Kronikë

  • Kantautori shqiptar, Ermal Meta, ka triumfuar në festivalin më të rëndësishëm të këngës 'Sanremo', në Itali, duke rrëmbyer çmimin e madh. Ermal Meta, i cili mori pjesë në këtë garë së bashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, me këngën "Nuk më keni bërë asgjë" (Non mi avete fatto niente).  FOTO
  • Reshje bore në Kukës, vështirësi
    qarkullimi për automjetet

    Reshjet e dëborës kanë prekur zonat malore në rrethin e Kukësit, si në Fushë-Dukagjin dhe te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, ku trashësia ka arritur në 8 centimetra. Ka prani të mjegullës dhe 5 borë-pastruese janë në rruge nga kompania mirëmbajtëse për pastrimin e borës në dy sense drejtimi.

  • SHBA i rrëzon dëmshpërblimin 
    433 mln € Francesco Becchettit

    Report TV siguron ekskluzivisht vendimin. Divizioni i apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York, ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Francesco Becchettit i cili i kërkonte kësaj gjykate dhënien fuqi të vendimit të Gjykatës Tiranë ku kërkohet që gjigandi i energjitikës italiane kompania ENEL t'i paguaj atij 433 milionë euro.  VIDEO

  • Xhafaj kritika policisë së Vlorës:
    Disa vrasje ende të pazbuluara

    VLORE - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përsëriti në Vlorë se ngjarjet kriminale në këtë qytet mbeten të pazbardhura. Në analizën vjetore të Policisë së Vlorës, ku merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, Xhafaj evidentoi disa nga krimet e rënda të pazbuluara. 

  • Qendra shendetësore në Kuç në
    gjendje skandaloze, Prefekti bën të paditurin

    Qendra shendetesore e fshatit Kuç të Vlorës ështe jashtë çdo standarti dhe kushti higjeno sanitar. Nga pamjet duket qartë që kjo qendër, ndërkohë që aty marrin sherbim mjekësor rreth 1200 banorë të fshatit Kuc. Kushtet në të cilat jepet kjo ndihmë është skandaloze. Pergjgjesi i qendrës, Merqez Demaj , thot se janë ankuar disa herë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.  VIDEO

  • Llalla largohet nga drejtësia
    për të shmangur Vetingun

    EKSKLUZIVE - Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla heq dorë nga e drejta për të punuar si gjyqtar i Apelit. Deklarata për Report Tv: S'dua të jem gjyqtar. Arsyet, personale. Vendimi përfundimtar në dorë të organeve të Vettingut. Report Tv mëson ekskluzivisht se Llalla i është drejtuar përmes një letre organeve të Vettingut, ku ka njoftuar se nuk do jetë gjyqtar në Apel.  VIDEO

  • Heroina e Kapshticës, policia gjen
    kanabis në shtëpinë e shoferit

    Dalin detaje të reja për heroinen e sekuestruar në 11 janar të këtij viti në Kapshticë nga policia greke. Kjo e fundit ka bërë të ditur se ka prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54 vjeçarit që u arrestua në flagrancë nga policia helene, policia e Korçës gjeti rreth 400 gr kanabis.

  • Selenicë, 82-vjeçari
    gjendet i pajetë në oborr

    Gjatë ditës së sotme, policia është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç. Shtetasi banonte i vetëm në banesë.

  • VIDEO/'Ross', anija ushtarake
    amerikane në Portin e Vlorës

    Anija ushtarake amerikane "Ross" po zhvillon një vizitë portuale të planifikuar më parë për të forcuar marrëdhënien tashmë jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe për t’u lejuar marinarëve mundësinë të përjetojnë mikpritjen e Vlorës dhe kulturën e pasur të Shqipërisë.  VIDEO

  • Banda e tritolit në Elbasan
    Gjykata: Burg 6 të arrestuarve

    ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg gjashtë të arrestuarit si anëtarë të grupi të strukturuar kriminal. Masa e arrestit me burg është dhënë për Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.   VIDEO

  • Shi dhe borë, ja ç’do të ndodhë
    ditën e nesërme në gjithë vendin

    Sipas llogaritjeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lumi Drin dhe Buna do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta, ndërkohë lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

  • Arrestohen dy reperët italianë
    plagosën me thikë shqiptarin

    Dy reperët e njohur italianë Emilio Finizio dhe Yuri Margini janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë plagosur rëndë e thikë një të ri shqiptar. Aldi Shpijatit, 21 vjeç, futbollist i ekipit të Arcetana, mbeti i plagosur javën e kaluar pasi u godit me mjet prerës nga dy reperët, pas një sherri në afërsi të stacionit të Scandiano. 

  • Ujësjellësi i ri në Orgjost, Rama:
    Zgjidhje për një mijë banorë

    Ujësjellësi i ri në Orgjost të Kukësit ka zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimin me ujë për afro 1 mijë banorë të këtij fshati. Përpara ndërtimit të këtij ujësjellësi ata furnizoheshin vetëm nga një burim që ndodhej në qendër të fshatit, prej ku e transportonin ujin drejt banesave të tyre.

  • Veliaj për Sharrën 'U kthye dinjiteti
    aty ky prehen të afermit tanë'

    Përfundon rehabilitimi i plotë i varrezave të Sharrës dhe i rrugëve hyrëse e dalëse. Baltë në dimër e pluhur në verë, kaos makinash, ndërtime pa leje e ambulantë që shisnin ku të mundnin. VIDEO  FOTO

  • Pranga 78 vjeçarit tetovar,
    kërkohej nga Kroacia për falsifikim

    Ditën e djeshme një 78 vjeçar është arrestuar në pikën doganore të Qafë Thanës më qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar

  • Gjirokastër, pallati nuk rrezikon
    shembjen, rikthehen 25 familjet

    GJIROKASTER -Pallati 8 katësh në lagjen "Kodër Shtuf" të Gjirokastrës nuk rrezikon shembjen. Është ky përfundimi i raportit të Institutit të Gjeologjisë, ku theksohet se objekti s'paraqet rrezikshmëri. Për këtë arsye, në këtë objekt janë rikthyer mëngjesin e sotëm 25 familjet e evakuuara një javë më parë.  

  • Ra nga tribuna gjatë ndeshjes
    Osmani me helikopter në Tiranë

    Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:40, kur ndeshja ishte në minutën e 83, duke shkaktuar panik dhe Sokol Osmani u dërgua me urgjencë në spital, gjendja e tij është e mirë, por për kontrolle të mëtejshme  sot është Osmani është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

  • I mori para me premtimin se do t’i
    jepte banesë,procedim 50-vjeçarit

    Një 50 vjeçar është proceduar pas kallëzimit se ka mashtruar një person, duke i thënë se do ta ndihmonte ti merrte një banesë si i përndjekur politik në këmbim të një shume parash.

  • VD/ IKMT shemb me shpërthim
    të kontrolluar 5-katëshin në Fier

    FIER - IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar një objekt 5-katësh, për të cilat, Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet me dron. Për shembjen e këtij objekti janë vendosur rreth 6 kg eksploziv dhe është përdorur e njëjta strategji shembje si me dy objektet e javës së kaluar përgjatë lumit Gjanica. Projekti për rehabilitimin e Gjanicës ka prekur 21 ndërtesa nga të cilat vetëm një ka mbetur pa u shembur.  VIDEO  FOTO

  • Shqiptari gjen portofolin me 7 mijë
    euro në Gjermani, ja gjesti i tij fisnik

    Taulant Baftjaraj, një kosovar që jeton në Gjermani ka bërë një gjest fisnik, pasi ka gjetur një portofol me 7 mijë euro dhe ka vendosur ta dorëzojë atë në polici.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv