Kronikë
-
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka urdhëruar të gjitha institucionet në mbarë vendin të dënojnë me masa këdo që ndot lumenjtë, duke filluar nga data 22 prill. klosi bëri thirrje për bashkim për të çuar përpara aksionin e pastrimit. 26 Prill 2018, 13:42
-
Slloveni, mblidhen ministrat e Infrastrukturës të Rajonit, Gjiknuri: Prioritet korridoret europiane
26 Prill 2018, 13:23Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, mori pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Ljubjanë të Sllovenisë.
-
Nis dezinsektimi në Lezhë e Shëngjin, Zefaj: Përqendrimi në zonat më problematike
26 Prill 2018, 12:42Në prag të sezonit turistik ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e masave ndër më kryesoret, dezinsektimin e Lezhës dhe Shëngjinit.
-
Korrupsioni, përfundojnë hetimet për gjyqtarin Shkëlqim Mirin, dosja në gjyq
26 Prill 2018, 12:28Miri u përfshi në korrupsion për dhënien e një vendimi kundrejt ryshfetit 30 mijë euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen për gjykim.
-
Meta nga Shkodra: Të luftojmë degjenerimin, krimin e korrupsionin
26 Prill 2018, 12:14Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në festën e shenjtë të Zojës së Shkodrës, duke marrë pjesë në meshën solemne të mbajtur në Kishën katolike të “Zojës së Këshillit të Mirë”.
-
Vrasja e 3-fishtë te Bulevardi 'Zogu I', Gjykata e Lartë rikthen dosjen te Krimet
26 Prill 2018, 11:52Kolegji i Gjykatës së Larte vendosi që gjykimi të vazhdojë tek Krimet pasi çështja është regjistruar para hyrjes në fuqi të kodit të ri të procedurës penale më 1 gusht 2017.
-
Kuçovë, tentuan të vjedhin lokalin, arrestohet 30- vjeçarja
26 Prill 2018, 11:31Ditën e djeshme Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të: Ledjana G, 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës.
-
Kamëz, Basha takon familjarët e viktimës: Ngjarje barbare, dhimbje ekstreme
26 Prill 2018, 11:15Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar barbare ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Kamëz, ku u vra nga grabitësit pronari i një minimarketi dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.
-
Korçë, ndryshonin vitin e prodhimit të makinave në këmbim të parave, prangosen 2 zyrtarët
26 Prill 2018, 11:04Policia e Korçës ka arrestuar dy zyrtarët e Drejtorisë së Transportit, pasi akuzohen për korrupsion. Dy zyrtarët janë kapur duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë së Transportit.
-
Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak, banorët: Duam dëmshpërblimet për shtëpitë
26 Prill 2018, 10:51Ditën e sotme banorët e Orikumit, kanë protestuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit të Vlorës me pankarta në duar, ku kërkojnë ujë dhe drita 24 orë pa ndërprerje.
-
‘I gjeta të shtrirë, fëmija pa të gjithë ngjarjen'/Flet dëshmitari i cili mbërriti i pari në market pas të shtënave
26 Prill 2018, 10:41Ai ka rrëfyer sot për mediat se i kishte gjetur burrë e grua të dy të shtrirë përtokë dhe të mbuluar nga gjaku.
-
Kamëz, lot e dhimbje në familjen Buçi, çel dyert e mortit për kryefamiljarin e vrarë nga grabitësit
26 Prill 2018, 10:11Familja Buçi a çelur dyert e mortit dhe të afërm e miq do t’i japin lamtumirën e fundit mesditën e sotme, njeriut që punonte me mund dhe sakrifica për të mbajtur familjen.
-
Vrasja në Kamëz, fqinjët: Të zbulohen autorët e krimit, vranë për 30 mijë lekë
26 Prill 2018, 09:48Apeli i fqinjëve për autoritetet është të zbulojnë me urgjencë autorët e krimit të rëndë. "Marketi bënte 30 mijë lekë xhiro, për kaq u grabit", thonë ata.
-
Zbardhet axhenda e Patriarkut të Rusisë në Shqipëri, takim me Ramën e Metën
26 Prill 2018, 09:36Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie, ku mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij.
-
Vrasja gjatë grabitjes në Kamëz, policia ndoqi autorët, humbën gjurmët në periferi
26 Prill 2018, 09:22Policia ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes gjatë tentativës së grabitjes së një minimarketi në Kamëz, por në periferi ata kanë humbur gjurmët.
-
Tragjike për familjen shqiptare, 12-vjeçari shtypet për vdekje 5 ditë pasi shkoi në SHBA
26 Prill 2018, 08:57Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 12-vjeçari shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.
-
Elbasan, i vihet flaka makinës luksoze të biznesmenit, ngjarja dyshohet e qëllimshme
26 Prill 2018, 08:43Një makinë është djegur pas mesnatës së kaluar në Elbasan. Policia njofton se ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip ‘Audi Q7’, me targë TR 6464M. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çlirimi’, ku mjeti në pronësi të shtetasit A. B., është djegur pjesërisht.
-
Vrasja në Kamëz, autorët të veshur sportiv, djali 6-vjeçar pa prindërit të mbuluar me gjak
26 Prill 2018, 08:08Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje ka përfunduar me vrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes që lamë pas, ku u vra shtetasi Agim Buçi, 52 vjeç, dhe u plagos bashkëshortja e tij.
-
'Gulf' asnjëherë s’doli me fitim, 3 bilance me humbje të mëdha deri në 589 mld lekë të vjetra
26 Prill 2018, 07:54Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plota bilancet e kësaj kompanie, madje në një vendim të marrë nga ortaku i vetëm i kësaj shoqërie David Okrotsovidze, mbajtur në 20 qershor 2017 thuhet se:”… miratojmë humbjen ushtrimore të vitit 2016 në shumën 274,199,148.00 lekë të reja.
-
Gjeorgjiani Svanidze me kompani Call Centër, e mbylli 1 vit më parë
26 Prill 2018, 07:48Administratori i “Gulf”, që kërkohet nga policia hapi e mbylli firmën “Puntocall”. Regjistrohen 8 kallëzime penale. Kompania është hapur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të saj, në fushën e Call-Centër.