Kronikë
-
Policia kufitare ka bllokuar 11.4 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion që po transportonte qese plasmasi që kishte destinacion Firencen. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit. Heroina u gjet pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop. Droga ishte e ndarë në 10 pako të mëdha dhe një pako të vogël. Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia.
VIDEO
FOTO
11 Shkurt 2018, 17:57 -
Situatë alarmante në Dibër,bora
11 Shkurt 2018, 17:50
në 70 cm, izolohen disa zona
Probleme dhe në Kukës,borë me intensitet të lartë
Situata në Qarkun e Dibrës vijon të jetë tepër problematike, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje prej ditës së djeshme. Report Tv mësoi se trashësia e dëborës sot ka arritur në 65-70 cm, duke bllokuar totalisht disa zona.
FOTO
-
Prokuroria rekurs në Gjykatën e
11 Shkurt 2018, 16:06
Lartë: Tahirit t’i bllokohet pasaporta
Prokuroria për Krimet e Rënda vijon betejën ligjore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv mëson se prokuroria i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i riktheu pasaportën Saimir Tahirit.
-
Vidhte banesa, arrestohet i
11 Shkurt 2018, 16:01
kërkuari 28 vjeçar Mateo Gjepali
Policia e Shijakut ndaloi një shtetas të shpallur më parë në kërkim. Mateo Gjepali, 28 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.
-
Presidenti i EUROSIG nderohet
11 Shkurt 2018, 15:18
nga Familja Mbretërore e Spanjës
MADRID-President i kompanive të Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, është nderuar këtë fundjavë nga Familija Mbretërore Spanjolle “Për kontributin e tij në fushën e binesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri”.
VIDEO
FOTO
-
Tjetërsimi i pronave në Lalëz
11 Shkurt 2018, 15:06
burg 2 ish-zyrtarëve të Ishmit
DURRES - Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit e dy ditëve më parë për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.
-
VIDEO/Aksioni i Policisë Rrugore,
11 Shkurt 2018, 14:59
shpejtësi dhe alkool, merren masa
Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle me radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes, ndëshkimin e atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilat janë burim aksidenti. Ky askion është bërë për të parandaluar aksidentet rrugore duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
VIDEO
-
Kreditë e buta, Bashkia e Tiranës
11 Shkurt 2018, 13:43
çel aplikimet në fund të shkurtit
Në fund të muajit shkurt, Bashkia e Tiranës do të rihapë programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi.
-
HEC-et mbi Osum,PD:Rama luan
11 Shkurt 2018, 13:24
teatër, kishte dijeni për projektet
Partia Demokratike akuzon kryeministrin e Edi Rama se ka qenë në dijeni të projektit i cili parashikonte ndërtimin e HEC-ve në lumin Osum. Kreu i Departamentit për Mjedisin në selinë blu, Jamarbër Malltezi tha se letra e publikuar nga Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit.
VIDEO
-
Pakti detar me Greqinë, burime
11 Shkurt 2018, 13:23
nga Presidenca: S'jemi pyetur
Burime nga Presidenca kanë folur për Report Tv lidhur me marrëveshjen me Greqinë për detin. Burimet konfirmojnë për Report Tv se deri më tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
-
Digjet shtëpia në Mat, pa të
11 Shkurt 2018, 13:26
lënduar, familjarët në qiell të hapur
Zjarri shkrumboi katin e dytë të një banesë në fshatin Lis të Matit. Në banesë gjatë incidentit ndodheshin 4 fëmije dhe 1 i moshuar por fatmirësisht nuk ka të lënduar, përvec dëmeve materiale.
VIDEO
-
Grabitën argjendarinë, autorët
11 Shkurt 2018, 12:26
para Gjykatës: Bizhutë i shitëm
SHKODER - Katër ditë pas arrestimit, dy grabitësit e argjendarisë në Shkodër kanë dalë përpara Gjykatës. Françesko Vukaj 23 vjeç dhe Iraldo Filipit 28 vjeç janë në arrest me burg. Ata kanë pranuar përpara akuzën e vjedhjes së argjendarisë.
-
Mungojnë 10 gjyqtarë,Gjykata e
11 Shkurt 2018, 11:47
Lartë: 22 500 dosje pa shqyrtim
Mungesa e 10 gjyqtarëve dhe procesi i Vettingut rezultojnë se kanë bllokuar dhënien e drejtësisë për qytetarët në gjykatën e lartë. Report Tv zbardh raportin e Gjykatës së Lartë ku ajo pranon se ka në total 22 500 dosje që s'ka mundur t'i shqyrtojë dot dhe në 2017 ka shqyrtuar vetëm 21% të këtij totali me 4713 dosje të dërguara aty për rekurs.
VIDEO
-
Triumfi i Ermal Metës, Basha:
11 Shkurt 2018, 11:31
Përmendore e vlerave të vërteta
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas triumfit të shqiptarit Ermal Meta në festivalin e këngës në Itali ‘Sanremo’. Basha shkruan në ‘Facebook’ se në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri na fal gëzim dhe na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara.
-
Pas Liceut Artistik,hidhen themelet
11 Shkurt 2018, 11:05
e një shkolle të re muzike në Tiranë
-
Kërcënoi me SMS prokuroren
11 Shkurt 2018, 11:02
Anglia: Të ekstradohet shqiptari
Gjykata e Lartë angleze “High Court of Justice” lejon ekstradimin e një shqiptari i cili dërgonte mesazhe kërcënuese një prokuroreje në Durrës. Report TV siguroi vendimin e kësaj gjykate e cila ka hedhur poshtë tentativën për të bllokuar ekstradimin nga Alban Beshiri i dënuar në mungesë në Shqipëri.
-
Përkeqësohet moti,bora mbulon
11 Shkurt 2018, 10:29
Dibër-Kukës,bllokohen disa zona
Dibra dhe Kukësi janë mbuluar nga dëbora gjatë natës së kaluar, ku ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm të motit. Për pasojë, shumë zona në këto dy qarqe janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Në Dibër janë bllokuar disa njësi, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Trebishta, Ostreni.
VIDEO
FOTO
-
22 llogari bankare pa destinacion
11 Shkurt 2018, 08:35
Agjencia:Financues të terrorizmit
‘Persona të dyshuar si financues të terrorizimit nuk paraqiten për të marrë llogaritë bankare’. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka reaguar pas pasqyrimit nga Shqiptarja.com të një raporti përmbledhës të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për ligjshmërinë e veprimtarisë së këtij organi.
-
Befason në gjyq atentatori i Kullës:
11 Shkurt 2018, 08:19
Isha në Shkodër për të blerë drogë
SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për tre autorët e dyshuar të atentatit me moto-bombë në Shkodër, Endri Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të arrestuarit janë lënë në burg.
VIDEO
-
Pakti me Greqinë, Shqipëria
11 Shkurt 2018, 08:06
'rifiton' detin që fali Berisha
Marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit. 12 miljet greke do të aplikohen nga ishulli i Otonos dhe Mandraqi dhe jo nga fari i fundit në Veri, si në marrëveshjen e 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas të cilës faret dhe shkëmbinjtë, ose ishujt ku ata janë ndërtuar, i jepen për administrim vendit që i ka ndërtuar.