Politikë
-
Formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë banorëve të Tiranës në shtëpi. Qytetarët mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Ndërkohë qytetarët kanë mundësi që t’i plotësojnë formularët e pyetjeve për bashkëqeverisjen edhe online
23 Janar 2022, 10:46 -
Edi Paloka inkriminon veten: Manipulova votat për zgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së! (Tërhiqet nga lëvizja e Berishës?)
22 Janar 2022, 22:35Edi Paloka, në përpjekje për mbrojtur Sali Berishën në këtë përballje, ka pohuar se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh. Ai ka inkriminuar veten e tij për të argumentuar arsyen se përse nuk është pjesë aktive e Komisionit të Rithemelimit.
-
Friedrich Merz konfirmohet në krye të CDU-së, Basha: Pres të punojmë më afër së bashku për të ardhmen europiane të Shqipërisë
22 Janar 2022, 20:53Basha shprehet se pret të bashkëpunojë gjithnjë e më shumë me partinë simotër, në partneritet të fortë për vlerat europiane dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
-
-
-
Tabaku nxjerr dokumentin për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë
22 Janar 2022, 17:21 -
-
Padia kundër KLP, Gazment Bardhi: Prokurori i bandave, kandidat për SPAK! Sistemi i drejtësisë në provë brenda vetes
22 Janar 2022, 17:07Sipas Gazment Bardhit, Alfred Shehu i ka shërbyer bandave të Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa thekson se u kap në flagrancë duke mashtruar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa pasi kaloi vettingun u përzgjodh në SPAK.
-
Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, Basha-Berishës: Çfarë primaresh do bësh ti? A ka njeri që s'i njeh kulisat e 'Foltores'? Mesazhi i fshehur që i përçoi ish-kryeministrit nga Durrësi
22 Janar 2022, 16:57Lulzim Basha e ka komentuar me ironi vendimin e Sali Berishës për primare në parti për kandidatin e Durrësit. “Ku i pyete ti demokratët”, tha Basha nga Durrësi, e ndërsa është shprehur se shpallja ‘Non Grata’ e Berishës ishte një ‘shok’ në fillim, por tashmë është shndërruar në një vijë të kuqe ndarëse mes tij dhe PD! Edhe kësaj here, Basha u prit me protesta, ku mes mbështetësve të dy palëve nuk munguan fyerjet.
-
VIDEO-LAJM/ Ja si reagoi Basha pas masakrës së 21 janarit
22 Janar 2022, 16:49Sot 11 vite nga 21 janari, ende nuk ka asnjë fajtor përpara drejtësisë dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se deklarata e Lulzim Bashës asokohe ministër i Brendshëm se kjo ngjarje kriminale do të zbardhej, ishte thjesht një kortezi “sa për të thënë”.
-
21 janari vijon të bashkojë Bashën dhe Berishën, si u tërhoq kreu i PD-së nga rrëfimi i krimit, një dëshmi që i implikon të dy
22 Janar 2022, 15:45Berisha dhe Basha shkuan në prag gjakderdhje për selinë e partisë, por vijojnë të zbatojnë kodin e heshtjes për 21 Janarin. Kreu i PD-së dha një sinjal reflektimi në dhjetor 2021, por u tërhoq. Bamir Topi ka rrëfyer se Berisha e përdori Bashën si korrier për të sabotuar hetimet e prokurorisë për zbardhjen e krimit të 21 Janarit
-
Çadra në çdo bashki për Këshillimin Kombëtar! Cano në Report TV: 3 metoda për të pyetur shqiptarët
22 Janar 2022, 15:39Jo vetën online e nëpërmjet postës, por Qeveria do të ngrejë çadra në çdo bashki për të pyetur shqiptarët në nismën e Këshillimit Kombëtar. Për Report tv, Eridiana Cano, drejtoresha e Agjencisë për dialog dhe bashkqeverisje tregon se anketimi do të aplikohet me target grupe dhe zona të ndara.
-
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'
22 Janar 2022, 14:49Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.
-
Basha: Berisha simbol i korrupsionit që po i vjen vërdallë Shqipërisë, 'virozë' që do bëjë ciklin e vet! Më 8 janar tentoi t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij
22 Janar 2022, 13:29Për Bashën, Berisha është një 'virus' që do të bëjë ciklin e tij e detyrimisht do të ketë dhe pasojat. Duke u kthyer edhe njëherë te protesta e dhunshme e 8 janarit, Basha tha se Berisha ishte gatu t'i vinte flakën selisë së PD-së, vetëm për karrigen.
-
-
25 vite nga dhuna ndaj Edi Ramës! Gazetat e kohës: Goditet për vdekje nga falangat e pushtetit të PD! Ishte duke shkruar kundër Berishës
22 Janar 2022, 12:36Më 22 janar 1997 u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i atëhershëm i Akademisë së Arteve, kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmin atë kohë e pati botuar “Koha jonë”.Sipas lajmit të botuar nga 'Koha Jonë' atëherë Rama po përgatiste një intervistë kundër pushtetit të Berishës.
-
Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 16 mijë qytetarë plotësuan pyetësorin online në 24 orët e para
22 Janar 2022, 12:32Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar formularin online në Këshillimin Kombëtar, në 24 orët e para.
-
Berisha 'Foltore' në Rrëshen, kritikon termin 'vëllazëri' gjatë vizitës së Erdogan: Ne të tjerët i kemi miq, vëllezër jemi me njëri-tjetrin
22 Janar 2022, 11:56Ish-Kryeministri Sali Berisha, vijon 'Foltoret' në qytete të ndryshme të vendit. Në Rrëshen me mbështetësit e Mirditës, Berisha tha se misioni i tij është rrëzimi i regjimit dhe rivendosja e pluralizmit. Berisha përmendi edhe një herë vizitën e Presidentit turk Erdogan në Tiranë dhe shprehu kundërshtinë e tij për termin vëllazëri që u përdor gjatë takimit.
-
Zgjedhjet e 6 marsit, fushata nis më 19 shkurt! 'Lufta' në PD shkon në KQZ, Celibashi i 'mbyll derën' Berishës, pranon përfaqësuesit ligjorë të Bashës
22 Janar 2022, 11:00Vetëm 14 ditë do të jetë fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki më 6 mars. Nisja e fushatës do të jetë më 19 shkurt dhe vendimin e ka marrë sot Komisioni Rregullator i KQZ. Ndërkohë që përplasja në PD është transferuar edhe në KQZ. Kaso kundërshtoi përfaqësuesit e PD-së por kryekomisioneri Celibashi i tha se ata janë zyrtarisht përfaqësuesit ligjorë
-
Mali i Zi, mbështetësit e partive proserbe protestojnë kundër formimit të qeverisë së pakicës! E quajnë shqiptarin Abazoviç tradhtar
21 Janar 2022, 22:17Disa qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, protestuan të premten mbrëma në disa qytete malazeze. Protestat u zhvilluan në Podgoricë, Nikshiç dhe Berane ku morën pjesë ithtarët e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç dhe të partive proserbe në Mal të Zi.