Politikë
-
4 Prill 2022, 14:22
-
Monika Kryemadhi i kërkon informacion SPAKU-ut: Në çfarë faze janë hetimet për inceneratorët
4 Prill 2022, 14:05Pas depozitimit të kallëzimit penal në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve, për Erion Veliajn, Ëngjell Agaçin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon informacion këtij institucioni në lidhje me hetimet. LSI kërkon informacion në lidhje me kallëzimin e depozituar, se në çfazë janë hetimet
-
Dashnor Sula në Report Tv: S’kemi diskutuar për emra konkretë për zgjedhjen e presidentit! Kriza në PD vijon edhe pas largimit të Bashës! ‘Foltorja’ kërkon të tregojë ‘muskujt’
4 Prill 2022, 13:42Partia Demokratike nuk ka diskutuar për një emër konkret për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke u ndalur tek zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, deputeti Sula tha se edhe me largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, kriza nuk është zgjidhur. Sipas Sulës nuk ka një bashkim real mes demokratëve, ndërsa nënvizoi se më shumë është ndjerë një tregim ‘muskujsh’ nga ana e Foltores
-
Yuri Kim takim me Lindita Nikollën: Përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për reformën në drejtësi
4 Prill 2022, 12:30Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Kim shkruan se Parlamenti është një institucion thelbësor për demokracinë. Diplomatja amerikane thotë se SHBA përshëndet mbështetjen e Parlamentit ndaj reformat në drejtësi, e cila është domosdoshmëri për integrimin në BE.
-
Presidenti i ri, negociata PS-PD? Alibeaj shihet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku ishte edhe grupi negociator socialist! Reagon deputeti: Nuk ka pasur bisedime
4 Prill 2022, 11:26Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur negociatat për emrin e Presidentit të ri të vendit. Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik por procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj.
-
Vakanca nga dorëheqja e Alqi Bllakos, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majko
4 Prill 2022, 10:52Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Pandeli Majkos. Që nga ky moment, Majko është zyrtarisht deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, duke plotësuar vakancën e krijuar nga Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për dosjen e inceneratorit të Fierit.
-
NATO shënon 73-vjetorin e themelimit, Xhaçka: Sot aleanca më e nevojshme se kurrë, krenare për Shqipërinë
4 Prill 2022, 09:10E themeluar në Washington më 4 prill të vitit 1949 nga 12 shtete themeluese, sot, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon 70 vjet aleancë me aktualisht 30 shtete anëtare, në mesin e të cilave është Shqipëria. Ky përvjetor i themelimit të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë bëhet edhe më i rëndësishëm sot kur lufta në Ukrainë po trondit gjithë globin.
-
-
-
-
Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm
3 Prill 2022, 20:44Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet
-
-
-
-
-
-
Kreu i degës nr. 4 të PD: Privatizimi i partisë s’e sjell atë në pushtet! Demokratët ose duhet të jenë me Rithemelimin, ose përjashtohen si ‘Bashistë’, kjo nuk është hapje
3 Prill 2022, 18:50Kreu i degës nr. 4 të PD në Tiranë, Ervin Goxhaj shkruan se bashkimi që po kërkohet aktualisht në PD nuk po ndodh me frymën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës, por demokratët të bëhen pjesë e Rithemelimit dhe të përjashtohen të gjithë përkrahësit e Bashës.
-
Salianji nga Korça: Bashkimi i demokratëve vetëm përmes votës dhe jo proceseve të njëanshme! PD s’ka ende propozim për Presidentin, kujt i është përmendur emri ta përgënjeshtrojë
3 Prill 2022, 18:26Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar me strukturat e PD në Korçë ka theksuar se bashkimi i PD duhet të vijë përmes votës së lirë dhe jo proceseve të njëanshme. Lidhur me emrin e Presidentit të ardhshëm, Salianji tha se nuk ka pasur diskutim brenda grupit për këtë, ndërsa shtoi se çdo emër i hedhur në konsum nuk do i shërbente interesave të opozitës.
-
Basha nga Shkodra: Kur Berisha do marrë përgjegjësinë e të iki si unë? I fryn përçarjes dhe nxit dhunën për interesa familjare! Vendimi i gjykatës ilegjitim, PD s’bën para me 'Non Gratat'
3 Prill 2022, 19:59Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kush do e bëjë të njëjtën gjë edhe Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti, ndërsa vendimin e gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishë e cilësoi ilegjitim dhe tregues të korrupsionit në drejtësi. Basha shtoi se PD nuk bën dot para me “non gratat”.
-
Civilët e ekzekutuar në Bucha të Ukrainës, Rama: E tmerrshme, duhet hetim i pavarur të krimeve të tilla! Meta: Kjo është makineria vrasëse e Kremlinit! Ministrja e Jashtme: Pamjet mizore
3 Prill 2022, 17:40Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar për pamjet e vrasjes së civilëve në Ukrainë nga ushtria ruse, për tmerrin që tregohet nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë. Për pamje tronditëse ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët kanë kërkuar nisjen e hetimeve të pavarura në Bucha për këto krime lufte.