Kronikë
-
Për 20 ditë me radhë, thuajse në të njëjtin itinerar kohor, 17:00-19:00, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën në të dyja senset e saj. Pikërisht sot në ditën e 20-të është shënuar edhe një incident gjatë protestës.
23 Nëntor 2018, 17:42 -
'Unaza e Re', Basha dhe deputetët e PD sërish në krye të protestës së banorëve, bllokohet rruga (VIDEO-FOTO)
23 Nëntor 2018, 17:29Sot shënohet protesta e 20-të e banorëve të "Astirit". Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe sot protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.
-
Tronditet Vlora, tritol në automjet pronarit të gurores, plagoset rëndë 48-vjeçari (VIDEO)
23 Nëntor 2018, 17:07Agron Alushaj po nxirrte automjetin tip "Benz" nga lavazhi, kur shpërtheu lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e prapme të makinës. Ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë.
-
Protesta e dhunshme përpara Kuvendit, prokuroria çon në gjykatë 6 të ndaluarit, kërkon arrest me burg (EMRAT)
23 Nëntor 2018, 17:04Organi i akuzës sqaron se do t'i kërkojë gjykatës caktimin e masës arrest me burg. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të lëndëve shpërthyese.
-
E qëlloi policia greke duke transportuar drogë, identifikohet shqiptari i vrarë (EMRI+FOTO)
23 Nëntor 2018, 16:3139-vjeçari shqiptar po transportonte me çanta sëbashku me 3 shqiptarë të tjerë lëndë narkotike pranë zonës së Janinës, kur ka humbur jetën gjatë një përplasjeje me armë zjarri me policinë greke.
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit, dy të plagosur (FOTO)
23 Nëntor 2018, 16:09Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin Peqin- Elbasan, ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona.
-
Kapsolla që i këputi dy gishtat polices u hodh nga një 18-vjeçar/ Prokuroria: E identifikuam nga pamjet filmike
23 Nëntor 2018, 15:45Identifikohet 18-vjeçari që hodhi kapsollën dje në protestën e dhunshme të PD, duke i shkaktuar dëmtime të rënda polices Ina Nuka. Burime për Report Tv theksuan se identiteti i të riut është zbuluar nga pamjet filmike.
-
Krahasimi, Rama: Mbikalimi te 'Casa Italia', 8.4 mln euro mbushje me dhe, 'Shqiponja' vepër inxhinierike, 9.6 mln euro (FOTO)
23 Nëntor 2018, 15:13Përtej sqarimeve që Autoriteti Rrugor ka dhënë në mënyrë të detajuar duke rrëzuar pretendimet e opozitës për koston e projektit në total, vlen të sillet në vëmendjen e publikut kostoja e një vepre të ndërtuar në Tiranë kur vendin e drejtonte Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ka mbajtur detyrën e Ministrit të Transportit dhe Punëve Publike.
-
Manastirliu: 3.1 miliardë lekë investime në shëndetësi, do financohet edhe në 5 maternitete
23 Nëntor 2018, 14:52Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur këtë të premte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave rreth buxhetit për vitin e ardhshëm. Ajo bëri të ditur se buxheti i 2019-s, i cili sipas saj është 43.3% më i lartë se para pesë viteve, do të vendoset në funksion të financimit të shërbimeve mjekësore dhe fuqizimit të spitaleve rajonale dhe rrjetit të materniteteve në vend.
-
Dashamir Xhika lë qelinë, ish-kreu i ARRSH do të hetohet në ‘Arrest shtëpie’
23 Nëntor 2018, 14:55Për Xhikën, që akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan tashmë hetimet do të vijojnë në masën ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që në ‘arrest shtëpie’ ndodhen edhe Albens Alite dhe Aksel Qorduka.
-
‘Unaza e Re’/ Mediu dhe Vasili: Rama shan, tallet dhe mashtron, kjo është kambanë alarmi, duhen protesta
23 Nëntor 2018, 14:49Pas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestën e banorëve të Unazës së Re kanë reaguar edhe aleatët e LSI dhe PR. Për kreun e Republikanëve Fatmir Mediu duhet një përgjigje e fortë ndaj arrogancës së kryeministrit Rama.http://shqiptarja.com/lajm/protesta-para-kuvendit-12-police-te-plagosur-nje-efektive-humbi-kater-gishta-tjetri-degjimin
-
Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do të ndalemi
23 Nëntor 2018, 14:26Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish ngjarjet e dhunshme dje para parlamentit, ndërsa theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.
-
Zbardhet itinerari i lëvizjes së furgonit me 580 kg kanabis në Qafë-Thanë, ja detajet e reja
23 Nëntor 2018, 13:31Zbardhen detaje të reja për itinerarin që do të ndiqnin tetë personat e arrestuar për 580 kg kanabis, që iu sekuestrua dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë.
-
Prokurori Besnik Cani në vetting, Komisioni: Pushoi hetimet për tenderat në Elbasan dhe nuk hetoi kryebashkiakun e Fierit
23 Nëntor 2018, 13:40E ndërsa sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ndërsa prokurori do të merrte 5 lekë për litër.
-
Aksident në Shkodër, kamionçina përplas 29-vjeçaren mbi biçikletë
23 Nëntor 2018, 12:58Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Shkodër, ku ka mbetur e plagosur një vajzë 29-vjeçare.
-
Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?
23 Nëntor 2018, 12:59Basha u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.
-
Flet babai i polices që u plagos në protestë: Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër, dhuna është e patolerueshme
23 Nëntor 2018, 12:04Në intervistën për Report Tv, babai i vajzës thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të patolerueshme. 24-vjeçarja Ina Nuka u plagos dje në tubimin e dhunshëm para Kuvendit, ku banorët e "Astirit" degraduan protestën e tyre në dhunë ndaj policëve.
-
Projekti 'Unaza e Re', ARRSH: Vetëm 50% e atyre që kanë tituj pronësie, kanë depozituar dokumentet
23 Nëntor 2018, 11:59Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se deri më tani janë sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i "Unazës së Re" dhe se nga to, vetëm 50% kanë paraqitur dokumentin e pronësisë. Përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda i bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten dhe të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet e pronësisë pranë zyrave të ARRSH-së.
-
Dhuna në protestë/ Ruçi thirrje banorëve: Po përdoreni nga opozita, nëse keni kundërshti shkoni në gjykatë
23 Nëntor 2018, 11:49Ruçi theksoi se aktualisht për procesin e shpronësimeve po zbatohet një ligj i miratuar nga Berisha kur ishte në qeveri dhe që përcaktonte kriteret. Zgjidhja për Ruçin nuk është dhuna, por ulja e tensioneve dhe diskutimet.
-
Kurbin/ Arrestohen në flagrancë tre persona për lëndë narkotike e një tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar
23 Nëntor 2018, 11:19Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotitike janë arrestuar këtë të premte në Kurbin.