Kronikë
-
Presidenti i Republikës , Ilir Meta zhvilloi ditën e sitme një takim me përfqësuesit e shoqatës Durrësi ku foli për kontributin e kësaj shoqate në forcimin e traditave qytetare dhe atdhedashurisë.
20 Janar 2019, 15:44 -
Ktheu banesën në bazë droge, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali
20 Janar 2019, 15:04Në kuadër të operacionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike policia italiane ka sekuestruar së fundi një sasi prej 1 kg e gjysmë drogë, në zonën e Mirafiori në Itali, ku është arrestuar një 37 vjeçar shqiptar pasi e kishte kthyer banesën në një qendër të operacioneve të drogës.
-
34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën, familjarët në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve
20 Janar 2019, 14:13Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, Gazment Mustës i cili pak kohë më parë kreu krimin e dyfishtë i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve. Mësohet se të njëjtën kërkesë ka bërë edhe daja e të miturve, të cilët aktualisht ndodhen në fshatin SOS.
-
Rehabilitimi i trotuareve në Rrugën e Kavajës, Veliaj: Tirana, qyteti që po përqafon biçikletat
20 Janar 2019, 13:02Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe theksoi se rikonstruksioni i plotë i trotuareve do t’i japë mundësi qytetarëve që të lirojnë aksin e dedikuar për biçikletat.
-
Elbasan/ Në pranga pronari i firmës së mermerit ku humbi jetën 42-vjeçari, policia fsheh arrestin (EMRI)
20 Janar 2019, 12:50Në pranga ka rënë Bledar Skënderi, 37 vjec, pronari i firmës së mermerit ku punonte në të zezë Lulzim Vrapi. Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion zyrtar apo komunikim për arrestimin e tij
-
Gjobiten 478 shoferë brenda një ditë, parkuan në rreshtin e dytë/ Policia apel: Kryeqyteti është i të gjithëve (VIDEO)
20 Janar 2019, 12:15Policia e Shtetit këshillon shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ato të parkimit.
-
Maskat në aksion edhe në Tepelenë, gjatë natës grabiten 3 biznese (VIDEO)
20 Janar 2019, 12:12Bizneset janë ushqimore dhe personat e maskuar kanë hyrë gjatë natës duke thyer xhamat.
-
22 më të kërkuarit në Tiranë, Policia nxjerr emrat, ja kush janë (Emrat+Foto)
20 Janar 2019, 11:35Policia kërkon ndihmë për të gjetur vendndodhjen e tyre.
-
Durrës/ Në pranga 3 persona, vodhën dyqanin e mishit, bulmetoren dhe Benz-in (DETAJE)
20 Janar 2019, 11:25Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dy biznese si edhe një makinë Benz. Makina u gjet në momentin kur njëri nga grabitësit do ta shiste në një pikë varrezash makine.
-
Përgjimet/ Roni i Shijakut do e çonte heroinën në Belgjikë, u takua me biznesmenin Admir Hoxha në hotelin pranë Rinasit
20 Janar 2019, 10:35Report Tv ka mësuar se Hekuran Hoxha, i njohur si Roni i Shijakut kishte porositur një sasi heroine që do e trafikonte nga Kosova me destinacion final Europën. Në një takim me biznesmenin Admir Hoxha, që ngriti dhe udhëhoqi punën e laboratorit në Has, ata flasin për heroinën që Roni do çonte në Belgjikë. Takimi në hotelin e Hoxhës, bashkë me të ndodhej edhe Saimir Gjepali.
-
Plaçkiti shtëpi dhe dyqane dhe doli ‘zbuluar’ nga kamerat e sigurisë, arrestohet 'skifteri' shqiptar në Itali (Emri)
20 Janar 2019, 09:55Policia ka mundur të identifikojë edhe 4 bashkëpunëtorë të Zykollarit, që sipas medieve italiane e ndihmonin duke fshehur sendet e grabitura.
-
Maskat grabisin argjendarinë në qendër të Lushnjës, vlera e bizhuterive të vjedhura rreth 10 mln lekë (VIDEO-FOTO)
20 Janar 2019, 09:19Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Grabitja është bërë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Vlera e dëmit shkon në 10 mln lekë. Pas “Altınbaş” në City Park, kjo është argjendaria e dytë që grabitet në më pak se 3 javë. Ende asnjë i arrestuar.
-
Shtypi i ditës për sot, titujt e gazetave kryesore në vend
20 Janar 2019, 07:10Shtypi i ditës për sot, e diel, 20 janar 2019, titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Homazhet/ Largohet nga jeta kompozitori, Ciko: Ja pse u la në hije Kozma Lara
20 Janar 2019, 08:37Zhani Ciko- “Lënia në hije ka ndodhur, ndër të tjera, për shkak se kompozoi muzikën e baletit “Fatosi Partizan”, një nga veprat më të rëndësishme të tij që u censurua nga ideologjia.”. Flet për kompozitorin edhe ish-studenti i tij, Florian Vlashi.
-
Ndërtimet e banesave/ Lejet e ndërtimit, si aplikohet për objekte deri në 250 metra katrorë
20 Janar 2019, 07:45Kërkohen për ristrukturime, shtesa, si dhe për ndërtime nga fillimi. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka publikuar hapat që duhet të ndiqet nga qytetarët dhe dokumentacionin që duhet plotësuar në këtë rast
-
Zbardhen SMS kërcënuese/ Kryegjyqtari-shtetases: Mos të duket e lehtë, do e shohësh
20 Janar 2019, 07:34Vendimi i shkarkimit, ja si kreu i Gjykatës së Pukës Izet Kadana kërcënoi me SMS shtetasen pse konkurroi për vendimin e punës që ishte planifikuar për bashkëshorten e tij
-
Universiteti Politeknik dhe i Sporteve bëjnë mësim edhe të shtunën, zëvendësohen orët e humbura
19 Janar 2019, 22:22Dhjetëra studentë frekuentuan mësimin këtë të shtunë, por megjithatë mjaft prej tyre refuzojnë ta pranojnë faktin se mësimi rifilloi dhe se atyre tashmë u duhet të ulen në auditore dhe të rinisin aty ku e kanë lënë ciklin e leksioneve dhe seminareve, për të mos rrezikuar vitin akademik.
-
Incident tek 'Ekonomiku'/ I riu kërkon ta nxjerrë jashtë, studentët i dalin në mbrojtje pedagoges Manxhari: Është i LRI-së
19 Janar 2019, 20:22Në një deklaratë për mediat studentët sqarojnë incidentin, ndërsa bëjnë me dije se studenti është anëtari i Senatit Akademik të Tiranës, Kristian Kina. Sipas tyre, Kina është i lidhur ngushtë me LRI-në. Nga ana tjetër, pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Mimoza Manxhari është shprehur për Report Tv se akuzat e studentëve si Kina i quan të pabaza, pasi i ka mbështetur ato.
-
Bjarke Ingels përgënjeshtron shkrimet e ish-këshilltarit të Berishës: S'jam tërhequr, do e bëjmë Teatrin e Ri (LETRA)
19 Janar 2019, 18:43Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels, përmes një emaili deklaron se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht. Danezi, i cili drejton një prej studiove arkitekturore më të njohura në botë thekson se Teatri i Ri do të bëhet. Ndërkohë, edhe në faqen online të Bjarke Ingels Group (BIG) thuhet se projekti për Teatrin është në proces e sipër.
-
Sherr mes dy të rinjve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari, policia në ndjekje të autorit (VIDEO)
19 Janar 2019, 17:55Report Tv mëson se kanë qenë dy të rinj ata të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur në këmbë pasi është qëlluar me pistoletë. I riu i plagosur është Klorentin Shehu, 20-vjeç, i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes.