Politikë
-
Të premten, kryesocialisti Edi Rama pritet të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjet në 6 bashki. Por edhe pse takimet kanë nisur në kampin djathtë situata duket më e vështirë, me Lulzim Bashën që nuk ka nxjerrë asnjë emër dhe me Berishën që po përpiqet të nxjerrë nga baza emrat e kandidatëve të tij por me siglën e PD-së.
26 Janar 2022, 19:48 -
Fotoja nga Lëpusha fiton konkursin e Ramës për Vitin e Ri 2022! Kryeministri: Do ta kthejmë në traditë! Të rinjtë, prioritet i qeverisë
26 Janar 2022, 19:42700 qytetarë morën pjesë në konkursin e hapur në rrejtet sociale nga kryeministri Rama për foton, videon dhe urimin më të bukur për Vitin e Ri. Një foto me pamje nga Lëpusha rrëmbeu çmimin e kryeministrit, ndërsa ai premtoi që ky konkurs të kthehet në traditë.
-
Zgjedhjet e pjesshme lokale, komisioni i Berishës nxjerr 4 emra për Bashkinë e Lushnjës, të dielën zgjidhet kandidati
26 Janar 2022, 19:41Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka shpallur emrat e 4 kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret, ku njëri prej tyre do të përzgjidhet si kandidati i për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
-
-
Berisha akuza Agron Kapllanajt: More milionat nga PS për ndërtimet te 5 maji! Demokrati: Ish-kryeministrit non-grata si del inati që Fieri është me Bashën! PD: Sulmet nga njerëz të tillë, të padëmshme
26 Janar 2022, 19:12Sali Berisha ka akuzuar Agron Kapllanaj, kreun e komanduar të degës së PD Fier, se ka përfituar milionat nga PS për ndërtimet. Kjo ka sjellë reagimin e Kapllanajt duke i cilësuar shpifje pasi Berisha nuk e pranon dot se demokratët e Fierit janë me Bashën. Ndërsa vetë PD shkruan se këto sulme janë të padëmshme kur vijnë nga persona të korruptuar si Sali Berisha.
-
Ikin dritat, Bashës i 'dështon' shëtitja në pedonalen e Korçës (VIDEO)
26 Janar 2022, 19:01 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Pëllumbi në Report Tv: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së
26 Janar 2022, 18:29Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.
-
Basha takim me demokratët në Korçë: Presidenti, Kryeministri e Kreu i Kuvendit të justifikojnë pasurinë! Burg për ata që kanë marrë pushtetin me ndihmën e krimit
26 Janar 2022, 18:23Për Sali Berishën, Edi Ramën e Ilir Metën, Basha tha se janë kthyer në '3 aktorë' të një drame që po rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndalur te akuzat e Berishës, Basha tha se qëllimi i tij është të çojë hapa pas Shqipërinë, por shprehu me forcë se ai nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve e ofendimeve.
-
'Nuse dhe dhëndër', Kryemadhi fton në kërcim sfidues Metën (VIDEO)
26 Janar 2022, 18:04Me një postim në story në Instagramin e saj ajo ka postar një video të një çifti duke kërcyer dhe sfiduar njëri-tjetrin, ndërsa i ka bërë tag presidentit (bashkëshorti të saj), Ilir Meta.
-
Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë, përplasen me mbështetësit e kryedemokratit (VIDEO)
26 Janar 2022, 17:23Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.
-
Berisha mëson SHBA-në si të luftojë korrupsionin, sulmon Yuri Kim: Mos u sill si sekretare ideologjike e PS dhe mos inkurajo prokurimet direkte
26 Janar 2022, 17:16Edhe pse vetë u fut në listën e zezë të SHBA pikërisht për korrupsionin që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në qeverisje të vendit, Berisha ka vendosur "t'i jap leksione" ambasadores Yuri Kim duke i rekomanduar që në vend që të inkurajojë prokurimet direkte, duhet të këmbëngul në tenderat e hapur.
-
-
-
Helidon Bushati dha dorëheqjen, Basha e zëvendëson menjëherë me Enkelejd Alibeajn
26 Janar 2022, 14:40 -
Veliaj takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike: Asnjë betejë nuk është e pamundur, as kjo me FSHF! Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm
26 Janar 2022, 14:21Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin ëndrrat e tyre.
-
Raporti i Transparency International, reagon PD: Lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar! Jemi të vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë
26 Janar 2022, 13:52Partia Demokratike thotë se lufta kundër korrupsionit, është interes kombëtar dhe se PD është e vendosur që t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Duke ju referuar raportit të Transparency International, për korrupsionin, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, tha se ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.
-
Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko
26 Janar 2022, 13:51Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.
-
‘Në kulmin e debateve për kreun e FSHF-së, a u përdorën tatimet politikisht për kontroll në biznesin e Dukës?’, përgjigjet ministrja e Financave: Ishte rastësi
26 Janar 2022, 13:26Kontrolli tatimor në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të FSHF-së, në kulmin e debateve politike dhe sulmeve ndaj Armand Dukës, ishte rastësi. Kështu tha në një prononcim për gazetarët, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj teksa u pyet nëse janë përdorur tatimet politikisht për të ushtruar kontroll në biznesin e vëllait të kreut të FSHF-së.
-
Miratohen projektligjet për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësirat doganore! Kosova së shpejti me pikë doganore në Portin e Durrësit
26 Janar 2022, 13:15Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se sot se në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ibrahimaj tha se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit
-
Zgjedhjet e 6 marsit, mbështetësit e Berishës në Durrës propozojnë kandidatët e tyre! Më 30 janar përcaktojnë rivalin e socialistes Sako dhe kandidatit të Bashës
26 Janar 2022, 13:13Mbështetësit e lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike në Durrës kanë propozuar 10 emra si pretendent për të konkurruar neë njeë gareë brenda PD siç e quajnë ata.