-
Lëkundjet e forta që po ndodhin në Drejtësi, vlejnë për të gjithë!
Përplasje ligjore, arrestime, kërcënime për kallëzime, tregojnë se Drejtësia shqiptare po jeton. Avokatë, prokurorë, gjyqtarë, në konfliktet publike që sot shikojmë, po përvijëzojnë pushtetin e pavarësisë së tyre dhe sot janë në kohën e duhur ta ndërtojnë dhe ta përfundojnë.
20 Tetor 2025 -
Gjyshërit e Lea Ypit, gjyshi im, social mediat dhe komunizmi në dorën e...
E tashmja dhe e shkuara jonë e errët në romanin e ri të Lea Ypit është një çelës që na jepet në dorë për të kuptuar më mirë: Kush ishim dhe ku po shkojmë? Çfarë bëmë me njëri-tjetrin dhe çfarë nuk arrijmë të bëjmë dot sot, edhe pse disa me fjalë e shkruajnë dhe e konceptojnë.
18 Tetor 2025 -
Demokracia në kohën e... “duam gjithçka këtu dhe shpejt”
Kush ngre zërin për daljen në horizont të autokratëve kudo nëpër botë, para se ta bëjë, ndoshta duhet të reflektojë se sa shpejt dhe pa pengesa i kërkon gjërat që t’i realizojë
15 Tetor 2025 -
Askush nuk është edhe aq armik! Ose epoka e negociatave dhe një leksion edhe për ne nga Presidenti Trump
Vullneti dhe dëshira për të bërë Paqe është fara e duhur për ta pasur një ditë paqen e vërtetë. Vullneti për të hapur konflikte, për të vënë zjarrin në një kodër të bukur, është shkëndija për t’i ushqyer dhe realizuar ato vërtetë.
13 Tetor 2025 -
Me gjykatësin u vra dhe një pjesë qytetërimi ndërtuar me sakrificë
Kur një shoqëri vret një gjykatës, i heq vetes një themel të domosdoshëm të të jetuarit në civilizim.
8 Tetor 2025 -
Gëlltite mizën, por mos pështyj Tiranën!
Prova e vështirë dhe meritat për të drejtuar Tiranën janë në ligjet e shkruara, por më së tepërmi në jetën sekrete, personale, të secilit kandidat. A e ka dashur në çdo grimcë qytetin që synon ta drejtojë? Tirana jep shumë dashuri, por Tirana edhe nuk fal.
6 Tetor 2025 -
A e ndjejmë urinë e Gazës?
Italia ndalon sot në solidaritet me aktivistët e anijeve të Flotilla-s, varkat me vela që po tentojnë të çojnë ushqim, ilaçe, ujë, për popullin e masakruar të Gazës, por që janë bllokuar dhe arrestuar.
3 Tetor 2025 -
Kur një histori bëhet diagnozë për të gjithë: Libri i Mirës një radiografi për kancerin, shoqërinë dhe shëndetësinë tonë
Nga dhimbja personale tek e vërteta kolektive: Dëshmia e Mira Kazhanit në librin e saj “Një ditë tjetër...” mund të jetë një diamant dhe një dhuratë për shoqërinë tonë dhe për gruan në këtë 1 Tetor rozë.
30 Shtator 2025 -
Një debat për patat dhe një dëshirë evoluimi dhe për PD-në
Një debat i ndezur mes shoqesh për mënyrën se si torturohen patat nga njerëzit për të arritur prodhimin e produktit ushqimor luksoz “foie gras” dhe një përfundim i tij me një vendim për të respektuar patat e gjora, nuk është ndryshe nga lindja e logjikës së debatit konstruktiv edhe në vendin tonë.
24 Shtator 2025 -
Deri kur Delegacioni i BE do të ketë durimin të na mësojë kulturën e dialogut?
Kultura e dialogut është e domosdoshme si ajri që thithim dhe si uji që pijmë, sidomos tek ne, në Shqipëri. Nuk mund të shohim edhe në 2025 skena mes dy palëve si të jenë dy grupe fëmijësh që luajnë me top poshtë pallateve e bëjnë sherr se topin e mban vetëm njëra palë, pastaj në mbrëmje të gjithë qahen dhe ankohen paneleve të studiove televizive pa bërë atë për të cilën janë votuar dhe paguhen.
19 Shtator 2025 -
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve...
Drejtësia në Shqipëri duhet të evoluojë, nga ndëshkuese, në Drejtësi që thërret me zë të lartë se kush është fajtor, por edhe kush i pafajshëm, kush është gënjeshtar, por edhe kush viktimë, kush grabit dhe por kush punon me ndershmëri dhe bën dasmën e fëmijëve me kokën lart, pa turbulluar një popull të tërë.
18 Shtator 2025 -
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues
Të rinjtë në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhet të sforcohen shumë për të qenë ndryshe. Të majtë apo të djathtë qofshin, duhet të fokusohen në dëshirën e madhe për të qenë konstruktivë dhe jo shkatërrues, dëgjues të aftë dhe jo sulmues e ofendues, të ndjeshëm për të kuptuar një ide të mirë edhe mes kundërshtarëve dhe një qëllim të vlefshëm edhe mes më të papëlqyerve.
6 Shtator 2025 -
Esenca e shqiptarëve që krijon harmoni e bukuri
Krijimi i bukurisë autentike është një karakteristikë që shihet në qëndismat, cohat, figurat, materialet e të parëve tanë. Aty, tek kombinimi i ngjyrave, zgjedhja e formave dhe simboleve, fshihet dhe ruhet sekreti i harmonisë njerëzore që përfaqësojmë.
4 Shtator 2025 -
Po djegim pyje, po lëndojmë pemë... disa po zhduken
Natyra shqiptare kërkon ndihmën dhe impenjimin tonë. Çdo pemë e djegur, çdo pemë e humbur është një e çarë në trupin tonë që rrezikon të sjellë probleme më të mëdha. Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë bashkë, sa nuk është tepër vonë.
3 Shtator 2025 -
Delet e Çërravës nuk mund të hanë… “panele diellorë”
Bregu i Lëndinave, ku blegtorët e mbetur kullosin bagëtitë e tyre, kërcënohet nga përmbytja me panele diellorë. Bashkia, në vend të ekomonstrave, mund të mendonte stane të bukura që do ta vlerësonin këtë zonë.
1 Shtator 2025 -
Turizmi ynë është turizmi që dimë të bëjmë
Edhe këtë vit turizmi ynë ishte turizmi që ne dimë të bëjmë: Njerëz me shtëpi, makinë, veshje të pastra borë, por që sapo mundemi plehrat i hedhim m’u te këmbët përtokë, pa e menduar gjatë. Turizmi ynë, edhe këtë vit ishte turizmi i kontradiktave që na identifikojnë: me bukuri të rralla dhe shëmti absurde që ende na kujtojnë se na duhet punë, punë, punë të arrijmë më të mirën tonë.
30 Gusht 2025 -
Simbolika e pallateve “ekzistuese” të kohëve të shkuara
Vila, rezorte luksoze, makina të shtrenjta dhe miliona euro pasuri sekuestruar trafikantëve të drogës tregojnë luksin fake që na rrethon dhe dëshirën për t’u distancuar. Përgjithmonë
28 Gusht 2025 -
Asgjë me tepri!
Në kohë të kohëve njerëzit u kërkonin ndihmë Perëndive, orakujve, t’i ndihmonin të qëndronin në shëndet, në ekuilibër, në harmoni. Ku të falen sot ata që kanë tepri?
25 Gusht 2025 -
Kuajt tanë!
Në pak ditë dy ngjarje tronditëse kanë kuajt si protagonistë. Cili është mesazhi që na vjen si shuplakë?
13 Gusht 2025 -
Turizmi, më të mirët nuk braktisen kurrë!
Kritikat për turizmin në Shqipëri janë të domosdoshme. Asnjë qejfmbetje, shërbejnë për t’u përmirësuar!
7 Gusht 2025
