Kronikë
-
Banorët e "Unazës së Re", në ditën e 77 të protestës, vijojnë të kërkojnë anulimin e projektit "Unaza e Madhe". Sikurse më parë, edhe sot ata janë përkrahur nga deputetë të opozitës. Në funksion të propagandës, Klevis Balliu risolli në vëmendje episodin e mëngjesit të sotëm, ku kryeministri Edi Rama largoi nga salla një studente teksa kjo e fundit i ndërpreu fjalën.
19 Janar 2019, 17:30 -
Pakti për Universitetin/ Administrata çel dyert për studentët, praktikat profesionale nisin nga muaji mars
19 Janar 2019, 17:38Pakti për Universitetin, gjithashtu, parashikon edhe shpalljen nga vetë institucionet publike çdo fillim viti, për vendet dhe mundësitë e zhvillimit të stazheve dhe rekrutimi nga vetë institucionet.
-
Pushime ekzotike dhe makina luksoze/ Kush është 'Roni i Shijakut', porositësi i heroinës në Has që doli nga përgjimet (FOTO)
19 Janar 2019, 16:02Hekuran Hoxha është 48-vjeçari i arrestuar mbërmjen e kaluar si koka i grupit të Shijakut të cilët porositën heroinën e Hasit e cila do përpunohej në fshatin e quajtur Brenog. "Roni i Shijakut" njihej për jetën luksoze me udhëtime ne vendet ekzotike si dhe automjetet e shtrenjta që përdorte. Gjithashtu ai është pronar edhe i disa bizneseve në Shijak. Shqiptarja.com sjell fotot nga jeta luksoze e "trurit" të grupit të Shijakut.
-
Spitali 'Hygeia' i humb kartelën pacientes, 34-vjeçarja denoncon: Nuk më japin shpjegime
19 Janar 2019, 16:46I humbin kartelën mjekësore dhe nuk i japin asnjë shpjegim. Qytetarja Denada Xhafa, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, nëpërmjet Report Tv denoncon spitalin “Hygeia”, pasi i kanë humbur kartelën mjekësore, ndërsa çështja e saj ka shkuar deri në Gjykatën e Apelit.
-
Lezhë/ Radhë të gjata për ID, qytetarët: Hapni sportele të reja, po presim me orë të tëra
19 Janar 2019, 16:24Radhët për aplikim të kartave të identitetit dhe pasaportave edhe në qytetin e Lezhës kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi tek qytetarët. Ata shprehen se u duhet të presin me orë të tëra për të aplikuar për kartë identiteti. Rradhët janë shkaktuar për shkak të skadimit të afateve të kartave dhe pasaportave të cilat e kanë kaluar periudhën 10 vjeçare.
-
Mbytet jahti me flamur holandez pranë Sarandës, policia kufitare shpëton 40-vjeçarin italian (VIDEO)
19 Janar 2019, 15:17Mjeti lundrues rreth 16 m i gjatë ishte nisur nga ishulli i Korfuzit me destinacion portin e Sarandës, por 2.5 milje larg brigjeve shqiptare ka pësuar avari dhe për rrjedhojë është mbytur. Policia kufitare shpëton kapitenin italian i cili deklaroi më pas se ishte nisur për turizëm. Policia po heton shkaqet e mbytjes si dhe pistën e një udhëtimi që kishte tjetër qëllim nga turizmi. Report Tv sjell pamje nga operacioni i shpëtimit.
-
Të fshehur në tenxhere me gjellë për të burgosurit, kapen tre celularë në burgun e Lezhës
19 Janar 2019, 14:27Çdo ditë të burgusurit përgjatë 2 javëve të para të 2019 kanë tentuar të futin nga një celularë në burg, raste këto të zbuluara. Ndërsa këtë të shtunë në burgun e Lezhës janë zbuluar tre telefona celualrë të fshehura në një tenxhere me gjellë. Hetimet po kryhen për identifikimin e të burgosurit dhe familjarëve që janë përfshirë në këtë vepër penale bënë me dije Drejtoria e Burgjeve.
-
E akuzoi se kishte vjedhur 50 euro ushqime, pranga shqiptarit që rrahu pronarin e marketit
19 Janar 2019, 14:17Pronari i marketit e kishte akuzuar shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk dihet, se i kishte vjedhur 50 euro ushqime.
-
Kampusi në QS, Rama: Do përfundojë në mandatin tjetër të kryetarit të bashkisë
19 Janar 2019, 13:11 -
Talenti se la në baltë/ Historia e shqiptarit Andrea Nasto, nga puna e krahut në Operën Mbretërore në Suedi: Do këmbëngul derisa të vdes! (Foto+Video)
19 Janar 2019, 12:41Andrea Nasto është bërë personazhi kryesor i mediave greke për modelin e tij të suksesit. Nasto ka nisur të punojë kamarier, shitës karburanti, punë krahu e kopështari, por kurrë se harroi pasionin e tij për muzikën. Pasi fitoi një provim, ai tashmë është pjesë e Operës Mbretërore të Suedisë dhe këndon në hollin e Hotelit Britania e Madhe.
-
Rinis Vetting-u/ Në sitën e KPK ‘kryeprokurorja’ e Krimeve të Rënda, Donika Prela
19 Janar 2019, 11:52Donika Prela do të njihet me rezultatet e kontrollit që Vetting-u ka bërë për të për pasurinë anën profesionale dhe atë morale
-
-
-
Rama nga Qytet Studenti: Vëllai i presidentit rrëmbeu mensën, e ktheu në lloto
19 Janar 2019, 11:16 -
Kampusi në Qytet Studenti/ Rama konfirmon Veliajn? Kryeministri: E përfundojmë mandatin tjetër të kryetarit të Bashkisë (FOTO+VIDEO)
19 Janar 2019, 11:15Kryeministri Edi Rama hyri në Godinën "Liria" të Qytetit Studenti i shoqëruar nga Erion Veliaj. Moment pikant ishte ai kur kryeministri i hedh dorën në qafë ministres së re dhe ata vazhdojnë të ecin brenda ku i prisnin studentët. Kreu i qeveri bëri edhe një deklaratë evazive sa i takon rikandidimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës kur tha se Kampusi Universitar do përfundohet mandatin tjetër të kryebashkiakut të Tiranës. Pa specifikuar nëse fjala ishte për rikandidimin e Veliajt...
-
'Kampusi Universitar', Veliaj: Në Qytet Studenti do të ndërtohen 11 godina të reja
19 Janar 2019, 11:10 -
Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015
19 Janar 2019, 11:04Në takimin prezantues në sallën Iliria të pranishëm ishin studentë e pedagogë, bashkë me ministren e Arsimit, Besa Shahini, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Kryeministri Edi Rama tha se toka në QS u zaptua nga politikanët e partisë që lindi në në atë vend. Ndërsa në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj premtoi edhe ndërtimin e 11 godinave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese.
-
Shkodër/ Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri inspektim në Hipotekë: 50% e shërbimeve, me procedurë të përshpejtuar
19 Janar 2019, 10:54Valdrin Pjetri, drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave e ka vënë theksin tek marrja në kohë e shërbimit.
-
Pakti për Universitetin/ Studentët me përfaqësues në Bordin e Administrimit. Shkon në 50 % pesha e votës studentore për dekanin
19 Janar 2019, 10:41Qeveria ka vendosur që në bordet e administrimit të universiteteve të ketë një numër të barabartë votash mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësuesve të Universitetit. Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR do të vijë propozim nga studentët
-
Lezhë/ Shisnin artikuj industrialë me stampa false dhe pa faturë, arrestohen 2 persona
19 Janar 2019, 09:47A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë janë arrestuar gjatë operacionit "Fake grains". Artikujt falsë do të shiteshin nëpër lokalet e Lezhës