Kronikë
-
Një pjesë e banorëve të Unazës së Re në ditën e 38-të bllokuan rrugën për rreth 40 minuta duke protestuar kundër qeverisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që preken nga projekti, por që nuk janë të legalizuara.
11 Dhjetor 2018, 17:28 -
Protestën e merr në dorë PD/ Djali i vogël i Azem Hajdarit: Të përplasemi me qeverinë (FOTO)
11 Dhjetor 2018, 17:07Azemi ka bërë thirrje për përplasje fizike me qeverinë. PD dhe LSI kanë uzurpuar protestën e studentëve dhe po e përdorin atë për të përhapur kaos dhe dhunë
-
Pjesëmarrja në protestë në ditën e tetë, policia: Ishin rreth 6500 studentë (Video-pamje me dron)
11 Dhjetor 2018, 14:36Sipas llogaritjeve përmes pamjeve ajrore sipërfaqja e zënë nga protestuesit përballë Ministrisë së Arsimit ishte rreth 2300 metra katrorë, me mesatarisht 3 njerëz për metër katrorë. Sot, bojkot masiv i mësimit në Tiranë
-
Qytetarë të mbështetur nga PD, 60’ protesta në rrethe, bllokim rrugësh dhe djegie gomash, Rama-Bashës: E katandise opozitën
11 Dhjetor 2018, 14:32Me thirrje anti qeverisë Rama në orën 15:00 ata kanë bllokuar rrugën e Kombit deri në orën 15:30, ndërkohë që deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.
-
Protesta e studentëve/ Analisti Ilir Yzeiri në Report Tv: Nikolla të japë dorëheqjen, kërkesat tërësisht të realizueshme
11 Dhjetor 2018, 14:30Analisti Ilir Yzeiri tha se kryeministri Edi Rama në rast se situata degradon mund të thërrasë edhe partitë e tjera politike për konsultim.
-
Kush i ka parë Mynyr Konin dhe Dhori Kulen? Si u 'fsheh' dyshja e Universitetit të Tiranës nga protesta e studentëve
11 Dhjetor 2018, 13:50Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pa u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të arsimit të lartë shqiptar.
-
Hapet gara, shpallet konkursi i tretë 'Infermierë për Shqipërinë'
11 Dhjetor 2018, 12:57Shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë” ku çdo infermier i licensuar mund të aplikojë në platformën onlinepër të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
-
E qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në lumë, burgoset përjetë politikani italian që vrau të dashurën shqiptare
11 Dhjetor 2018, 12:20Gjykata italiane ka caktuar burgim të përjetshëm për 64-vjeçarin italian Franco Vignati, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij shqiptare, të cilën dy vite më parë e qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në një lumë.
-
AKU vepron në Kukës, tregtarët në protestë: Nëse s'na plotësohen kërkesat, do të mbyllim aktivitetet
11 Dhjetor 2018, 11:59Tregtarët bëjnë me dije se deri në plotësimin e tyre e kërkesave të tyre do të vijojnë me protestat dhe nuk do të pranojnë asnjë grup kontrolli.
-
Vlorë, gjendet kufoma e paidentifikuar e një personi (VIDEO)
11 Dhjetor 2018, 11:28Një person i pajetë është gjetur këtë të martë, në qytetin e Vlorës. Mësohet se trupi i pajetë i paidentifikuar është gjetur në një kanal pranë zonës së Hidrovorit.
-
Protesta/ Rama-studentëve: Jam dakord në parim me të 8 pikat, por duhet dialog për ta konkretizuar
11 Dhjetor 2018, 11:09Kryeministri Edi Rama ka reaguar paralelisht me protestën e të rinjve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit. Kryeministri ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit për studentët për të nisur një tjetër fazë të re të transformimesh për universitetet shqiptare. Kryeministri tha se është dakord në parim me 8 kërkesat e studentëve, por se duhet dialog për t'i bërë konkrete.
-
Të shtëna me armë zjarri në ajër tek Tregu Ushqimor, asnjë i lënduar
11 Dhjetor 2018, 10:54Në të njëjtën zonë disa ditë më parë, tre persona të armatosur dhe maskuar grabitën një dyqan. Ata arritën të merrnin dy koli me cigare dhe 30 mijë lekë që ndodheshin në arkën e dyqanit.
-
E akuzuan se vrau studenten greke, goditet dhe rrihet barbarisht i burgosuri shqiptar në Greqi/VD
11 Dhjetor 2018, 10:55Është rrahur barbarisht në një burg grek një i ri 19-vjecar shqiptar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një grek vrau studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos.
-
Prokuroria sekuestron pasurinë 71 mln lekëshe të bosit të Elbasanit, mes tyre edhe 39 makina luksoze
11 Dhjetor 2018, 10:2637-vjeçari nga Elbasani u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Mbi të kishte akuza për disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
-
Gjiknuri: Zgjidhëm kontratat me 'DH Albania' , ndryshe nga Berisha me skandalin e 'Albpetrol', ndryshime në prokurimet publike (PROPOZIMI)
11 Dhjetor 2018, 10:19Ministri Damian Gjiknuri ka konfirmuar se kompania fituese e lotit të parë të projektit të “Unazës së Re”, 'DH ALBANIA'', ka falsifikuar dokumentat dhe pas konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën me kompaninë. Ai tha se e njëjta rrugë është ndjekur edhe për kontratën e lidhur me këtë kompani nga OST. Ministria i propozon APP-së ndryshime ne prokurimet publike
-
Aksident në Vlorë, makina përplaset me biçikletën, plagoset drejtuesi i mjetit (VIDEO)
11 Dhjetor 2018, 10:10Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një biçikletë duke u përmbysur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
-
Kryeprokurorja Marku komandon prokurorët e rinj në Tiranë, Report Tv zbardh tetë emrat
11 Dhjetor 2018, 10:07Prokurorët e rinj të komanduar janë: Afrim Fejzullahin, Arnold Bajramin, Kleant Xholin, Bashkim Malajn, Alan Xhilin, Elidon Hysenin, Erjon Shqarrin dhe Sonila Muhametajn.
-
Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona në Elbasan
11 Dhjetor 2018, 09:443 shtetas janë arrestuar në flagrancë,këtë të martë për shkak se drejtonin automjetin në gjendje të dehur, si dhe një tjetër është proceduar penalisht në Elbasan.
-
E larguar nga shtëpia prej 5 ditësh, gjendet e vdekur në bregdetin e Semanit Liliana Tafa
11 Dhjetor 2018, 09:37Rasti i Liliana Tafës u publikua ditën e djeshme në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv nga bashkëshorti i saj, Besnik Tafa.
-
Rama publikon videon për sot ,ja transformimi i Qëndrës Shëndetësore nr.8 në Tiranë
11 Dhjetor 2018, 08:59Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë mëngjesin e sotëm bashkëqytetarët duke iu uruar një ditë të mbarë përmes një video të publikuar në faqen e tij, ne Facebook ku tregohen pamjet e transformimit të Qëndrës Shëndetësore nr.8.