Kronikë
-
Presidenti Meta i ka akorduar Visho Ajazin këtë dekoratë me motivacionin “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.
5 Dhjetor 2017, 14:14 -
Dorëheqjet nga QSUT, mjekët:
5 Dhjetor 2017, 13:54
Jemi në bisedime për situatën
Ministria e Shëndetësisë vijon bisedimet me mjekët e Urgjencës së QSUT pas dorëheqjes që dorëzuan ditën e sotme për shkak të kushteve të punës. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli zhvilloi një takim me mjekët në QSUT duke u njohur me shqetësimet e tyre. Pas takimit me zv/ministren e Shëndetësisë mjekët e Urgjencës së QSUT duket se janë tërhequr nga qëndrimi, pasi deklarojnë se çështje po zgjidhet me drejtorinë e QSUT.
VIDEO
-
Bashkia e Lezhës kthen parkingjet
5 Dhjetor 2017, 13:45
me pagesë,50 lekë/ora për makinat
Prej shumë kohësh qyteti i Lezhës kanë munguar vendet e parkimeve për automjetet. Kjo problematikë është vërejtur më shumë gjatë periudhës së verës ku shumë turistë janë detyruar të largohen për shkak të mungesës së parkingjeve, sidomos për autobusët.
VIDEO
-
Të dhënat e fundit nga moti, ja
5 Dhjetor 2017, 13:47
çfarë do ndodhë sot dhe nesër
Pas furtunës që përfshiu mbarë vendin me përmbytje masive, moti do të qetësohet, duke sjellë një situatë të përmirësuar. Gjithë jugu i vendit do t’i rikthehet normalitetit, ndërsa rreziku është zhvendosur tashmë në veri, aty ku kanë ‘zbarkuar’ dhe reshjet e dendura të dëborës, duke sjellë problemet e para.
-
Tiranë,shkatërroi 3 dyqane me
5 Dhjetor 2017, 13:27
sëpatë,Shqiptarja.com zbulon të vërtetën
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësuan se kjo është një ngjarje e përsëritur, pasi ky person ka shkatërruar dhe herë të tjera ambiente të ndryshe. Uniformat blu njoftojnë se ai është me probleme mendore.
VIDEO
-
Heroinë nga Turqia e Shqipëria,
5 Dhjetor 2017, 13:07
arrestohen në Greqi 3 shqiptarë
Shkatërrohet një bandë shqiptaro-greke në Atikë, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë e një vajzë greke dhe është sekuestruar edhe 28 kg heroinë.
FOTO
-
Sinoptikani Metodi Marku:Në
5 Dhjetor 2017, 13:03
fundjavë do kemi reshje shiu
Për parashikimin e motit në ditët e ardhshme sinoptikani Metodi Marku, foli për Report Tv duke thënë se gjatë fundjavës do ketë reshje por jo me intensitet të lartë
-
Harta/Pamje të jashtëzakonshme
5 Dhjetor 2017, 13:05
të përmbytjeve në Novoselë
Një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet ishte Novosela e Vlorës, e cila ishte e gjitha nën ujë. Instituti i Gjeoshkencave ka sjellë pamje të jashtëzakonshme satelitore nga përmbytja në Novoselë.
-
Helikopterët e FA te ‘Nënë Tereza’,
5 Dhjetor 2017, 12:48
Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv ka siguruar pamjet me dron, të realizuara nga ceremonia e 105-vjetorit të FA në sheshin ‘Nënë Tereza’. Report Tv iu sjell pamjet fantastike nga sheshi ‘Nënë Tereza’, ku shihen makinat dhe helikopterët e FA, si dhe armët e përdorura nga ushtarakët në misionet e tyre në vendet e luftë, siç është Afganistani.
VIDEO
FOTO
-
Skema e tjetërsimit të 36 ha në
5 Dhjetor 2017, 12:23
Spille, në hetim edhe 7 persona
ReportTv zbardh skemën e tjetërsimit të 36 hektarë në plazhin e Spilles ku ish zyrtarët e pushtetit lokal dhe të hipotekave prej vitit 2011 kanë nisur të mbledhin kartat e identitetit banorëve të mirëbesuar. Sipas hetimeve pas këtij veprimi ata kanë kryer të gjithë tjetërsimin e pronave dhe në fund kanë dërguar pronarët e krijuar prej vetë tyre tek noteri për të shitur këto prona kundrejt përfitimeve monetare..
VIDEO
-
Shiu shkatërron rrugën,600 banorë
5 Dhjetor 2017, 12:15
në Klos të izoluar prej 5 ditësh
Kjo rrugë është mundësia e vetme e lidhjes së këtyre banorëve me qytetin. Rruga është dëmtuar për shkak të motit të keq që përfshiu vendin për tri ditë me radhë, duke bërë që shumë vende të ‘pushtoheshin’ nga uji, pas reshjeve masive dhe pa ndërprerje.
-
Mamurras-Rinas,mjegulla e dendur
5 Dhjetor 2017, 11:20
pengon qarkullim e automjeteve
Pa reshjeve me intensitet të lartë një tjetër problem është shfaqur në segmentet rrugore në Mamurras, Fushkrujë dhe Rinas, bëhet fjalë për mjergullën e dendur.
-
Në Tiranë dhe Vlorë tentojnë
5 Dhjetor 2017, 11:31
që të vetëdigjen dy persona
Dy persona, një në Tiranë e një në Vlorë tentuan të vetëdigjeshin në publik në forme proteste. 38 vjeçari nga Vlora ka tentuar të digjte veten me lëndë djegëse në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rilindja” përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, ndërsa në Tiranë pë shkak të mospagesës në punë në një supermarket.
-
FA 105 vjet!Xhaçka: Krenarë
5 Dhjetor 2017, 11:28
për këtë ushtri të gjithanshme
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e pranishme në ceremoninë e 105-vjetorit të Forcave të Armatosura. Nga sheshi “Nënë Tereza”, ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë anëtarët e FA, të të gjitha brezave, që kanë shërbyer me përkushtim për vendin e më gjerë.
VIDEO
-
3000 € për azilantët, ambasada
5 Dhjetor 2017, 10:55
Gjermane: Shqiptarët s'përfitojnë
Pak ditë më parë në shtypin gjerman u publikua lajmi se qeveria do të mbështesë me ndihma financiare azilantët që duan të rikthehen në vendlindje dhe se afati i kërkesave për këto ndihma përfundon në fund të muajit shkurt.
-
Avokat Ngjela: Përmbytja i hodhi
5 Dhjetor 2017, 10:32
të gjitha urat e korrupsionit
Avokat Spartak Ngjela në një status në Facebook duke komentuar përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara, thotë se “kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë dhe provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë”.
-
Ishte në listën e ‘zezë’ të Ramës
5 Dhjetor 2017, 10:09
emërohet drejtor i Hekurudhave
Edhe pse kryeministri Edi Rama e futi në listën e ‘zezë’ si pjesë e zyrtarëve të denoncuar për abuzim, ish-drejtori i Hipotekës në Durrës është emëruar në një post të ri mandatin e dytë të qeverisë.
-
Përmbytjet, Murati: Politikanët në
5 Dhjetor 2017, 09:56
2010 i përdorën helikopterët si taksi
Drejtori i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Bekim Murati ka deklaruar se gjatë periudhës së përmbytjeve në vitin 2010, në kohën e qeverisë Berisha, helikopterët u përdorin si taksi për politikanët.
-
Po dhunonte gruan,ajo që i gjen
5 Dhjetor 2017, 09:31
në banesë policia 'fundos' autorin
Policia e Lezhës ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar një konflikt në familje. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili po dhunonte bashkëshorten, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike.
-
Dëbora,bashkia Shkodër ndërhyn
5 Dhjetor 2017, 09:22
për hapjen e rrugës së Thethit
Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë dje pasdite për hapjen e rrugës që të dërgon në Theth për të nxjerrë nga izolimi 200 banorët e zonës. Dy mjete të bashkisë ndërhynë pas apelit të banorëve që janë të bllokuar prej 3 ditësh.