Kronikë
-
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Pronari i dyqanit e diktoi lëvizjen e dyshimtë të personit të paidentifikuar ende, që kur u pikas teksa u fut në argjendari, refuzoi të hiqte skafandrën. Braktisi mjetin, kërcënoi tregtarin me armë nëse e ndiqte dhe u arratis në këmbë
29 Gusht 2025, 12:34 -
Greqia e arrestoi pak ditë më parë, Interpol Tirana konfirmon kapjen për ekstradim të 35-vjeçarit! Plagosi më 2021 në Berat emigrantin e kthyer nga Anglia (EMRI)
29 Gusht 2025, 12:22Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana konfirmojnë arrestimin e 35-vjeçarit në Greqi, gjatë një operacioni në zonën ku edhe po fshihej prej katër vitesh, pasi akuzohet për tentativën e vrasjes bashkë me katër persona të tjerë të afërm e miq të tij, të një emigranti të kthyer nga Anglia në Berat, Iljaz Ismailit
-
Vlorë/ Kanosi me armë dy punonjëset, Gjykata lë në burg pronarin e hotelit në Borsh (VIDEO)
29 Gusht 2025, 12:12Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, kur Shkëmbi, pas një konflikti të brendshëm dhe banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën. Arma ishte pa leje, transferohet në Burgun e Fierit
-
Korçë/ Për muaj të tërë askush nuk e kërkoi, 60-vjeçari gjendet i pajetë në banesë! Jetonte i vetëm (VIDEO)
29 Gusht 2025, 11:58Trupi i dekompozuar i një 60-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë prej disa muajsh.
-
Lirohet pas 17 muajsh burg ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro! I mbaroi dënimi për tjetërsim prone
29 Gusht 2025, 11:48Ish-kryebashkiaku i Himarës i dënuar me vendim të formës së prerë dhe në proces gjyqësor për një tjetër dosje, të dyja për tjetërsim pronash, u lirua nga burgu që më 12 gusht pasi përfundoi dënimin e parë. Por liria mund të jetë e përkohshme deri në një vendim të Apelit për tjetërsimin në Livadhë.
-
Lushnjë/ Ndoti ambientin dhe kanalin e fshatit, nën akuzë pronari i baxhos!
29 Gusht 2025, 11:44Policia e Lushnjës njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat nisën procedimin penal në gjendje të lirë pas denoncimit ndaj 60-vjeçarit banues në fshatin Toshkëz
-
Mallakastër/ Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë hashashi, shpallet në kërkim 45-vjeçari, asgjësohet droga e mbjellë!
29 Gusht 2025, 11:37Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se aksioni u krye në fshatin Drenovë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit. U zbuluan 10 bimë narkotike të mbjella
-
Përplasi me makinë të miturën në Ballsh, pranga 18-vjeçarit
29 Gusht 2025, 11:30I riu i cili përplasi me makinë vajzën 7-vjeçare një ditë më parë në Ballsh është vendosur në pranga.
-
-
Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit (VIDEO)
29 Gusht 2025, 11:03Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për gushtin. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se gjatë kësaj kohe 26 drejtues automjetesh kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
-
Kreu i ri i BKH-së, Komisioni i Pastërtisë së Figurës e Pasurisë do kalojë në ‘sitë’ 7 kandidatët! Më 1 shtator, KLP ‘vulos’ përfundimin e mandatit të Hajnajt
29 Gusht 2025, 10:04Komisioni do të kalojë në ‘lupë’ 7 kandidatët që kanë mbetur në garë. Ndërkohë, më 1 shtator, KLP do të mblidhet edhe për përfundimin e mandatit të drejtueses aktuale të Byrosë, Aida Hajnaj.
-
Italia i kishte dënuar me 12 vite burg në total për organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohen në Divjakë 2 vëllezërit e kërkuar! (EMRAT+VIDEO)
29 Gusht 2025, 10:06Aksioni është koduar “Operacionalja 64”, kurse të arrestuarit janë të dënuar për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Interpol Tirana nis procedurat për ekstradimin e tyre, Janë dënuar nga Gjykata e Novarës
-
Zjarret në vend, 26 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre janë ende aktive dhe 1 nën monitorim!
29 Gusht 2025, 09:12Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë ende aktive vatrat në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës me disa zona, në fshatin Fage po bashkia Tiranë, në fshatin Miras të bashkisë Devoll dhe në lagjen Bojë, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur
-
Shkodër/ Vrau 61-vjeçarin pas sherrit për pronësinë, autori vetëdorëzohet bashkë me armën e krimit në polici
29 Gusht 2025, 09:12Autori u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur teksa dy kushërinjtë kanë qenë duke pirë bashkë në një tavolinë. 61-vjeçari mori një plumb në shpatull.
-
Korçë/ Bie intensiteti i vatrës së zjarrit në Miras të Devollit, 100 forca në aksion, hapen edhe kanale izoluese! (VIDEO)
29 Gusht 2025, 08:56Prej orës 05:00 të mëngjesit, në terren ndodhen rreth 100 forca nga të gjitha shërbimet e bashkisë, ndërsa aksionin po e ndjek nga afër nënprefekti i Devollit
-
Ardit Rada: Shifrat, Shqipëria dhe masakra e zjarreve, krahasimi i detajuar me rajonin dhe Evropën
28 Gusht 2025, 23:02Përveç qindra evakuimeve dhe dy vdekjeve si pasojë e flakëve, vendi ynë ka humbur mbi 56 mijë hektarë të gjelbërt nga fillimi i vitit e deri në fund të gushtit. Por një situatë të ngjashme duket se ka kaluar e gjithë Europa, pavarësisht se në rastin tonë dëmet janë më të ndjeshme për shkak të raportit të sipërfaqes totale me atë të djegur.
-
Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, në kërkim autori i dyshuar! Shkak konflikti për pronën, Report Tv siguron foton e viktimës! (EMRAT)
28 Gusht 2025, 20:35Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Viktimë ka mbetur Piro Prroni, ndërkohë autori i dyshuar është identifikuar nga policia si Ndoc Maçaj. Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konfkikt për pronën, i cili ka nisur vite më parë.
-
-
Vlorë/ Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
28 Gusht 2025, 18:55Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në Tunelin e Llogarasë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
-