Kronikë
-
Në foto shihet qartë sesi kalojnë makinat e blinduara të këtyre eksponentëve të lidhur me krimin, por RENEA nuk ndërhyn, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm i janë nënshtruar kontrollit.
22 Nëntor 2018, 09:54 -
Arrestimet e Çapjave/ Artan Hoxha: U vendos minë te tregu i Elbasanit, si u shmang shpërthimi
22 Nëntor 2018, 09:30Artan Hoxha tha në emisionin ‘Repolitix’ se policia ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa deklaroi se ishte planifikuar për t’u sulmuar tregu i këtij qyteti, pasi një minë e telekomanduar iu vendos një tregtari, i cili shpëtoi rastësisht.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
22 Nëntor 2018, 09:47Lexoni shtypin e ditës për sot, e enjte 22 nëntor 2018.
-
Unaza e Re/ Objektet do të kompensohen me çmim real shitjeje (Detajet)
22 Nëntor 2018, 09:42Report TV mëson se nga ana grupit të ngritur për këtë çështje do të bëhet monitorim i çmimit me të cilin janë shitur shtëpitë në këtë zonë dhe me mesataren e atij çmimi do të bëhen kompensimet për banorët.
-
Kalon vetingun anëtari i KED, konfirmohet në detyrë Enton Dhimitri
22 Nëntor 2018, 09:29Dhimitri është gjyqtar në Apelin e Gjirokastrës ndërsa është edhe në listën e garuesve për KED, këshillin e emërimeve në drejtësisë.
-
Çështjet e ‘nxehta’/ Prokurori bixhozxhi sot para Vetingut, fitoi 10000 $ në lloto
22 Nëntor 2018, 08:203 prokurorë dhe 1 gjyqtar para Vetingut, ja pasuria e plotë që nga viti 2003, para të fituara nga bastet sportive, makina dhe shtëpi
-
Të armatosur dhe maskuar, tre persona grabisin dyqanin e celularëve në Vlorë
22 Nëntor 2018, 08:58Nga të dhënat e para raportohet se kanë marrë 12 telefona. Ky është rasti i dytë i grabitjes brenda javës, pasi edhe pak ditë më parë tre persona me maska grabitën një dyqan në rrugën transballkanike duke marrë 36 telefona në mesnatë.
-
Protesta te Unaza e Re/ Rama: S’ka asnjë shans që zaptuesit profesionistë të dëmshpërblehen
22 Nëntor 2018, 08:05Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se mes atyre që e quajnë vetën në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë.
-
Takimet në Bundestagun gjerman, Gjylameti: Vlerësim për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar
21 Nëntor 2018, 22:08Ka përfunduar vizita treditore e delegacionit shqiptar në Gjermani ku Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla,deputetja Blerina Gjylameti, Zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe Zëvendësministri brendshëm Julian Hodaj, patën një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të Bundestagut gjerman. Në fokus të diskutimit kanë qenë rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-, luftën ndaj krimit të organizuar.
-
Zhdukja e Elvis Troqes në Repolitix/ Gazetari Artan Hoxha: Ata që e kanë bërë kanë patur garanci të madhe
21 Nëntor 2018, 21:42Të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix në Report Tv kanë qenë gazetari që ka intervistuar Troqen, Artan Hoxha, gazetarët Poli Hoxha, avokati Idajet Beqiri dhe ish-polici Ilir Gjoci.
-
Xhelozia ‘çmend’ shqiptarin në Itali, i hedh acid të dashurës në fytyrë dhe e ther me thikë
21 Nëntor 2018, 21:41Sheval Ramadani i hodhi një shishe me acid të dashurës së tij, por arriti t’i dëmtonte vetëm syrin e majtë. Shqiptari nga Maqedonia tentoi më pas edhe ta vriste me thikë, por vajza shpëtoi dhe 32-vjeçari aktualisht ndodhet në paraburgim.
-
Shpërbëhet banda që shiste kokainë në Itali, 18 persona në pranga, dy shqiptarët “ndihmonin” njëri-tjetrin
21 Nëntor 2018, 21:25Kokaina ndahej në disa pjesë dhe pjesë e kësaj bande ishte edhe shqiptarët Taulant Shtembari bashkë me Petrit Arapin.
-
Ekskluzive/ 4 muaj pas zhdukjes, babai i Elvis Troqes për Report Tv: S’kam shpresa se është gjallë, dua një eshtër ku ta qaj
21 Nëntor 2018, 20:404 muaj pas zhdukjes misterioze të Elvis Troqes në qytetin e Vlorës, flet ekskluzivisht për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha, babai i tij. Krenar Troqe tregon me detaje, kontaktin e fundit me të birin, marrëdhënien që kishte me të, por edhe të dhëna nga zhdukja e tij. Intervista publikohet në Repolitix në Report Tv.
-
Lezhë/ Iu morën 70 ha tokë, banorët e fshatit Grash në protestë: Nuk do ta lëshojmë, do derdhet gjak
21 Nëntor 2018, 18:47Banorët e fshatit Grash në Njësisë Administrative, Dajç të Lezhës kanë protestuar se një kompani private iu ka marrë pronat. Sipas tyre, kjo pronë ka kaluar me firmë të ish ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, për të cilin banorët kanë bërë një kallëzim në prokurori. Banorët thonë se toka është e tyre prej shekujsh.
-
Shpronësimet te 'Unaza e Re', ARRSH ngre tre grupe pune: Dorëzimi i kërkesave, brenda dhjetorit (Dokumenti)
21 Nëntor 2018, 18:53Ngrihen tre grupe pune nga ARRSH për shpronësimet që parashikohen të bëhen te "Unaza e Re" në kuadër të projektit për zgjerimin e "Unazës së Madhe". Zbatimi i projektit prek rreth 300 banesa, një pjesë e mirë e të cilave të ndërtuara pa leje gjatë viteve të tranzicionit. Banorët pretendojnë se vlerësimi nuk është bërë sipas çmimit të tregut, ndërsa dëmshpërblime kërkojnë edhe ata që i kanë të palegalizuara.
-
Ndotja e lumit Gjanica, Cako: Shkaktarë dy kompani nafte, do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore
21 Nëntor 2018, 17:50Kryeinspektori Shtetëror i Mjedisit, Hadër Cako ka deklaruar këtë të mërkurë se dy kompani nafte do të ndiqen penalisht, pasi janë zbuluar si shkaktarët kryesorë të ndotjes së lumit Gjanica në Fier.
-
Kamioni me 2100 goma kontrabandë në Qafë-Thanë/ Gjykata jep masat e sigurisë për 9 të arrestuarit
21 Nëntor 2018, 18:105 ditë pasi policia e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brëndshme finalizoi me sukses një operacion për goditjen e kontrabandës së mallrave të ndaluara, në Doganën e Qafë-Thanës, ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për 9 të arrestuarit , 5 prej të cilëve punonjës në doganën e Qafë-Thanës.
-
Gallata me testin e policisë për gradën 'Kryekomisar', edhe kandidat, edhe mbikëqyrës (Dokumenti)
21 Nëntor 2018, 17:42Nga dokumenti i siguruar nga Report Tv rezulton se, Arjan Zoto ka qenë mbikqyrës në Sallën nr. 1 të testimit nga tre salla që ishin në total. Ndërkaq nga rezultatet e tistimit, Zoto ka marrë 84 pikë duke u renditur i katërti në listën e fituesve.
-
Gjirokastër, nis gjyqi për mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 11-vjeçareje
21 Nëntor 2018, 17:24Në gjykatën e Gjirokastrës është zhvilluar këtë të mërkurë seanca gjyqësore në lidhje me rastin e 11 vjeçares nga fshati Kalasë i Delvinës. E mitura u ngacmua seksualisht nga mësuesi i saj 60 vjeçar dhe kanë qenë pikërisht gjyshërit e vajzës që e kanë denoncuar rastin në Report tv në prill të këtij viti. Dy palët janë përballur në sallë, ndërsa nxënësja e mitur ka shfaqur frikë gjatë kohës që ishte përballë ish mësuesit të saj.
-
Protesta te Unaza e Re, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën, nesër në orën 10:00 para parlamentit
21 Nëntor 2018, 17:13Protesta e banorëve ka hyrë në ditën e 18-të. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ditën e sotme, protesta ka qenë e qetë dhe pa përplasje. Banorët kanë njoftuar se protesta ditën e nesërme do të zhvendoset para parlamentit.