Politikë
-
5 Maj 2023, 22:03
-
Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama është në panik, fitojmë mbi 30 bashki! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë
5 Maj 2023, 21:47Në zgjedhjet lokale të 14 majit, përveç ‘betejës politike’ mes mazhorancës dhe opozitës për kryebashkiakët, një pjesë e fushatës është e përqendruar edhe tek sigurimi i votave për Këshillat bashkiakë. Partitë e vogla të djathta, janë angazhuar në këtë pjesë, për të arritur të kenë përfaqësues në këto këshilla bashkiakë në mënyrë që të kenë një pasqyrim të mbështetjes që kanë ato në popull
-
-
-
Veliaj: Berishën dhe Metën i kanë braktisur të gjithë, edhe artistët, edhe demokratët! Sot nuk diskutojmë për dy parti, por të ecim përpara apo ta çojmë vendin mbrapa
5 Maj 2023, 20:11Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet, ftoi demokratët që të mendojnë për familjet e tyre dhe të bashkohen me ata që bëjnë vetëm punë dhe e çojnë vendin përpara. Ai tha se tashmë demokratët e kanë kuptuar që nuk duhet të shqetësohen për hallin e Saliut ‘non-grata’ dhe të Metës, që është fuksi i lagjes.
-
-
-
-
-
Rama i kërkon ish-socialistit Gjergj Mërkuri të tërhiqet nga gara për Sarandën: Ndërprit fushatën, asnjë votë jashtë PS! E di që të kanë rënë në qafë, eja bisedojmë
5 Maj 2023, 19:40Kryeministri Edi Rama u ndal në Sarandë nga ku ka pasur një thirrje për Gjergji Mërkurin, kandidatin e pavarur për Bashkinë e Sarandës, i cili u fut në garë pas një debate të zhvilluara në degën lokale të Partisë Socialiste. Rama i kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Mërkurit që ta ndërpresë fushatën për 14 majin, ndërsa qytetarëve u kërkoi që të mos çojnë asnjë votë jashtë radhës PS-së.
-
Sali Berisha shpall 'fitoren': E munda Ramën në Facebook, ta gëzojmë
5 Maj 2023, 18:52Sali Berisha ka shpallur fitoren në… Facebook. Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar një sondazh që nuk dihet ku e ka gjetur, pasi nuk e përmend.
-
-
Kush fiton në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë? Të martën në Report Tv sondazhi i fundit i 'Piepolit' për 14 Majin
5 Maj 2023, 17:53Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.
-
Zgjedhjet vendore, Veliaj takim me qytetarët: Në 14 maj fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun
5 Maj 2023, 17:38Në takimin me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në 14 Maj, sepse është e vetmja forcë që mendon për familjet e çdo shqiptari. Ai tha se PS do të fitojë bindshëm në të 27 Njësitë e Tiranës, por edhe në 4 bashkitë e tjera të Qarkut.
-
Rikthehet kompetenti, Boçi 'peshkon' një tjetër Italian dhe flet si Kryeministër
5 Maj 2023, 17:18Nuk kanë të ndalur çudirat me kandidatin e koalicionit të drejtuar nga “Partia e Lirisë” së Ilir Metës në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi. Pak ditë më parë ai prezantoi dhe nënshkroi në publik një memorandum bashkëpunimi me një kompani të quajtur “F5 Finance LTD”.
-
Roland Bejko takim me banorët e ‘Misto Mames’: Do i shpronësojmë banesat e prishura me vlerën e tregut! Ulim me 50% taksat
5 Maj 2023, 17:08Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Misto Mames. Bejko u prezantoi atyre pikat e programit për kryeqytetin, ku theksoi se nëse do ta votëbesojnë më 14 maj, do të ulë të gjitha taksat vendore me 50%.
-
PD krijon Këshillin Euroatlantik, Alibeaj: Do ta kthejë partinë në një alternativë qeverisëse! Qëndrimi i Berishës sot, si i Enver Hoxhës me anglo-amerikanët
5 Maj 2023, 17:01Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka krahasuar Sali Berishën me Enver Hoxhën, sa i përket qëndrimit që ai ka mbajtur në raport me ndërkombëtarët. Alibeaj tha se Berisha kërkonte që të bënte në Shqipëri një lëvizje anti-amerikane.
-
Berisha: Pas fitores së 14 majit, do shkojmë fitimtarë në zgjedhjet e përgjithshme
5 Maj 2023, 16:40Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral së bashku me dy kandidatët e bashkive përkatëse Mat, Skënder Gjuci dhe Klos, Bedri Hoxha. Berisha u shpreh në fjalën e tij se dy kandidatët përfaqësojnë dinjitetin dhe personalitetet e vërteta, duke akuzuar se janë e kundërta në krahasim nga kandidatët e Rilindjes.
-
Integrimi, ministrja suedeze për çështjet e BE për Report Tv: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, vendi i saj është në Union
5 Maj 2023, 16:34Ministrja suedeze për Çështjet e BE-së, Jessika Roswall vizitoi për herë të parë Shqipërinë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa dha një intervistë për Report Tv. Me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja Roswall thotë se është shumë i rëndësishëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
-