjen punëtori 32-vjeçar (VIDEO+EMRI)
20 Mars 2019, 11:57Vikitma, Alfred Frroku ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe si pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Ngjajra ndodhi rreth orës 11:30 tek Ura e Përbregut, gjashtë kilometra nga qyteti i Kukësit.
-
'Qelqi' vë në pranga shpërndarësit e drogës në kryeqytet
20 Mars 2019, 11:47Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pas një operacioni nga ku u zbulua se ata merreshin me shpërndarje të lënëve narkotike në kryeqytet.
-
Sapuni 15 lekësh helmon 11 nxënës të një shkolle në Bulqizë (VIDEO)
20 Mars 2019, 11:15Përdorimi i sapunit 15 lekësh si plastolinë gjatë një eksperimenti kimik, është bërë shkak për helmimin e 11 nxënësve në shkollën 9 vjeçare "Shefqet Tançi" në Bulqzë. Nxënësit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që spitali i Bulqizës ka deklaruar se fëmijët kanë dalë nga spitali dhe gëzojnë shëndet të plotë.
-
Fermerët në protestë, derdhin qumështin në rrugën Lushnje-Fier (VIDEO)
20 Mars 2019, 11:09Fermerët kanë derdhur në mes të rrugës prodhimet e tyre si shenjë proteste për nivelin e lartë të tvsh-së. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të largojnë nga rruga kryesore fermerët, të cilët kanë bllokur qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore.
-
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit në Tiranë, gruaja e tregtarit të vrarë: Policia kërkon djalin tim! (VIDEO)
20 Mars 2019, 11:13Dy ditë pas eekzekutimit në Tiranë të 26-vjeçarit Jurgen Kurti, policia është ende pa emra të autorëve që vranë të riun në hyrje të pallatit në zonën e stadiumit "Selman Stermasi", teska shkonte për në banesë ku jetonte me të ëmën.
-
Bllokuan rrugën për katër orë, policia shoqëron tetë banorë të Unazës së Re
20 Mars 2019, 10:43Tetë personat e shoqëruar janë pjesë e banorëve të Unazë së Re të cilët bllokuan rrugën ditën e djeshme për rreth katër orë, ndryshe nga ditët e tjera kur protesta e tyre kishte zgjatur vetëm një orë.
-
Këndi i Ekspertit/ 7000 dosjet e kthyera nga ATP, si duhet të veprojnë ish-pronarët
20 Mars 2019, 10:43Gjergji Begaj sqaron se çfarë ndodh me këto raste, kush duhet t’i drejtohet Gjykatës Administrative dhe kush asaj të Shkallës së Parë