Kronikë
-
“Korça para dhe pas Rilindjes apo Kullës së turpit Rama - Peleshi!” Kjo është diçitura që ish-kryeministri Sali Berisha i ka vendosur një fotoje të postuar disa ditë më parë, ku krahason qendrën e qytetit të Korçës, dhjetëra vite më parë dhe si është sot. 19 Nëntor 2014, 18:25
-
Drama e përmbytjeve, mungesa
19 Nëntor 2014, 17:36
e urës shtyn varrimin e 22 vjeçaritShembja e urës së Skurajt, i mori jetën 22-vjeçarit Liman Balloku, orëve të mbrëmjes së të martës. Ndërsa sot, drama njerëzore e kalon dhimbjen e fatkeqësisë për familjen Balloku. Ndonëse reshjet kanë pushur, është sërish kjo urë që është bërë pengesë që i riu të përcillej për banesën e fundit.
VIDEO -
Përmbytjet, PD: Qeveria asnjë
19 Nëntor 2014, 16:54
plan kujtohet vetëm kur ka viktimaPartia Demokratike, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave në qarkun e Lezhës që kanë ardhur si rezultat i përmbytjeve që kanë përfshirë këtë qark, ndërsa kërkon nga qeveria të marrë masa të menjëhershme lidhur me situatën e krijuar.
-
KESH: Kuota e prurjeve ujore është
19 Nëntor 2014, 16:53
rritur ndjeshëm, situata në monitorimTë dhënat më të fundit nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se, kuota e prurjeve ujore është rritur ndjeshëm, ndërsa niveli në liqenin e Komanit është diçka më pak se një metër poshtë kufirit maksimal të lejuar.
-
Siguria në Banka, Çipa takim me
19 Nëntor 2014, 16:47
bankierët e Tiranës për projektin e riParandalimi i ngjarjeve kriminale si grabitje, vjedhje me dhunë apo futja e personave të armatosur në ambientet e bankave të nivelit të dytë, kanë qenë fokus i një takimi ndërmjet drejtuesit të policisë së Tiranës, Ardian Cipa, dhe përfaqësuesve të bankave që operojnë në kryeqytet. “A1 Report” ka mundur të sigurojë foto nga takimi.
-
Pas shirave të rrëmbyeshëm,
19 Nëntor 2014, 16:23
sinoptikanët: Nga e enjtja mot i kthjellëtPas një shiu të rrëmbyeshëm, i cili solli probleme dhe përmbytje në disa qytete të vendit, duke filluar nga e enjtja e në vazhdim na pret një mot i kthjellët, me mëngjese të ftohta, por me temperatura maksimale në mesditë.
VIDEO -
Lejoi ndërtim në breg të detit, 2 vite
19 Nëntor 2014, 16:10
burg punonjësit të bashkisë VlorëProkuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me 2 vite burg dhe 2 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për ish-drejtorin Urbanistik në Bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto. Ish-drejtori Urbanistik i Bashkisë Vlorë akuzohet për shpërdorim detyre. Zoto në kundërshtim me ligjin dhe me detyrën që mbante, ka hartuar dokumentacionin për ngritjen e një godine shërbimi dhe banimi në breg të detit, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.
-
Përmbytjet, Kodheli dhe Tahiri në
19 Nëntor 2014, 15:50
Lezhë: 24 orë në ndihmë të banorëveMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Brendshëm Sajmir Tahiri bashkërendojnë punën në Qarkun e Lezhës pas situtatës kritike në të cilën ndodhet ky qark pas reshjeve të dendura të orëve të fundit. Gadishmëria e ushtrisë e policisë si dhe shmangia e situatave me pasoja të rënda në jetë njerëzish është kryefjala e dy ministrave në Lezhë.
VIDEO -
Fier, vrasja e 2012, babai: Krimin
19 Nëntor 2014, 15:46
e kryeva vetë, jo me djemtë e mi!Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Fierit seanca gjyqësore, ndaj Gëzim Sulo dhe dy djemve të tij, Ervis dhe Endri Sulo, të akuzuar për vrasjen e Neim Sulit, e ndodhur më 2012.
-
Durrës, 2 vetë dhunojnë e i marrin
19 Nëntor 2014, 15:36
pistoletën Inspektorit të policisëNjë inspektor i Policisë së Durrësit është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar, teksa inspektori i policisë Haki Dyli ndodhej pranë banesës së tij.
-
Përmbytjet në kryeqytet, përplasen
19 Nëntor 2014, 14:53
qeveria dhe bashkia e TiranësBashkia e Tiranës dhe qeveria janë përplasur sërish, kësaj here pas përmbytjeve në kryeqytet. Shirat e rrëmbyeshëm të mbrëmjes të së martës kanë shkaktuar probleme të mëdha në Tiranë, duke bllokuar jo ventëm rrugët kryesore, por edhe shtepi, biznese, shkolla dhe kopshte.
VIDEO -
Meta:Vitin 2015 e kthejmë në vit të
19 Nëntor 2014, 14:55
zhvillimit e modernizimit bujqësoViti 2015 do të jetë viti i bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një inagurimi të një ferme moderne në Fushë-Krujë. Meta tha se bujqësia është sektori më i avantazhuar në Shqipëri dhe duhet mbështetur pasi ndihmon në rritjen e ekonomisë së vendit.
VIDEO -
Shijak, gjendet 1 predhë e Luftës së
19 Nëntor 2014, 14:06
Dytë Botërore, njoftohen xhenierëtNjë predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Gjepalaj të Shijakut ditën e djeshme rreth orës 09:30. Mësohet se efektivët e policisë kanë kërkuar menjëherë ndihmën e forcave xheniere për demontimin e predhës, duke marrë masat deri në largimin e saj nga vendngjarja.
-
Peleshi ngushëllon familjet e viktimave
19 Nëntor 2014, 13:47
nga përmbytjet: Situata e normalizuaZëvendskryeministri Niko Peleshi, ndërsa do të paraqiste publikisht masat e marra nga qeveria për përmbytjet në vend, e nisi fjalën e tij me ngushëllime për familjarët lidhur me humbjen e tre jetëve gjatë mbrëmjes së të martës.
VIDEO -
Balla në SHBA:Pa sistem drejtësie
19 Nëntor 2014, 12:23
efektiv, s’ka demokraci funksionale"Nuk mund të kemi një demokraci funksionale pa një sistem drejtësie efektiv. Mosndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi e Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor" ka deklaruar socialisti Taulant Balla gjatë takimit në Kongresin Amerikan me kongresmenin Eliot Engel.
-
Një ditë pas përmbytjeve në
19 Nëntor 2014, 12:25
Lezhë, tokat dhe banesat nën ujëNjë ditë pas përmbytjeve që shkaktuan shirat e dendur dhe intensiv në rrethin e Lezhës, situata paraqitet e qetë, por dëmet janë të mëdha. Në të gjitha shkollat e Lezhës sot është ndërprerë mësimi pasi ka patur prezencë uji në oborret dhe katet e para të tyre. Ndërsa në fshatra me dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit e mbetjeve inerte të lumenjve.
VIDEO -
Përmbytjet, dëme në Fier dhe rrethe
19 Nëntor 2014, 11:29
banesat e tokat bujqësore nën ujëShirat e rënë gjatë natës në rrethin e Fierit kanë përmbytur jo vetëm shtëpi banimi, por edhe toka bujqësore. Uji ka hyrë në dhjetëra banesa në komunën Mbrostar, komunën Rreth dhe Libofshë Qendër. Shtëpitë janë përmbytur, ndërsa të tjera oborre janë të mbushura me ujë duke izoluar banorët. Përmbytje edhe në rrethe të tjera.
FOTO
VIDEO -
Nishani:Reforma për drejtësinë në
19 Nëntor 2014, 11:10
ngërç, s'duhet pritur shkopi magjikGjatë ceremonisë për startimin e Projektit EURALIUS IV për Drejtësinë, Presidenti Nishani u shpreh se Reforma për Drejtësinë është në ngërç duke kërkuar që të veprohet dhe të mos pritet shkopi magjik.
-
Shkoder, shemben fasadat e banesave
19 Nëntor 2014, 10:55
një kalimtar merr plagë të rënda në kokëReshjet e dendura të një nate më parë kanë paraqitur probleme në Shkodër, e veçanërisht në zonën e NënShkodrës. Nga stuhitë e motit të keq janë shembur fasadat e disa banesave duke u kthyer në një rrezik për banorët.
VIDEO -
Përmbyten shkollat në Tiranë
19 Nëntor 2014, 10:06
ujërat e zeza dalin në sipërfaqeReshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa shkolla të Tiranës. Shkolla 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në Tiranë mëngjesin e sotëm është gjetur nën ujë. Po kështu kamera e A1 Report është gjendur edhe në konviktin e nxënësve të Hoteleri-Turizmit, ku mëngjesin e sotëm është gdhirë i përmbytur.
VIDEO
FOTO