Politikë
-
11 Qershor 2021, 11:31
-
-
Nesër Kongresi i PS, Balla shpalos agjendën, përshëndet Urdhrin Ekzekutiv të Biden: Berisha të heshtë! Zgjedhjet në PD? Mesa duket fiton Basha
11 Qershor 2021, 11:09Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Selia rozë, shpalosi me pak fjalë axhendën e Kongresit të kësaj force politike që do të zhvillohet nesër në stadiumin 'Air Albania.
-
Në prag të vendimit të Këshillit Europian, SHBA shpreh hapur mbështetjen: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa vonesa
11 Qershor 2021, 10:09Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të Bashkimi Europian të përcaktojë një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
Plani i Qeverisë Kurti/ Rama: Padia për gjenocid nuk do të sillte rezultate, Kosova të shohë drejt së ardhmes! Duhet të konsultohet me partnerët
11 Qershor 2021, 09:45Në miratimin që i bëri programit qeverisës nëj muaj më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi një lëvizje shumë të fortë, duke shprehur vendosmërinë e qeverisë së drejtuar nga ai për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.
-
Arritje historike në arenën ndërkombëtare! Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB me 175 vota nga 117 të nevojshme! Prioritetet kryesore të vendit tonë
11 Qershor 2021, 08:48Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Ajo mori 175 vota nga 117 të nevojshme duke u bërë anëtare e përkohshme në këtë këshill, me një mandat 2-vjeçar. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.
-
-
Berisha: Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD-së, urdhri i Biden s’ka lidhje me mua! Do punoj që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen!
10 Qershor 2021, 23:08Urdhri Ekzekutiv i Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar, për Sali Berishën nuk ka asnjë lidhje me të. Ai ka bërë edhe një deklaratë të papritur ku ka thënë se mund të rikthehet sërish në krye të PD.
-
Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA: Le ta përgënjeshtroj! Në PD ka shumë ish-sigurimsa, të hapen dosjet
10 Qershor 2021, 22:55Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Më herët Harxhi tha se SHBA ia ka refuzuar Lulzim Bashës, ndërsa sot nga Malësia e Madhe në prani të demokratëve tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.
-
Taulant Balla: E kam gati padinë për Bashën! Ka hedhur akuza të pavërteta ndaj meje para disa ditësh
10 Qershor 2021, 22:36Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se do të depozitojë një padi në gjykatë kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas disa deklaratave që ky i fundit ka bërë në Elbasan.
-
Mediat serbe akuza Kurtit: Nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët! Qeveria e Kosovës: Marrëveshja u tërhoq nga Rama, kishte dallime mes Kosovës e Serbisë
10 Qershor 2021, 22:19Mediat serbe kanë shkruar se në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur sot në Tiranë, Albin Kurti ka refuzuar të firmos deklaratën e përbashkët, kjo pasi sipas tyre në deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”. Por ky lajm është hedhur poshtë nga vetë qeveria e Kosovës duke e cilësuar si të pavërtetë.
-
Berisha ‘non grata’ nga SHBA, Shehaj: Vendim politik i DASH, s’kemi fakte! Do jetë në grupin parlamentar
10 Qershor 2021, 22:05Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj ka folur lidhur me vendimin e DASH për shpalljen, ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Shehaj tha se nuk dëshiron të komentojë një vendim politik të SHBA, teksa shtoi se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.
-
Rama nxjerr foton me Albin Kurtin, të përqafuar dhe të buzëqeshur krah njëri-tjetrit
10 Qershor 2021, 21:54Këtë kryeministri Rama e ka treguar edhe në një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet i përqafuar dhe i buzëqeshur krah kryeministrit Albin Kurti, gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Tiranë.
-
Zgjedhjet në PD, Basha: Me 13 qershor i japim përgjigjje Ramës
10 Qershor 2021, 20:50Edhe pse 13 qershori është një garë brenda PD, Lulzim Basha e shikon si një garë për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama.
-
Integrimi në BE, Holanda: Përparim me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit, hapja e negociatave me Shqipërinë të ndodhë sa më shpejt
10 Qershor 2021, 20:11Pak ditë më parë Holanda i dha ‘dritën jeshile’ Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Këtë qëndrim e konfirmoi po sot edhe Ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag para parlamentit holandez.
-
Zgjedhjet në PD, Ristani sulmon Bashën: Gara po zhvillohet pa madalitetet e përcaktuara në rregulloren e brendshme! Ke shkelur ligjin dhe statutin e partisë
10 Qershor 2021, 19:43Të dielën anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë për të zgjedhur kreun PD-së, ku në garë janë kreu aktual që kërkon rikonfirmimin, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Ftabardh Kadilli
-
Urdhri për bllokimin e pasurive të personave non-grata, gazetarja: Dëshmi se SHBA është në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit
10 Qershor 2021, 19:16Vendimi i administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të bërë publik urdhrin për bllokimin e pasurisë së personave ‘non grata’ edhe për shqiptarët pjesë e kësaj liste, dëshmon edhe njëherë përpjekjen dhe angazhimin e SHBA, për stabilitetin në rajon.
-
Kërcënoi me vrasje para 25 prillit, Xhelal Mziu nxjerr 'mllefin' e humbjes: Kush do verësi të shkojë te Rama! Pelqen komentin e demokratit, 'ishalla vdesin'
10 Qershor 2021, 18:58Sikur të mos mjaftonin kërcënimet me vrasje para 25 prillit, kur garantonte militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit (Pjerin Xhuvani), Xhelal Mziu iu rikthehet sulmeve ndaj votuesve pas humbjes së PD në zgjedhje.
-
Një ditë pasi Kuvendi miratoi shkarkimin e tij, Meta bën detyrën, dekreton ligjin me SHBA
10 Qershor 2021, 18:33Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi, presidenti Ilir Meta ka dekretuara sot shpalljen e katër ligjeve që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me SHBA të Republikën Federale të Gjermanisë
-
Një ditë para votimit në OKB të Shqipërisë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Pritshmëritë janë modeste, por ambiciet e larta
10 Qershor 2021, 17:30Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë pune në Nju Jork pak ditë përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit