Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë... Europianë!

    Europën fillimisht e kemi ëndërruar, disa prej nesh janë në mesin e saj si qytetarë të denjë e të përkushtuar. Për gjithë Shqipërinë ka nisur ushtrimi i madh e i përbashkët për t’u përmirësuar

  • Vjosa dhe ata që prekin apo mbrojnë Perënditë e Tokës sonë

    Prej disa vitesh, disa shqiptarë mes nesh, po kujdesen për zonat dhe bukuritë e vendit tonë. Po shërojnë plagë, rikthyen në Atdhe pelikanë e flamingo, kafshë të egra që kishin marrë arratinë nga gjuetarë të sjellë enkas nga jashtë t’ua vrisnin këlyshë e vezë në vendet që duhej të ishin mbrojtur po nga shqiptarë.

  • Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë për PD-në

    Në fshehtësinë e votës zgjedhësit e PD-së kanë dhënë qartë preferencat se me kë dëshirojnë të përfaqësohen në Parlament. A është e ardhmja e PD-së ekuilibri, puna, logjika, harmonia, opozitarizmi konstruktiv apo do të mbetet peng i zhurmës artificiale për të mbuluar gabimet e thella politike që vazhdon të bëjë?

  • Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

    Ndërsa Shqipëria ka zgjedhur të majtën e punës që po e ndryshon dhe do ta ndryshojë drejt Europës, në kokën e saj vlerat autentike të së djathtës Europiane janë të dukshme. Po të një të djathte autentike ama.

  • Pse Papa Leoni XIV u kërkon gazetarëve të botës të heqin gjuhën e urrejtjes e të muskujve?

    Edhe në Shqipëri e dimë mirë se dhuna nis nga gjuha dhe nëse gazetarët nuk e kontrollojnë gjuhën, kanë përgjegjësi në përhapjen e dhunës në vend të paqes dhe shërbimit korrekt. Papa këshillon të kundërtën.

  • Të shkojmë në votimet e 11 Majit si qytetarë dhe të civilizuar, është më e mira që mund të tregojmë

    Zgjedhjet e 11 Majit mund të tregojnë atë dëshirë të madhe të përbashkët për t'u bërë gjithnjë e më shumë qytetarë e të civilizuar! Shqiptarë të aftë të kuptojmë, respektojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin pavarësisht se si e mendojmë. 

  • Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

    Përgjatë vitit 2023 dhe 2024 një film i Paola Cortellesi-t përloti Italinë dhe sidomos të rinjtë. Ishte maji i 1946-s dhe gratë italiane do të votonin për herë të parë për të zgjedhur Republikën apo Monarkinë. Ai film iu tregoi të rinjve vlerën e jashtëzakonshme të të votuarit në Demokraci.

  • Vota e 11 majit dhe fjalët magjike në Preambulën e Kushtetutës sonë

    Pak herë i hedhim sytë mbi Kushtetutën tonë. Shpeshherë jemi mësuar të shpërfillim, të zvogëlojmë, të bëjmë qesharake çdo institucion, rol apo detyrë publike. Çdo gjë që përmban fjalën shtet, disa politikanë e kanë anatemuar aq keq sa e kanë zhvleftësuar.

  • Goditjet që Berisha ua jep përditë atyre që nuk duan Ramën

    "Thikat" e përditshme që Sali Berisha dhe klani rreth tij ua japin atyre që marrëzisht për ta punojnë, besojnë dhe votojnë, janë më të rënda e të tmerrshme sa ato që Sali Berisha ka dhënë në vite për kundërshtarët e tij. Ja përse.

     

  • Njeriu i butë, himni i Papa Françeskut për forcën e butësisë

    Trashëgimia e pamatë e një prej Papëve më interesantë të kohëve do të zbulohet dalëngadalë dhe do të ketë efektet afatgjata të një ilaçi çudibërës për të mirën e njerëzve të të gjitha kohëve.

  • Liria në demokraci dhe “liria” për të mos respektuar rregullat e saj: një kufi i domosdoshëm

    Në gjithë këto vite kemi parë shembuj të dhunimit të qartë të lirive në demokraci nga ata që duhet të jenë të parët t'i njohin dhe t'i respektojnë. Ne shqiptarët e kemi për detyrë ta kemi për zemër e të njohim më mirë nga të gjithë kufirin e hollë, por të domosdoshëm, mes lirisë dhe dhunës verbale apo fizike në emër të lirisë. 

  • La Sapienza, Ilaria Sula dhe fuqia e dijes te vajzat

    Një nga universitetet më prestigjoze në botë, i themeluar në 1303, emëron një sallë në nderim të kujtimit të vajzës me origjinë shqiptare. Ilaria Sula do të jetë qiriri i ndezur si dritë dije, guximi, shprese, por edhe alarmi ndaj dhunës së pabesë ndaj grave dhe vajzave.  

  • Pse ndikimet ruse në Shqipëri mund të dëmtojnë më shumë se kudo tjetër. Si t’i dallojmë?

    Jemi një vend i vogël ende në shtetformim, (të ndryshëm nga demokraci të tjera të konsoliduara), ku rruga drejt një demokracie perëndimore apo drejt një “demokracie” putiniane do të rezultonte për ne jetësore. Një kthim pas nën ombrellën e një drejtimi totalisht pa rregulla, në dorën e një familje, apo të një individi që ka për pasion “demokracinë me pikatore”

  • Pse duhet të njohim Diogjenin – filozofin që kërkonte “Njeriun” me një llampë në dorë

    Në kohën e homologimit në veshje, në sjellje, në pamje, disa, si Diogjenë të kohëve moderne, kanë dalë me llampën e tyre të ndezur edhe në mesditë për të kërkuar Njerëzoren mes nesh. A është kjo demode?

  • Një gazetar pa fakte nuk mund të shfaqë “superioritet etik dhe moral”

    Nëse do të kishim lexuar më shumë  letërsi “të verdhë”, do të kishim mësuar se disa copëza të një historie nuk janë asgjë. Madje mund të shfaqin të kundërtën e asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

  • Gazetarët duhet të jenë të lirë! Edhe nga Drejtësia!

    Drejtësia jonë e re nuk mund të krijojë një shtyllë kurrizore të shëndetshme dhe të drejtë, pa një media të pavarur dhe profesionale. E kundërta, do të ishte fatale për të dhe gjithë shoqërinë tonë.

  • Alba Malltezi: Epidemia finale pas të vërtetës së tradhëtuar

    Si një ortek që prej vitesh mbarset me gënjeshtra të fabrikuara, duket se sot, mbi shqiptarët po shohim epilogun e 30 viteve manipulim: Dihet kush i bën, dihet nga vijnë, njihet dora, stili, fryma. Po çdo ortek, e çdo epilog, sado i zhurmshëm, i frikshmë, apo i bujshëm, e ka një fund. Edhe në gazetarinë shqiptare, ky fund i manipuluesve profesionistë, është i pashmangshëm. Do të vijë.

  • Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë

    A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet gazetari Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.

  • Europa, Montesquieu, ligjet dhe dëshira e madhe për Drejtësi!

    Kur flasim për Europën dhe vendet Europiane, kur flasim për Perëndimin në përgjithësi të cilit ne përpiqemi t’i përkasim tërësisht, duhet të dimë mirë se me kë kemi të bëjmë. Jo vetëm njerëzit e fushës, ata për shembull që merren me Drejtësi. Perëndimi është një tërësi e përbërë nga Shtete, por mbi të gjitha nga individë të jashtëzakonshëm që u tretën për të ofruar më të mirën e një bashkëjetese të mrekullueshme.

  • Harmonia e rrallë fetare është pasuria jonë kombëtare që mund t’i ofrojmë Europës dhe botës

    Shumë prej shqiptarëve e kanë provuar paqen, qetësinë, heshtjen, shërimin në të martat e Kishës së Shna Ndoit ku katolikë, myslimanë, ortodoksë e bektashinj do t’i shohësh të ngjiten lart duke kërkuar, duke menduar, duke shpresuar vetëm për mirë. Sekreti ynë është ky.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv