-
A e ndjejmë urinë e Gazës?
Italia ndalon sot në solidaritet me aktivistët e anijeve të Flotilla-s, varkat me vela që po tentojnë të çojnë ushqim, ilaçe, ujë, për popullin e masakruar të Gazës, por që janë bllokuar dhe arrestuar.
3 Tetor 2025 -
Kur një histori bëhet diagnozë për të gjithë: Libri i Mirës një radiografi për kancerin, shoqërinë dhe shëndetësinë tonë
Nga dhimbja personale tek e vërteta kolektive: Dëshmia e Mira Kazhanit në librin e saj “Një ditë tjetër...” mund të jetë një diamant dhe një dhuratë për shoqërinë tonë dhe për gruan në këtë 1 Tetor rozë.
30 Shtator 2025 -
Një debat për patat dhe një dëshirë evoluimi dhe për PD-në
Një debat i ndezur mes shoqesh për mënyrën se si torturohen patat nga njerëzit për të arritur prodhimin e produktit ushqimor luksoz “foie gras” dhe një përfundim i tij me një vendim për të respektuar patat e gjora, nuk është ndryshe nga lindja e logjikës së debatit konstruktiv edhe në vendin tonë.
24 Shtator 2025 -
Deri kur Delegacioni i BE do të ketë durimin të na mësojë kulturën e dialogut?
Kultura e dialogut është e domosdoshme si ajri që thithim dhe si uji që pijmë, sidomos tek ne, në Shqipëri. Nuk mund të shohim edhe në 2025 skena mes dy palëve si të jenë dy grupe fëmijësh që luajnë me top poshtë pallateve e bëjnë sherr se topin e mban vetëm njëra palë, pastaj në mbrëmje të gjithë qahen dhe ankohen paneleve të studiove televizive pa bërë atë për të cilën janë votuar dhe paguhen.
19 Shtator 2025 -
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve...
Drejtësia në Shqipëri duhet të evoluojë, nga ndëshkuese, në Drejtësi që thërret me zë të lartë se kush është fajtor, por edhe kush i pafajshëm, kush është gënjeshtar, por edhe kush viktimë, kush grabit dhe por kush punon me ndershmëri dhe bën dasmën e fëmijëve me kokën lart, pa turbulluar një popull të tërë.
18 Shtator 2025 -
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues
Të rinjtë në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhet të sforcohen shumë për të qenë ndryshe. Të majtë apo të djathtë qofshin, duhet të fokusohen në dëshirën e madhe për të qenë konstruktivë dhe jo shkatërrues, dëgjues të aftë dhe jo sulmues e ofendues, të ndjeshëm për të kuptuar një ide të mirë edhe mes kundërshtarëve dhe një qëllim të vlefshëm edhe mes më të papëlqyerve.
6 Shtator 2025 -
Esenca e shqiptarëve që krijon harmoni e bukuri
Krijimi i bukurisë autentike është një karakteristikë që shihet në qëndismat, cohat, figurat, materialet e të parëve tanë. Aty, tek kombinimi i ngjyrave, zgjedhja e formave dhe simboleve, fshihet dhe ruhet sekreti i harmonisë njerëzore që përfaqësojmë.
4 Shtator 2025 -
Po djegim pyje, po lëndojmë pemë... disa po zhduken
Natyra shqiptare kërkon ndihmën dhe impenjimin tonë. Çdo pemë e djegur, çdo pemë e humbur është një e çarë në trupin tonë që rrezikon të sjellë probleme më të mëdha. Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë bashkë, sa nuk është tepër vonë.
3 Shtator 2025 -
Delet e Çërravës nuk mund të hanë… “panele diellorë”
Bregu i Lëndinave, ku blegtorët e mbetur kullosin bagëtitë e tyre, kërcënohet nga përmbytja me panele diellorë. Bashkia, në vend të ekomonstrave, mund të mendonte stane të bukura që do ta vlerësonin këtë zonë.
1 Shtator 2025 -
Turizmi ynë është turizmi që dimë të bëjmë
Edhe këtë vit turizmi ynë ishte turizmi që ne dimë të bëjmë: Njerëz me shtëpi, makinë, veshje të pastra borë, por që sapo mundemi plehrat i hedhim m’u te këmbët përtokë, pa e menduar gjatë. Turizmi ynë, edhe këtë vit ishte turizmi i kontradiktave që na identifikojnë: me bukuri të rralla dhe shëmti absurde që ende na kujtojnë se na duhet punë, punë, punë të arrijmë më të mirën tonë.
30 Gusht 2025 -
Simbolika e pallateve “ekzistuese” të kohëve të shkuara
Vila, rezorte luksoze, makina të shtrenjta dhe miliona euro pasuri sekuestruar trafikantëve të drogës tregojnë luksin fake që na rrethon dhe dëshirën për t’u distancuar. Përgjithmonë
28 Gusht 2025 -
Asgjë me tepri!
Në kohë të kohëve njerëzit u kërkonin ndihmë Perëndive, orakujve, t’i ndihmonin të qëndronin në shëndet, në ekuilibër, në harmoni. Ku të falen sot ata që kanë tepri?
25 Gusht 2025 -
Kuajt tanë!
Në pak ditë dy ngjarje tronditëse kanë kuajt si protagonistë. Cili është mesazhi që na vjen si shuplakë?
13 Gusht 2025 -
Turizmi, më të mirët nuk braktisen kurrë!
Kritikat për turizmin në Shqipëri janë të domosdoshme. Asnjë qejfmbetje, shërbejnë për t’u përmirësuar!
7 Gusht 2025 -
Gusht pa grushta
Ekzibicionizmi i luksit në garë me njëri tjetrin, edhe mes djemsh borxhlinjsh dhe biznesmenësh që nuk paguajnë dot rrogat e vartësve për muaj të tërë, tregon se jemi në një shoqëri Vipash të sëmurë nga egoja e të dukurit më shumë se nga dëshira e të qënit.
1 Gusht 2025 -
Vullneti për riparimin e indeve të shoqërisë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Fjalët e Fortlumturi Joanit me të rinjtë në kampet verore synojnë t’i përqendrojnë te arritja e paqes së brendshme për të arritur harmoninë e paqen dhe me të tjerët
23 Korrik 2025 -
Gëzueshëm
Si arrihet gëzimi i përhershëm dhe si dallon nga lumturia? Pse ka njerëz të gëzueshëm në glob pavarësisht rrethanave ku jetojnë dhe si jetojnë? Poetët, filozofët dhe një libër i mirë, mund të jenë “çelësi” i kësaj vere.
22 Korrik 2025 -
Vetmia e Padre Gabriel Romanelli-t në Gaza
Prifti katolik Gabriel Romanelli nuk e ka braktisur Gazën. Dje u plagos në këmbë gjatë sulmit të gabuar mbi kishën katolike Familja e Shenjtë. Nga Izraeli. Tre të tjerë mbetën të vrarë gjatë të njëjtit bombardim. Numër i vogël në krahasim me shifrat katastrofike që përcillen përditë.
17 Korrik 2025 -
Domosdoshmëri jetike për harmoni e ekuilibër!
Fjalët e ripropozuara këto ditë të një antropologu dhe albanologu të rrallë, Robert Elsie, në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga, duhet të na mbeten këmbanë në kokë: A do të mund të jetonte dot ai në Shqipëri?
15 Korrik 2025 -
I gjithë Shteti tek Onkologjiku!
Ndërsa spitalet zbukurohen, hilet e vjetra me “prishje aparaturash” vazhdojnë të qëndrojnë si rrjeta të tmerrshme merimangash mbi strukturat tona spitalore. Vetëm Shteti, me më të mirët e tij, mund të heqë këto rrjeta tmerri mbi shqiptarët në nevojë në dyert e onkologjikut.
30 Qershor 2025