Kronikë
-
Gjyqtari i lartë Tom Ndreca është lënë jashtë sistemit të drejtësisë edhe nga Kolegji i Apelimit. I shkarkuar nga Vettingu për kontakte të papërshtatshme, KPK vendosi këtë të enjte për lënien në fuqi të shkarkimit të tij.
22 Nëntor 2018, 16:45 -
Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun
22 Nëntor 2018, 16:18Në një reagim të shpërndarë për mediat, presidenti tha se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.
-
Punësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor
22 Nëntor 2018, 16:0325 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë fitues në konkursin e zhvilluar për aplikantët janë përzgjedhur dhe do të punësohen në Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja Manastirliu, e cila priti në një takim ekipin e ri të mjekëve të familjes dhe specialistë.
-
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
22 Nëntor 2018, 15:57Droga e fortë e cila kishte si origjinë Amerikën Jugore mbërrinte me anije në portet e Holandës dhe nga aty transportohej me automjete nga anëtarët e bandës në drejtim të Breshias në Itali, ku shpërndahej në të gjithë veriun e vendit.
-
Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)
22 Nëntor 2018, 15:42Në momentin kur Rama ka dalë nga spitali, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë. Policia e Shtetit ka shoqëruar menjëherë 4 persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.
-
10 mijë $ nga bastet e pasuria, prokurori i dosjes 'Hajdari' e 'Durrës-Kukës' rrezikon shkarkimin nga Vettingu
22 Nëntor 2018, 15:02Pas prokurorit Shpëtim Kurti, para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit ka dalë këtë enjte edhe prokurori i Prokurorisë së përgjithshme Artur Selmani. Sipas KPK-së, ish-kandidati për Kryeprokuror të përkohshëm Artur Selmani nuk justifikonte dot pasurinë e tij, nga pasqyra e vetëdeklarimit.
-
Familja e pacientes dhunoi stafin mjekësor të QSUT-së, reagon MSH: Të zbardhet sa më parë ngjarja
22 Nëntor 2018, 13:50Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar këtë të enjte ndaj dhunës së ushtruar mbrëmjen e të së mërkurës ndaj mjekëve dhe një infermiereje së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
-
Skrapar, kanosi me armë gjahu vëllain e tij, vihet në pranga 58-vjeçari
22 Nëntor 2018, 13:51Një 58 vjeçar është arrestuar këtë të enjte, pasi tentoi të kanoste me armë gjahu në banesë vëllain e tij në fshatin Çorogjaf, në Poliçan.
-
Kostoja e Unazës së Re/ ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës
22 Nëntor 2018, 13:53ARRSH ka sqaruar projektin dhe karakteristikat, ndërsa thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.
-
Dhuna në protestë/ Veliaj: Tirana e ndershme në mbështetje të policisë së shtetit, vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut
22 Nëntor 2018, 12:44Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.Veliaj përmes një postimi në faqen e Twitter-it shprehet se gjithë Tirana e drejtë dhe e ndershme mbështet Policinë e Shtetit, sipas tij vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut.
-
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: U sulmuan nga qytetarë dhe loja politike, dhuna e patolerueshme
22 Nëntor 2018, 12:14Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët dhe qytetarët e lënduar nga protesta që u zhvillua ditën e sotme përpara Kuvendit. Ai u shpreh për mediat se dhuna që degjeneroi këtë të enjte, nuk është e justifikueshme. Ndër të tjera, ai tha se efektivët e Policisë së Shtetit janë lënduar jo vetëm nga banorët e 'Unazës së Re' por edhe nga eksponentë të forcave politike.
-
Protesta para Kuvendit/ Rama: Dhuna s'do të tolerohet, distancohuni nga zaptuesit dhe politika qorre!
22 Nëntor 2018, 12:26Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dhunshme para Kuvendit.
-
Furgoni me 580 kg kanabis në Qafë-Thanë, policia: Tetë të arrestuar, një në kërkim (VIDEO)
22 Nëntor 2018, 11:4824 orë nga momenti ndalimit të furgonit në Pikën kufitare të Qafë-Thanës, policia e Elbasanit jep detaje për operacionin “Uraka 2”. Furgoni me lëndë narkotike po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës do të kalojë te Krimet e Rënda për tetë të arrestuarit me akuzën për "Trafik ndërkombëtar droge në tentativë". Ata janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.
-
U rrëmbye nga ish-i fejuari në Elbasan, vajza kërkoi ndihmë, gazetari i Report Tv njoftoi policinë, shpëtohet 20-vjeçarja: Ja si ndodhi
22 Nëntor 2018, 11:55Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja njofton se ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, pasi vajza ka hapur derën e makinës duke kërkuar ndihmë.
-
Prokurori Shpëtim Kurti në Vetting, KPK: Ka kontakte me botën e Krimit
22 Nëntor 2018, 11:22Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi këtë të enjte seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti. Sipas vlerësimit të KPK-së, ILDKPI ka konstatuar se prokurori i Tiranës dhe njëkohësisht kandidatati për Këshillin e lartë të Prokurorisë , Shpëtim Kurti ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij.
-
Ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj në protestën e ‘Unazës së Re’ para Kuvendit
22 Nëntor 2018, 11:18Babai i reperit të njohur si Stresi, ose Arkimed Lushaj, Sali Lushaj është fiksuar nga kamerat në mes të turmës së protestuesve para parlamentit.
-
Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje këmbësoren
22 Nëntor 2018, 10:23Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një peroni ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Fushë-Krujë, ku për rrjedhojë ka humbur jetën 56 vjeçarja, me inicialet SH.K.
-
Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar
22 Nëntor 2018, 10:12Banorët e 'Unazës së re" kanë protestuar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë për projektin që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre. Protesta agravoi në tension e dhunë të vazhdueshme përkundrejt efektivëve të Policisë. Banorët e 'Unazës së Re' hodhën shashka, shkopinj dhe nga sulmet e tyre janë lënduar 15 policë e 3 qytetarë. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 25 protestues. Përkrah banorëve të 'Unazës së Re' janë shfaqur edhe deputetët e Partisë Demokratike e ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paralelisht me zhvillimin e protestës u zhvillua edhe seanca plenare, ku u trajtua projekti i 'Unazës së Re'.
-
Ligji që përjashton banorët e Unazës së Re nga shpronësimet u miratua nga Berisha dhe Basha që në 2006
22 Nëntor 2018, 10:04Kjo periudhë, sipas bashkisë së Tiranës përkon pikërisht me kohën kur kreu aktual i PD, Lulzim Basha ishte pikërisht ministër i Transportit në qeverinë “Berisha” (shtator 2005 – Maj 2007), duke qenë edhe një nga firmëtarët e këtij vendimi në mbledhjen e qeverisë duke qenë një organ që merr vendime kolegjiale.
-
Vdekja e punëtorit të KURUM-it në Elbasan, arrestohet përgjegjësi i turnit, në kërkim inxhinieri maqedonas
22 Nëntor 2018, 08:58Një ditë pas vdekjes se 63 vjeçarit që humbi jetën në ambientet e punës në Uzinën e Kurumit në Elbasan, policia ka arrestuar ditën e sotme përgjegjësin e turnit, Flamur Alterziu ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim inxhinieri nga Gostivari i Maqedonisë,me inicialet K.H, 30 vjeç.