Politikë
-
Komisioneri Celibashi dhe Nënkomisionerja Pelinku kanë dalë në një komunikim me median pasi ka përfunduar numërimi i votave në 6 bashkitë që u votua dje.
7 Mars 2022, 18:42 -
-
-
Shifrat e 6 marsit/ PS rritje në të 6 bashkitë, arrin kulmin në Dibër me 20%, Berisha-Meta ngushëllohen me humbjen e Bashës
7 Mars 2022, 17:42Partia Socialiste pas 9 viteve në pushtet shënoi rritje në të 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në 4 njësi vendore ndikoi rënia e votave të opozitës së Bashës, Berishës dhe Metës.
-
-
Zef Brozi: Mbështetje Ukrainës, edhe Ballkani të ndëshkojë 'mini putinët' e tij
7 Mars 2022, 17:27Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, teksa ka komentuar agresionin rus në Ukrainë dhe dënimin që e gjithë bota po i bën Putinit, në një prononcim për Shqiptarja.com bën thirrje që Ballkani të ndëshkojë sa nuk është vonë disa 'mini Putinë' të tij.
-
-
-
-
Më 123 vota pro, Shqipëria miraton rezolutën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë! Duartroket ambasadori ukrainas! Rrëzohet amendamenti i LSI për dalje nga 'Open Balkan'
7 Mars 2022, 16:49Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe me 123 vota pro ka miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Në rezolutën e poropozuar nga mazhoranca dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Kjo rezolutë është dakordësuar nga 4 grupet parlamentare.
-
-
Shqipëria me 3 pole politike/ Arma e fundit e Bashës kundër Berishës, ndryshimi i dekriminalizimit dhe dekomunistizimi! Çfarë nënkupton paralajmërimi me reforma
7 Mars 2022, 16:32PD prek fundin dhe shënon disfatën më të thellë që nga themelimi, Basha vijon rezistencën dhe paralajmëron reforma të thella. Krahas reformës zgjedhore dhe territoriale, PD pritet të propozojë dy nisma kundër Berishës.
-
-
Ministrja e Jashtme takon homologun saudit: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit vëmendje të veçantë zhvillimeve në Lindjen e Mesme
7 Mars 2022, 16:13Në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ajo u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.
-
Forcë e dytë në 6 mars, Berisha: U tregua kush është opozita e vërtetë! Do e merrni PD? Do njoftojmë hapat në ditët në vijim
7 Mars 2022, 15:18Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' ka arritur që të dalë forcë e dytë në këto zgjedhje të 6 marsit, e ky rezultat për Sali Berishën, tregoi qartë se opozita e vërtetë nuk është Lulzim Basha. Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryedemokratit, duke e cilësuar si një 'klloun', i marrë peng e që nuk arrin dot që të marrë as votat minimale.
-
Basha justifikoi humbjen me numrin e ulët të votuesve, ironia e Patozit: E ke përdorur këtë metotë para 3 vitesh
7 Mars 2022, 15:08Ish-deputeti i Partisë Demokratike, një nga zërat kritikë të Lulzim Bashës, Astrit Patozi ka komentuar me ironi deklaratën e kryedemokratit i cili justifikoi humbjen pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje
-
Berisha tallet me Bashën: I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë
7 Mars 2022, 15:00Sali Berisha, i cili në këto zgjedhje ka arritur që të fitojë Shkodrën dhe të dalë forcë e dytë në Bashkitë e tjera, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.
-
Humbja e PD-së në zgjedhje, jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi
7 Mars 2022, 15:00Pas humbjeve të PD-së në 6 bashki, Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar. Lajmin e ka bërë vetë me dije Indrit Vokshi, në një postim në rrjetet sociale ku thotë se Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. Vokshi thekson po ashtu se nuk do të bashkohem as me 'opozitën e vërtetë' Sali-LSI as do të kthehet tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt
-
FOTO-LAJM/ Për herë të parë në 30 vite, PD nuk merr asnjë votë në një qendër votimi në Shkodër
7 Mars 2022, 14:28Për herë të parë pas 30 vitesh Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë votë në një qendër votimi në Shkodër. Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i dha votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati
-
Humbja në 6 bashki, vjen reagimi i parë kundër Bashës në radhët e PD-së! Gjekmarkaj paralajmëron dorëheqjen: Gati të mbaj përgjegjësi, çdo justifikim për humbjen i papranueshëm
7 Mars 2022, 13:40Humbjen në 6 bashki në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e konsideron si një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi
