Politikë
-
Kryeministri Edi Rama mëngjesin sotëm ka publikuar një video nga kantieri i stadiumit të ri "Zeqir Ymeri", në Kukës.
11 Maj 2021, 08:15 -
Ivi Kaso në Report Tv: Kemi dyshime për deputetë me të shkuar kriminale! S’ka bashkëpunim Rama-Basha, PD do jetë në parlament në betejë me mazhorancën
10 Maj 2021, 22:35Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se kanë dyshime dhe prova se deputetë të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit janë me të shkuar kriminale.
-
Tabaku: Aqif Rakipi kërkoi prej dy vjetësh të takojë Bashën dhe u refuzua! Kryedemokrati është modeli politikë më i miri në PD
10 Maj 2021, 21:35Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-kryetari i PDIU-së Aqif Rakipi prej dy vjetësh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për t’u bashkuar me PD-në, por sipas saj kryedemokrati e ka refuzuar.
-
-
PD kërkon përsëritje të zgjedhjeve, Ndreu: Paskeni qenë syleshë, çuditët dynjanë me përralla e fantazi idiote
10 Maj 2021, 21:17PD depozitoi në KAS dosjet që sipas saj, përmbajnë faktet dhe provat se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe dhe të përsëriten ato.
-
Kërkesa e PD dhe LSI për ripërsëritje të zgjedhjeve/ Klosi: E palogjikshme dhe jo ligjore! Fleta e votimit me numra e çuditshme, mu duk sikur u ngatërrova gjatë votimit
10 Maj 2021, 21:13Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.
-
Kreu i delegacionit të PE përgëzon Ramën për 25 prillin: Zgjedhje të mirëorganizuara, procesi i qetë! Hap drejt pranimit tuaj në BE, ju mbështesim
10 Maj 2021, 20:04Kryetari i Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, ka uruar dhe përgëzuar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa i konsideron zgjedhjet të qeta Kefalogiannis vlerëson se procesi i ishte i mirëorganizuar pavarësisht sfidave
-
Rivotim në 9 qarqe, analisti Çupi: PD e mbylli ciklin e saj, po shmang vëmendjen për dorëheqjen e Bashës! Qëndrimi i Metës në presidencë, rrezik për stabilitetin në vend
10 Maj 2021, 19:43Me kërkesat për rivotim në 9 qarë, Partia Demokratike po kërkon të shmangë vëmendjen nga zërat që duan largimin e Bashës nga kryesimi i partisë, shprehet analisti Frrok Çupi në një intervistë për Report Tv. Ndërsa për qëndrimin ende i Ilir Metës në presidencë, Çupi e vlerëson si një rrezik për stabilitetin në vend.
-
Bardhi: Shqipëria në udhëkryq për blerjen e votës nga krimi i organizuar! Beteja për zgjedhjet ia vlen
10 Maj 2021, 19:18Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas raportit të publikuar sot nga Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor
-
Kostaq Papa kërkesë ankimore me shkrim dore në KQZ: Të shpallen të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në Tiranë
10 Maj 2021, 17:08Kostaq Papa si pjesë e koalicionit ABEOK ka bërë kërkesë ankimore me shkrim dore në KQZ lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Duke kërkuar që të shpallet i pavlefshëm rezultati i zgjedhjeve në Tiranë, ABEOK kërkon që edhe rinumërim të votave të pavlefshme të gjithë qarkut
-
-
Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë
10 Maj 2021, 14:23Me Korçën dhe Vlorën bëhen 3 qarqet që LSI ka ankimuar vetëm me argumentimin se ka ndikuar vendimi i Komitetit të Ekspertëve për karantinim e të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
-
PD kallëzim në SPAK: U arrestua dhe u lirua me urdhër të Ramës krimineli që blinte vota për kandidatin socialist Frrok Gjini në Shkodër
10 Maj 2021, 13:16Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi ka bërë të ditur se ka kallëzuar në SPAK, kryeministrin Edi Rama, Frrok Gjini, kandidat i PS i renditur i 5-në listën për Shkodrën dhe disa të tjerë nën akuzën e blerjes së votave.
-
Shkarkimi i Metës/ Ende asnjë qëndrim nga Basha por Berisha e merr në mbrojtje dhe kërcënon Ramën: Po firmos fundin e krimineli puçist
10 Maj 2021, 12:57Kur ende nuk kemi një qëndrim zyrtar nga ana e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për iniciativën e Kuvendit për shkarkim të Metës, Sali Berisha ka komentuar në Facebook me një gjuhë shumë të aspër karshi kryeministrit dhe mazhorancës. Ai paralajmëron Ramën se po firmos kështu fundin e tij të shpejtë.
-
Rama nxjerr pamjet nga Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT: Nuk ka kohë për pushim (VIDEO)
10 Maj 2021, 12:17Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Kreu i qeverisë nënvizon se ky është një investim i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend
-
Meta: Shqipëria e para në rajon për kapjen e shtetit nga biznesi, komplot kundër demokracisë
10 Maj 2021, 12:14Teksa ka postuar një lajm për një studim të publikuar së fundmi nga një organizatë e quajtur SELDI “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”, Presidenti Meta ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës.
-
Rama fton për bashkëpunim PD pa LSI-në, reagon selia blu: Po bën diversion, kjo nuk na ndalon nga beteja jonë për rikthimin e demokracisë
10 Maj 2021, 11:26Partia Demokratike i ka cilësuar si diversion mes koalicionit opozitar për të larguar vëmendjen nga masakra elektorale e bërë më 25 prill, deklaratat e kryeministri Edi Rama se nuk do të bashkëpunojë kurrë me LSI , por shtrin dorën e bashkëpunimi me PD.
-
-
-
Rama: Konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri! Ilir Meta, personazh grotesk e anti-ligjor, do e shkarkojmë në bllok për të çminuar Presidencën (VIDEO)
10 Maj 2021, 10:26Kryeministri Edi Rama është i vendosur për shkarkimin e Ilir Metës, të cilin e cilëson një personazh grotesk dhe anti-ligjor tha se do konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri. Ndërsa theksoi se marrëdhëniet me PD gjatë këtij mandate do të njohin një dimension të ri, larg politikës së vjetër konfliktuale.