Politikë
-
Dikur ka qenë ndër personat e tij më të besuar, ndërsa tani thotë se do ta vriste. Ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg për ekzekutimin e deputetit demokrat Azem Hajdari këmbëngul se nuk ka kryer kurrë vrasje, por nëse do ta bënte, i pari do të ishte ish-kryeministri.
1 Nëntor 2022, 19:58 -
Topollaj në Report: ‘Bindja Demokratike’ s’garon për kryetar Bashkie në 14 maj, por mbështesim kandidatët e opozitës! Përçarja e PD do sjellë rezultat zhgënjyes
1 Nëntor 2022, 19:51“Bindja Demokratike” do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit, mirëpo synimi nuk është marrja e drejtimit të një kryetari Bashkie, por do të “luftojë” për Këshillat Bashkiak.
-
-
Rama nga Korça: Berisha 'non grata' s'ka si të mos ketë lidhje me financimin rus të PD! Shpif dhe nxit njerëzit që të shkatërrojnë çdo gjë
1 Nëntor 2022, 18:35Nga Korça, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të përmendë financimet ruse në PD dhe lidhjet me Sali Berishën. Ndonëse ky i fundit është përpjekur që të thojë se nuk ka gisht dhe pretendon se i përfshirë është vetëm Lulzim Basha, Rama thotë se ish kryeministri i shpallur ‘non grata’ nuk ka si të mos ketë lidhje.
-
-
Rama niset nesër drejt Gjermanisë, të enjten takim në kuadër të Procesit të Berlinit! Fokusi do jetë kriza energjetike dhe lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
1 Nëntor 2022, 18:48Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
-
Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Turqi, takohet me homologun e saj turk: Ankaraja partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin
1 Nëntor 2022, 18:40Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
-
Thanë se do dalin të vetëm në zgjedhje, Berisha paralajmëron grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, do e shihni
1 Nëntor 2022, 18:39Sali Berisha kërcënon grupin e Enkelejd Alibeajt, që ka deklaruar se do të dalin më vete në zgjedhje.
-
Kumbaro në Report Tv: Turizmi i kaloi pritshmëritë, kërkesa për Shqipërinë ende e lartë! Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën
1 Nëntor 2022, 18:19“Në janar synojmë të propozojmë statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën.” Kështu bëri me dije ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv. Teksa fliste për sezonin turistik, Kumbaro tha se turizmi i kaloi pritshmëritë ndërsa kërkesa e të huajve për të vizituar Shqipërinë mbetet e lartë.
-
'Ja ku jemi prapë!' Sokol Balla rikthehet në ekran, sot në Report Tv me një 'hard talk' me Edi Ramën
1 Nëntor 2022, 18:03Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari i mirënjohur Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV, në kanalin informativ më të suksesshëm sot në Shqipëri që sapo ka hapur selinë e re me studio të mëdha dhe moderne, hapësira inovative për stafin.
-
Rama nga Korça: Të rinjtë e vetëpunësuar në tregun online nuk e thonë sa fitojnë! Kanë frikë nga 'Tatimet'! Po bëjmë gati ligjin për nomadët digjitalë (VIDEO)
1 Nëntor 2022, 17:08Në takim me të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar në tregun online, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se ndodh shpesh herë që të mos deklarohen shumat e fituara për shkak të frikës nga Drejtoria e Tatimeve. Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se qeveria po punon për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.
-
-
Fitojnë deri në 4 mijë dollarë në muaj me punë online, e reja nga Korça: Na bënë meme! Harruan që flemë 2 orë! Rama: Tani do ju quajnë patronazhistë
1 Nëntor 2022, 16:55Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente. Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.
-
Reforma territoriale, Rithemelimi: PD e vetëdijshme se PS do rrëzonte propozimin! Nuk do na pengojë për të paraqitur alternativën me 97 bashki
1 Nëntor 2022, 15:56Rithemelimi ka reaguar për Reformën Territoriale që u diskutua dje në Kuvend duke thënë se PD është e vetëdijshme se PS do të rrëzonte propozimin e tyre. Në një deklaratë, Sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani u shpreh se PS pati qëndrim denigrues ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale.
-
Dështojnë negociatat brenda PD! Alibeaj: Dalim vetëm në zgjedhje! Na vunë kusht 'njihni Berishën si kryetar'! Paloka: E pavërtetë! Kërkuan anulimin e primareve
1 Nëntor 2022, 15:12Negociatat për bashkim brenda Partisë Demokratike kanë dështuar. Demokratët do të dalin të përçarë në zgjedhjet vendore të 2023. Pas 20 ditëve tentativa për bashkim, palët kanë dalë me akuza në drejtim të njëri-tjetrin.
-
Salianji: Qeveria favorizon monopolet, subvencionet zero! Po godet fermerët
1 Nëntor 2022, 13:48 -
Projekt-buxheti 2023, ministrja e Arsimit: Vitin tjetër tekste falas një përdorimshe nga klasa 1-3 ! Praktika për mësuesit ulet nga 1 vit në 3 muaj
1 Nëntor 2022, 12:45Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka prezantuar në Komisionin për Edukimin projektbuxhetin e vitit 2023. Ministrja Kushi u shpreh se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të jepen libra falas një përdorimshe nga klasa 1 deri në klasën e 3
-
I tha 'skizofrene', Ervin Salianji fiton ‘betejën’ me Evi Kokalarin, Apeli e shpall të pafajshëm
1 Nëntor 2022, 12:10Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme deputetin demokrat Ervin Salianji të pafajshëm në ‘betejën’ përballë aktivistes amerikano-shqiptare Evi Kokalari. Apeli rrëzoi sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që e kishte dënuar Salianjin për fyerje, duke e rrëzuar këtë akuzë dhe shpallur atë të pafajshëm. Salianji ishte dënuar me 50 mijë lekë.
-
Rama me fermerët në Dvoran: Ata që lenë tokën djerrë do kenë super taksim
1 Nëntor 2022, 11:45Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, do të ketë 'ndëshkim' për të gjithë fermerët që lenë tokën djerrë. Nga një takim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira. Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.
-