Politikë
-
10 Mars 2022, 14:23
-
Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar
10 Mars 2022, 14:10Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve. Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.
-
KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës si pasojë e mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë
10 Mars 2022, 13:37Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO - Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse. KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s gëzon statusin e anëtarit të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës.
-
-
-
Meta publikon shifrat: Mbi 930 mijë qytetarët jetojnë me të ardhura 5.5 dollarë në ditë! Koha për të mbështetur pa vonesë familjet në nevojë
10 Mars 2022, 12:17Kostoja e rritjes së nivelit të jetesës në vend, ka nxitur presidentin Ilir Meta te reagojë, duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbështetur familjet që jetojnë me të ardhura minimale. Kreu i shteti ka publikuar në rrjetet sociale të ardhurat për banorët që jetojnë në vendin tonë, kryesisht për pensionistët, ato me ndihmë ekonomik apo edhe për të papunët.
-
Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi nisur monitorimin e tregut që në shkurt, nuk jemi ne që ulim çmimet
10 Mars 2022, 11:57Në një kohë kur socialisti Erion Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencën bën me dije se ka nisur monitorimin e tregut që në muajin shkurt, e ndërsa në reagimin e tyre thuhet se nuk mund të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimi, pasi kjo sipas tyre shkon përtej kompetencave që i ka dhënë ligji.
-
-
Duma refuzon ftesën e Berishës: PD duhet të ecë përpara, jo pas! Basha të dorëhiqet, s'ka mbështetjen e shumicës së deputetëve
10 Mars 2022, 11:40Grida Duma ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen teksa refuzoi ftesën e Sali Berishës, për t'iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit.
-
-
Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006! S'keni marrë masa për zhvillimin serioz të procesit
10 Mars 2022, 10:51Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022
-
Basha më në fund e pranon: Humbja e 6 marsit mësim i madh! Gati të bëj çdo gjë në interesin e PD, gjithkush do të marrë përgjegjësitë, duke filluar nga unë! Duma: Të ikë si Berisha
10 Mars 2022, 10:25Për Lulzim Bashën, 6 marsi ishte një mësim për Partinë Demokratike, prandaj tani më ka nisur një proces reflektimi brenda vetë demokratëve, e ku të gjithë do të marrin përgjegjësi, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të nisë nga ai i pari.
-
-
-
Report Tv siguron raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ja konkluzionet e PS dhe PD
10 Mars 2022, 09:32Report Tv ka siguruar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Incenerstorët. Këtij raporti i janë bashkangjitur edhe konkluzionet e dy palëve, asaj të mazhorancës si edhe asaj të opozitës.
-
Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013
10 Mars 2022, 09:15Pas gati 10 orësh seancë parlamentare, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dhe 34 kundër raportin e mazhorancës për Komisionin hetimor të inceneratorëve. Ndërkohë që raporti i opozitës i paraqitur nga Jorida Tabaku është rrëzuar me shumicë të cilësuar duke mos marrë as votat e vetë opozitës në kuvend. Kuvendi ka rrëzuar raportin e PD-së me 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.
-
Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët
9 Mars 2022, 22:42Teksa qeveria është angazhuar që në 1 qershor të ndalë përdorimin e qeseve plastike në kuadër revolucionit mjedisor, komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese vendosi gjobitjen e prodhuesve, por jo të qytetarëve. Por kundër ligjvënësve doli propozuesja e projektligjit, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.
-
PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'
9 Mars 2022, 22:04Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
-
KLGJ i përgjigjet Metës: E kemi trajtuar me prioritet plotësimin e Gjykatës së Lartë, në asnjë moment nuk është zvarritur! Pengesat që hasim në proces
9 Mars 2022, 21:27Këshilli i Lartë Gjyqësor i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e kritikoi se po zvarrit procesin për të plotësuar Gjykatën e Lartë. Me emërimin e Gentian Medjës, Gjykata e Lartë është bërë me 11 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë.
-
Rusia bombardoi spitalin në Mariupol, Xhaçka: Akt barbar! Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të koordinohen me partnerët për t'i bërë presion Moskës të ndalojë sulmet ndaj civilëve
9 Mars 2022, 21:17Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar sulmin e Rusisë mbi spitalin në Mariupul, ku sipas autoritete të Ukrainës raportohet për shumë të vdekur, teksa nën gërmadha kanë mbetur edhe fëmijë.