Kronikë
-
20 Mars 2019, 20:10
-
Basha mund të 'djegë' protestën nesër për t'iu shmangur prokurorisë
20 Mars 2019, 20:09Mbrëmjen e sotme selia blu shpërndau një takim të Bashës me kryetaren e CDU-së. Ndërkohë që burime nga Partia Demokratike pohojnë për Shqiptarja.com se Basha do të qendrojë sot në Bruksel dhe ende nuk ka gjë të sigurt nëse do të jetë nesër në protestën që do të organizohet para parlamentit në të njëjtën kohë kur mbahet edhe seanca plenare.
-
Ja si Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare dy indianëve të kërkuar për mashtrim me miliona dollarë
20 Mars 2019, 19:50Vëllezërit Sandesara kanë regjistruar në vitin 2017-të, në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani të quajtur ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, që ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kompania është e regjistruar në rrugën ‘Hamdi Garunja’ në Farkë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka informacion të saktë për godinën ku ndodhet.
-
Baba Mondi mesazh politikës: Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin
20 Mars 2019, 19:36Kryegjyshata Botërore Bektashiane në një konferencë para festës së Sulltan Nevruzit ka dhënë një mesazh për politikën ku sugjeron që palët duhet të ulen e të dëgjojnë njëri-tjetrin.
-
Tjetërsimi i pronave në Spille, prokuroria kërkon 28 vite burgim për 9 zyrtarët
20 Mars 2019, 19:28Pritet që në ditët në vijim gjykata e Kavajës të japë vendimin për 9 të pandehurit. Sipas Prokurorisë, akuzohen për një sipërfaqe prej 36 hektarësh që iu vodh shtetit përmes një kapice dokumentesh të falsifikuara nga disa institucione lokale, për të cilët akuzohen 9 zyrtarë.
-
Nesër sërish protestë nga opozita! Blindohen Parlamenti dhe Kryeministria
20 Mars 2019, 19:22Opozita ka deklaruar se protestat para Parlamentit do të vijojnë sa herë që të ketë seanca plenare.
-
Elsa Ulliri zgjidhet zëvendëskryetare e gjykatës në Lezhë
20 Mars 2019, 18:53Gjyqtaria Ulliri fitoi garën përballë rivalit Artan Hajredinaj.
-
Vijojnë atentatet mafioze në Shkodër, 8 të vrarë në 9 muaj
20 Mars 2019, 18:06Shkodra vijon që të tronditet nga vrasjet. E ndërsa në 6 muajt e dytë të vitit të kaluar nga qershori deri në fundit të vitit u vranë 7 persona me atentate mafioze dhe shpërthimi eksplozivi si pasojë e përplasjeve mes bandave dhe prishjes së pazareve të drogës
-
Gjendet një motor i djegur pranë vendit ku u vra Nardi i bujtinës Polia (VIDEO)
20 Mars 2019, 18:03 -
Vendi ku u vra dhe bujtina e biznesmenit në Shkodër (FOTO)
20 Mars 2019, 17:43 -
Gati për trafik në Itali, bllokohen mbi 300 kg kanabis dhe 2 gomone në Vlorë, 10 të arrestuar (VIDEO)
20 Mars 2019, 17:42Sekuestrohen 328 kg hashash në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin e Karaburunit. Policia thekson se operacioni u finalizua me sukses pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh gjurmim, ndjekje dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike. Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore.
-
Vritet në Shkodër Nardi i bujtinës Polia në Theth (VIDEO+FOTO)
20 Mars 2019, 17:10Vritet në fshatin Grudë të njësië administrative Gruemirë, biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. 35-vjeçari u qëllua breshëri plumbash, ndërkohë që ishte duke udhëtuar ne automjet bashkë me punonjësin e servisit Xhovan Mirashi ku kishte dërguar makinën për riparim. Polia ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
-
Skandali me pasaportat/ Shkarkohet konsulli shqiptar në Janinë, masë disiplinore për ambasadoren
20 Mars 2019, 16:37Në fillim të muajit shkurt u zhdukën 100 pasaporta shqiptare. Ministria ka shkarkuar nga detyra Konsullin, ndërsa ka dhënë masë disiplinore ndaj ambasadores shqiptare.
-
Flet djali i Arapit: Jam besimtar, ia lashë në dorë Zotit dhe s'ndjeva dhembshuri për vrasjen e Jurgen Kurtit
20 Mars 2019, 16:19Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyesë nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri.
-
Masakra e Peshkëpisë/ Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me opozitën për Himarën në 2015
20 Mars 2019, 16:08Rihapet pas gati 25 vitesh dosja për masakrën e Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër. Njëri nga personat që sulmoi repartin shqiptar ishte edhe Fredi Bejleri, i cili kandidoi për kryetar bashkie në vitin 2015 në Himarë në siglën e PBDNJ dhe me mbështetjen e opozitës së djathtë. Sot, pas rihapjes së dosjes ai është arratisur nga Shqipëria.
-
Antikorrupsioni kap me shkelje degën e Tiranës, doganierëve u mbahen pagat 6 muaj
20 Mars 2019, 15:51Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publike masat e ndëshkimit për 13 doganierw në degën e Tiranës. Sipas Gjonajt ata kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë vjelur detyrimet nga subjektet e për pasojë do t'u mbahen pagat për një periudhë 6 mujore.
-
Ministri Lleshaj në Krujë: Kanabisi, çështje e mbyllur, tani të ndalojmë guroret
20 Mars 2019, 15:41Ministri deklaroi se kultivimi i kanabisit është një çështje e mbyllur përfundimisht dhe paralajmëroi të gjithë autoritetet lokale të kenë angazhim të plotë në përputhje me detyrat që përcaktohen nga Plani Kombëtar Antikanabis.
-
Gërdeci/ Xhaçka: Drejtësia të thotë fjalën e saj për tragjedinë që mori 26 jetë njerëzish
20 Mars 2019, 15:31Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli lidhur me tragjedinë e Gërdecit për të cilën tha se i takon drejtësisë të thotë ende fjalën e saj. Ministrja Xhaçka nënvizoi guximin, si një prej virtyteve më të mëdha të efektivëve shqiptarë që ndër vite kanë kontribuar në një prej sektorëve më të vështirë në rradhët e Forcave të Armatosura.
-
Thellohet skandali/ Lobimi i PD-së në SHBA, të tjerë rusë pjesë e kompanisë 'Biniatta Trade LP'
20 Mars 2019, 15:25Investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.
-
Shpërthim me tritol në Durrës
20 Mars 2019, 14:53Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së Q.H., 54 vjeç. Blutë e qytetut bregdetar sqarojnë se ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.