Kronikë
-
Në tregjet e Tiranës produktet e fruta perimeve janë me çmime të dyfishuara. Qytetarët shprehen për Report Tv se këto çmime janë të papërballueshme, ndërsa tregtarët nuk e shpjegojnë dot këtë rritje drastike.
1 Shkurt 2019, 17:18 -
Kaloi Vettingun, ONM ankimon konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova
1 Shkurt 2019, 17:20Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 20 dhjetor 2018.
-
Meta në Kuçovë: Të nxisim vullnetarizmin jo vetëm për dhurimin e gjakut, edhe kauza të tjera sociale
1 Shkurt 2019, 16:49Në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut, Presidenti Ilir Meta ishte të premten në Kuçovë, ku shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për këtë seancë dhurimi ndaj dhjetra qytetarëve të Kuçovës, të cilët iu bashkuan me vullnetarizëm kësaj kauze humane.
-
Belshi pa policë!
1 Shkurt 2019, 16:14Mungesa e një komisariati policie bën që 33 mijë banorë të këtij qyteti të jenë të pasigurtë për jetën e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë maskat ato që favorizohen dhe kanë dorë të lirë të bëjnë ç'të duan.
-
Senati i UT unanimisht: Studentët e Juridikut të lirojnë menjëherë godinën. Disa pedagogë nisin grevën
1 Shkurt 2019, 15:51Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar unanimisht për lirimin e menjëhershëm të godinës së Juridikut nga grupi i studentëve bojkotues. Pas kësaj mbledhje, dekani Artan Hoxha i ka bërë apel grupit të bojkotuesve që të lirojnë ambientet e t'i bashkohen studentëve për mësim. Ndërkohë disa pedagogë njoftuan pasditen e sotme nisjen e grevës pas skadimit të ultimatumit për ministren Besa Shahini, lidhur me ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë.
-
Më pak se një javë nga mbyllja e garës, një tjetër prokuror aplikon për SPAK
1 Shkurt 2019, 15:45Kur më pak se një javë ka mbetur nga mbyllja e aplikimeve për të qënë pjesë e SPAK, një tjetër prokuror ka aplikuar.
-
Vjedhjet në Gjirokastër dhe Korçë, arrestohen 3 autorët
1 Shkurt 2019, 15:082 autorët e Gjirokastrës ishin të dënuar për vjedhjen e një banesë në Picar me nga 2 vite burg ndërsa 32 vjeçari në Korçë tentoi të vjedhë një çantë dhe një varëse floriri
-
I vdes i ati, Drejtoria e Burgjeve liron për 4 orë 'të fortin' e Shkodrës, Safet Bajri
1 Shkurt 2019, 15:22I arrestuari në kuadër të operacionit "Oaz" ka lënë qelinë e burgut 313 në Tiranë, me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për të marrë pjesë në funeralin e të atit në Shkodër. Ai është shoqëruar drejt kryeqendrës së veriut nën masa të rrepta sigurie dhe është kthyer sërish në Tiranë gjatë pasdites.
-
Ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë
1 Shkurt 2019, 15:12Policia e Lezhës, ka ndaluar një 55-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në gusht të 2015, në parcela pronë të tij, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike të llojit cannabis sattiva.
-
Takimi me pedagogët/ Shahini: Jo bojkot dhe ultimatum, dialogu mënyrë më e mirë për zgjidhjen e çështjeve
1 Shkurt 2019, 14:29Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini foli pas takimit që pati me pedagogët duke thënë se edhe pse dialogu nuk prodhoi një rezultat konkret, përfshirja e pedagogëve për zgjidhjen e çështjeve është mënyra më e mirë, pasi zgjidhja vjen nga univerisitet.
-
Konkursi 'Infermierë për Shqipërinë', shpallen datat e testimit me shkrim për kandidatët fitues
1 Shkurt 2019, 13:41Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bëre publike listën e kandidatëve të kualifikuar që do të marrin pjesë në testimin me shkrim, që do të realizohet në kuadër të konkursit "Ïnfermierë për Shqipërinë" , që do të zhvillohet për profesionet e shkencave mjekësore.
-
Aksidentohet eskorta e kryeministrit Rama, nuk ka të lënduar (FOTO)
1 Shkurt 2019, 13:30Makina e fundit e eskortës është përplasur me një trajler, por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar.
-
Tentuan të kontrabandonin migrantët për 1.000 euro nga Kosova, arrestohen 2 persona në Lezhë
1 Shkurt 2019, 13:06Policia e Lezhës ka arrestuar këtë herë 2 persona pasi janë përpjekur të mashtrojnë 4 shtetas migrantë që vinin nga vëndet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit në Kosovë.
-
VIDEO-Ekskluzive/ Ja si u qëllua me breshëri anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë
1 Shkurt 2019, 12:30Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të atentatit ndaj Mikel Mehmetit, ku mbeti i plagosur. Autorët qëlluan dy herë me breshëri drejt makinës që po drejtohej nga Mehmeti për t'u siguruar se e kanë ekzekutuar, por fatmirësisht ka arritur që të mbijetojë. Mikel Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave.
-
KLGJ dhe KLP kërkesë Kuvendit për financim: Duam 487 milionë lekë për strukturën
1 Shkurt 2019, 12:17Report Tv ka siguruar kërkesat e KLGJ-së dhe të KLP-së që i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.
-
Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite
1 Shkurt 2019, 11:59Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës së Magjistraturës theksoi se ndërkombëtarët janë gati të mbështesin Shqipërinë me investime, në zbatimin e reformës në drejtësi , ndërsa u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK.
-
Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Gent Ibrahimi: Në qershor gati edhe SPAK-u
1 Shkurt 2019, 12:00Gent Ibrahimi theksoi se në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
-
Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet organizatori në Tiranë (EMRI)
1 Shkurt 2019, 10:14Arrestohet në Tiranë, Donaldo Nelaj i cili është organizatori i grabitjes me armë të 50 mijë lekëve Mustafa Mustafait një javë më parë në Memaliaj. Pak ditë më parë janë arrestuar edhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj për këtë ngjarje.
-
Lezhë, breshëri kallashnikovi mbi godinën e njësisë administrative të Blinishtit (VIDEO)
1 Shkurt 2019, 09:41Nga breshëria e kallashnikovit që është zbrazur mbi godinën e njësisë administrative nuk ka persona të lënduar, por vetë dëme të shumta materiale. Deri tani janë shoqëruar 10 persona.
-
Moti i keq, trageti Vlorë-Brindisi nuk do të niset për shkak të dallgëve
1 Shkurt 2019, 09:25Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë ne det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të anulojë udhëtimin drejt Brindisit, dhe nuk do të niset drejt Italisë, pa patur përmirësim të motit.