Kronikë
-
40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në spitalin e qytetit, për shkak se janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje. Paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave. Policia ndërkohë ofron një version tjetër të situatës. Sipas saj, vetëm 8 punëtore janë ndier keq. Policia deklaron se marrja e mendve dhe këputja e këtyre tetë punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të një kondicioneri, i cili ka lëshuar gaz. Ajo njofton gjithashtu se pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
24 Nëntor 2018, 14:02 -
Vlorë, dy aksidente në punë, dëmtohen rëndë punëtori i naftës dhe ai i bashkisë
24 Nëntor 2018, 12:34Vlora është prekur përgjatë dy ditëve nga dy ngjarje të rënda, të ndodhura në vendin e punës. Sot, një punëtor nafte në Amonicë të Vlorës ka dëmtuar rëndë një dorë. Ndërsa ditën e djeshme, një punonjës i bashkisë teksa po merrej me dekorin e festave në qytet është goditur nga rryma elektrike, duke e lënë atë në gjendje të rëndë për jetën.
-
Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet
24 Nëntor 2018, 11:42Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.
-
Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë (Skema+Rolet)
24 Nëntor 2018, 10:54Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë. Në bisedat mes grupit kanabisit i referoheshin me fjalën mish.
-
Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupe kriminale, arrestohet 42-vjeçari
24 Nëntor 2018, 10:29Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale "Pjesëmarrje në grupe kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".
-
Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje në Shkodër
24 Nëntor 2018, 09:54Lëkundjet me magnitudë 2.6 ballë janë regjistruar në orën 04:35:42, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në Shkodër. Lëkundja ka qenë e lehtë dhe tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
24 Nëntor 2018, 08:34Lexoni shtypin e ditës për sot, e shtunë 24 nëntor 2018.
-
Atentati në Vlorë, tritoli ishte vënë në kroskot, biznesmeni Alushaj po hapte themelet për pallat/ Pistat e hetimit
24 Nëntor 2018, 07:46Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë. 10 të shoqëruar, i plagosuri transportohet në Tiranë. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë.
-
Vendimi i dyshimtë/ Vodhi 7 mijë litra naftë në TAP, gjykata liron organizatorin
24 Nëntor 2018, 07:37Pronari i një hoteli në Berat Artur Guri lirohet nga gjykata,në burg bidonaxhinjtë
-
Ndryshimet ligjore/ Bankat hapin dyert për kontrollin e parave të pushtetarëve
24 Nëntor 2018, 07:31Hiqet pengesa e fundit, inspektorët e ILDKP do ndërlidhen me sistemet elektronike të bankave për të verifikuar llogaritë dhe transaksionet e zyrtarëve
-
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24 Nëntor 2018, 00:4224-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
-
Tritoli në Vlorë, Basha: Rama burgos fëmijët dhe nënat, krimi po vret Shqipërinë
23 Nëntor 2018, 22:50Reagimi i Bashës vjen pas atentatit me tritol në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni i gurores Agron Alushaj, 48 vjeç.
-
Si e shpëtuan deputetët e LSI-së nga policia 18-vjeçarin që i hodhi kapsollën efektives Ina Nuka (VIDEO)
23 Nëntor 2018, 21:57Report Tv siguron videon e ndalimit nga policia të Daniel Drobajt pak çaste pas protestës së dhunshme. Atij i vijnë në ndihmë deputetët e LSI Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, të cilët konfrontohen me policinë të ndihmuar nga protestuesit e arrijnë ta shpëtojnë 18-vjeçarin e dhunshëm.
-
Pas 24 orë në kërkim, kapet demonstruesi 18-vjeçar që plagosi policen me kapsollë
23 Nëntor 2018, 21:1218-vjeçari është identifikuar nga këqyrja e pamjeve filmike të protestës nga policia dhe prokuroria. Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë tubimit të dhunshëm të banorëve të "Unazës së Re" para Kuvendit, të ndihmuar edhe nga militantët e deputetët e PD.
-
Ra në kontakt me rrymën elektrike, në gjendje të rëndë 92-vjeçari në Vlorë
23 Nëntor 2018, 20:55Një i moshuar 92-vjeçar dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike këtë të premte në qytetin e Vlorës.
-
Balla pret kreun e NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore: Reforma zgjedhore fokusi dhe sfida jonë.
23 Nëntor 2018, 20:16Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim, Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.
-
Humbi dy gishtat në protestën e dhunshme para Kuvendit, policja Ina Nuka niset për operacion drejt Turqisë (VIDEO-FOTO)
23 Nëntor 2018, 20:21Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e "Shqiponjave" u dërgua drejt aeroportit të Rinasit këtë mbrëmje, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit. Efektivja do trajtohet në një klinikë të specializuar ku do t'i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për rekuperimin e dëmtimeve të shkaktuara në dy gishtat e dorës së djathtë.
-
Vlora nuk gjen qetësi, pas atentatit me tritol në automjet, të shtëna me armë zjarri (VIDEO)
23 Nëntor 2018, 19:20Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Pavarësia".
-
Pas ARRSH-së, banorët e Unazës së Madhe vërshojnë edhe në Bashki për të përfituar bonusin e qirasë
23 Nëntor 2018, 18:37Mësohet se 7 familje janë paraqitur në zyrat e njësisë për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qerassh për tre vite, ashtu siç është ofruar nga qeveria për të gjithë familjet e prekura nga zhvillimi i projektit të Unazës së Madhe dhe që nuk dispononojnë dokumente pronësie.
-
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamionçina del nga rruga, vdes 43-vjeçari (VIDEO-FOTO)
23 Nëntor 2018, 17:57Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Koplik. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Adrian Hysenaj, 43 vjeç.