Kronikë
-
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin për videot intime të kompozitorit Adi Hila me disa artiste të njohura. Hila ka pranuar se ka shkatërruar hard-diskun e kamerave. Kallëzim nga Eli Fara dhe Monika Lubonja. Çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo.
7 Tetor, 13:21 -
U vodhi me dhunë varëset e floririt dy qytetarëve në Durrës, pranga 40-vjeçarit
7 Tetor, 12:56Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje.
-
Hetimet për dosjen 'Balluku'/ SPAK merr në pyetje Erald Elezin dhe Gentian Gjylin
7 Tetor, 13:07SPAK vijon hetimet për dosjen e ish-ministres Belinda Balluku. Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur për t’u marrë në pyetje nga BKH, ndërsa në orën 14:00 pritet të japë deklarime edhe ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli.
-
Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë
7 Tetor, 13:01Kontrollet janë përqendruar edhe te mjetet e transportit publik dhe ato që transportojnë nxënës.
-
Gjykata e Strasburgut 'rrëzon' dënimin penal të Luan Dacit
7 Tetor, 12:17Sipas vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, dënimi i ish-anëtarit të KPA-së, Luan Daci ishte bërë në shkelje të nenit 7 të Konventës, përmes interpretimit të zgjeruar dhe të paparashikueshëm të ligjit, në dëm të tij. Strasburgu rrëzon kërkesën e Dacit për kompensim financiar.
-
-
Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Greta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit
7 Tetor, 11:40Pesë nga gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos kanë kërkuar në GJKKO shtyrjen e ekzekutimit të dënimeve. Katër prej tyre janë dërguar në burgun e Pojskës, ndërsa Greta Gjoci ka marrë me vete foshnjën 3-muajshe. Seanca për kërkesën e saj do të mbahet nesër. Avokati i Popullit inspektim në burg për të verifikuar kushtet ku po mbahen nëna dhe foshnja.
-
Ministri Demo paralajmëron rritje pagash në polici: E konsiderueshme! 2 herë helmim në Akademinë e Sigurisë, Hita: I eliminuam problematikat
7 Tetor, 11:51Në nisje të studimeve në fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, ministri i Brendshëm Ervin Demo paralajmëroi rritje të ndjeshme të pagave për policët. Kryepolici Hita garantoi studentët e rinj që problemet e evituara vitin e fundit janë eliminuar.
-
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Elbasan! Pas ngjarjes autori u largua me biçikletë (VIDEO)
7 Tetor, 09:58Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në derën e jashtme të banesës së një 69-vjeçari në qytetin e Elbasanit
-
Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj
7 Tetor, 09:43Një polic 19-vjeçar, jashtë shërbimit, është dhunuar me shkop bejsbolli në Krujë. Të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram.
-
Roskovec/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 75-vjeçarja! Dëme të shumta materiale (VIDEO)
7 Tetor, 09:38Një 75-vjeçare, Naile Sadiku ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në Roskovec, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.
-
Përplasen dy automjete në Lezhë, njëra përfundon e përmbysur në rrugë! Shkak dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar (VIDEO)
7 Tetor, 08:46Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
-
Vlorë/ Kamioçina përplaset me furgonin në Nartë, plagosen pesë indianë! Po shkonin në punë (VIDEO)
7 Tetor, 07:18Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një automjet tip furgon, i cili transportonte gjashtë persona. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
-
U rrëzua disa ditë më parë nga një skelë në Sarandë kur po lyente fasadën e një objekti, ndërron jetë te ‘Trauma’ 53-vjeçari (EMRI)
6 Tetor, 20:05Ai ndodhej prej disa ditësh në gjendje kome dhe nën kujdesin e mjekëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 53-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
-
Videot me Adi Hilën, Monika Lubonja padit kompozitorin: I fala disa vite, s’kam dhënë asnjë pëlqim të filmohem! Njeri i pabesë, do e ndjek ligjërisht!
6 Tetor, 20:02Në një reagim të gjatë, Lubonja shkruan se nuk ka autorizuar kurrsesi regjistrimin e videove dhe flet se dinjiteti nuk zhbëhet nga tradhtia e një personi që “i fala disa vite.” Ajo shprehet se tanimë rruga që do të ndjekë është ajo ligjore.
-
-
Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
6 Tetor, 17:51Gazetari Bledi Mane e cilëson sulmin me vezë ndaj tij si një veprim të mirëorganizuar nga protestuesit. Ai akuzon publikisht Arlind Qorin dhe Agron Shehajn si përgjegjës, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se i shërben qeverisë. Pavarësisht hetimit të policisë, Mane nuk do të bëjë kallëzim penal ndaj protestuesve.
-
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët e Mesulit, Kimezës dhe Kalivarës kërkojnë shfuqizimin e lejeve për këtë koncesion
6 Tetor, 17:35Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Pukë janë dhënë që prej vitit 2023, ndërsa kanë hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2025, pas plotësimit të dokumentacionit nga kompania BE-IS SHPK.
-
Përplasja GJKKO-Avokatë për rregulloren censuruese, opozita kërkon ndërhyrjen e Kuvendit! Manja: S’kemi kompetencë! Gogu: Kontenta e KiE detyron rishikimin
6 Tetor, 15:57Teksa GJKKO ka hyrë në një kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve të cilët kundërshtojnë rregulloren censuruese, deputete te opozitës në komisionin e ligjeve ngritën shqetësime për situatën. Arjan Ndoja dhe Tedi Blushi kërkuan ndërhyrjen e kuvendit dhe të ministrisë së Drejtësisë
-
Të tjera dëshmi për çështjen ‘Hila’, por asnjë denoncim për kompozitorin apo gazetarin që i shpërndau videot intime
6 Tetor, 15:53Hetuesit nuk kanë gjetur ende se kush është personi përgjegjës qe prej të paktën 2 viteve, i ka shfaqur këto materiale për herë të parë në disa faqe të huaja me materiale për të rritur.