Kronikë
-
Një këmbësor 22 vjeçar është përplasur nga një mjet tip "Benz" në qytetin bregdetar të Vlorës. 22 vjeçari ka marrë disa plagë dhe si pasojë është dërguar mënjëherë në spitalin e Vlorës.
2 Shkurt 2019, 23:58 -
Mesazhi te Berisha: Policia gjen makinën e vrasësve të ish-oficerit Arben Bilali, por e mban të fshehtë
2 Shkurt 2019, 23:17"Qytetari Dixhital" njofton ish-kryeministrin Sali Berisha se në makinën e braktisur tip "Mercedes Benz CLS" me targa AA757RU, në fshatin Mjull-Bathore në Sauk, janë gjetur edhe dy armë zjarri.
-
Lame shpërndan legalizimet pranë 'Astirit': Bashkëpunoni me ALUIZNI-n nëse investitori nuk iu përgjigjet për hipotekën
2 Shkurt 2019, 21:49Artan Lame tha se ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më.
-
Dyshohet se janë prekur nga gripi i derrit, tre pacientë nga Elbasani me urgjencë drejt Tiranës
2 Shkurt 2019, 20:41Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Këto janë disa nga simptomat më tipike të gripit të derrit.
-
Dalin pamjet e vrasjes së ish-oficerit Arben Bilali, ja si autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje
2 Shkurt 2019, 19:55Zbulohen pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin e ekzekutimit të ish-oficerit Arben Bilali në Tiranë tre ditë më parë. Autorët kanë qëlluar nga një automjet tip "Mercedes Benz S" i zi dhe me targa të falsifikuara, teksa ka qenë në lëvizje. 14 plumba janë zbrazur nga një armë zjarri kallashnikov mbi trupin e 50-vjeçarit, të cilit disa vite më parë i kanë ekzekutuar edhe dy vëllezër.
-
Fëmijët sulmojnë me gur autobusin nga Kosova, revoltohen udhëtarët (VIDEO)
2 Shkurt 2019, 18:29Udhëtarët të revoltuar kanë dalë nga autobusi pas sulmit me gurë nga i cili nuk ka pasur të lënduar por vetëm nëj thyerje xhami
-
Shkodër/ Biçikleta përplaset me motorin, në gjendje të rëndë i moshuari (VIDEO)
2 Shkurt 2019, 19:1568 vjeçari, Fahri Qoshja pas përplasjes me motorin është transportuar drejt spitalit të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Shkatërrimi i grupit të falsifikatorëve, Sandër Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët dhe minojnë lëvizjen e lirë
2 Shkurt 2019, 19:19Lleshaj shprehet ky operacion i dha një goditje të fortë krimit, ndërsa shton se trafikantët të cilët mashtrojnë qytetarët, minojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
-
Manastirliu për infermierët ekselentë: Do të kenë bonus në konkursin për vendin e punës
2 Shkurt 2019, 18:32Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies sociale, Ogerta Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me studentët, deklaroi se do të lehtësohen procedurat dhe shkurtohen afatet për marrjen e licencës të mjekëve dhe infermierëve të diplomuar
-
Rritet numri i të prekurve nga gripi/ Mjekja Tatjana Nela: Fëmijët më të prekurit
2 Shkurt 2019, 18:07Mbi 16 mijë raste të dyshimta me grip janë paraqitur muajt e fundit në institucionet shëndetësore të vendit, për shkak të virozave të ndryshme që lidhen kryesisht me infeksionet respiratore ku më të prekurit duket se janë fëmijët.
-
Vrasja e Devi Kasmit/ Report Tv siguron videon, killeri grek largohet në këmbë pas krimit dhe hipën në furgonin e bardhë
2 Shkurt 2019, 17:54Personi që shfaqet në pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i Focave Speciale greke, Efthymiou Efthymious pak minuta pas vrasjes, i cili aktualisht ndodhet në burg si autori kryesor, i dyshuar se ekzekutimin e kreu me pagesë.
-
Rëshqitje dheu në aksin Qafë Thanë – Prrenjas: Vështirësi në qarkullimin e automjeteve
2 Shkurt 2019, 17:52Një rrëshqitje masive dheu është regjistruar këtë herë në aksin Qafë Thanë - Prrrenjas , duke sjellë ngushtimin e rrugës nacionale e për pasojë vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
-
Familja kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', gjendet i vdekur në kanal Ded Shkreta. I biri: E vranë
2 Shkurt 2019, 16:51Familjarët e Ded Shkretës thanë për Report Tv se viktima ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, por sipas policisë nga këqyrja e trupit nuk rezulton një gjë e tillë, ndërsa do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do përcaktojë shkaqet e vdekjes. Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin "Pa Gjurmë" pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Report Tv mëson se familja e xhaxhait të Ded Shkretës ishte në hasmëri me familjen Llanaj, çka shton dyshimet e familjarëve se mund të jetë vrarë.
-
2 ditë mot i keq në Shqipëri, Drejtoria Detare jep njoftimin e rëndësishëm: Të merren masa
2 Shkurt 2019, 16:28Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin se pritet një përkeqësim i motit në det sot dhe neser duke i bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në portet detare dhe të rritet shkalla e gadishmërisë së ekuipazhit në mjete.
-
Kapakë arkivoli në rrugët e lagjes muzeale të Elbasanit
2 Shkurt 2019, 15:52Kapakët ishin hedhur në afërsi të koshave të mbeturinave në rrugën e Kalasë e cila ndodhet në qendër të Elbasanit.
-
10 mijë-20 mijë € për në SHBA, Kanada dhe Britani me dokumente false, megaoperacion me 32 të arrestuar në 13 qytete (Detaje)
2 Shkurt 2019, 15:33Arrestimet janë kryer në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit duke falsifikuar dokumentet, dërgonin klandestinë drejt vendeve si SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe BE, kundrejt pagesave nga 10 mijë paund deri në 20 mijë euro.
-
Sali Lushaj: Po kërcënohet Berisha, autorët fundin do kenë të tmerrshëm nëse i prekin një fije floku
2 Shkurt 2019, 15:08Babai i reperit të njohur, 'Stresi' shprehet se ata që e kërcënojnë Sali Berishën, por edhe ata që i dirigjojnë, fundin do ta kenë të tmerrshëm. Sali Lushaj është njëri nga mbështetësit e partisë Demokratike thuajse në cdo protestë.
-
Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut/ Ja si do të funksionojë
2 Shkurt 2019, 14:49Izolimi i krerëve të grupeve mafioze në qelitë e burgjeve pa telefona, pa takime me ushtarët dhe nën monitorimin e kamerave për 24 orë nuk do të nis deri në qershor 2019. Kjo pasi sipas ligjit drejtuesi i SPAK që kërkon izolimet ende nuk është zgjedhur dhe sipas kreut të KLP-s ai do të zgjidhet brenda qershorit 2019.
-
Qendra e re shëndetësore në Tregan të Elbasanit, Balla: Investimet do të vijojnë
2 Shkurt 2019, 14:42Balla u shpreh se gjatë vitit 2018 janë rikonstruktuar 8 qendra shëndetësore në qarkun e Elbasanit dhe përgjatë 2019 do të vijohet me një tjetër paketë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore të qarkut, ku synohet që të gjitha njësitë administrative të kenë një shërbim shëndetësor parësor sipas standarteve më të mira.
-
Tentuan të grabisnin banesën e gjyqtarit, arrestohen 3 persona në Gjirokastër
2 Shkurt 2019, 14:15Policia ka vënë në pranga 3 persona pasi tentuan të vidhnin banesën e një gjyqtari në Gjirokastër.