Politikë
-
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar ditën e sotme se suvaja e tavanit të pediatrisë në Tiranë ka rënë, duke plagosur një fëmijë.
1 Qershor 2021, 12:20 -
Rama në Kurbin: Shkollat po rilindin pas shkatërrimit nga tërmeti falë financimit të BE! Soreca: Europa është këtu
1 Qershor 2021, 12:12Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, kanë ndjekur punimet në shkollat “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia” në Kurbin. Nga atje Rama tha se falë mbështetjes së BE shkollat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po rilindin. Rama theksoi se ka përfunduar faza e parë e rindërtimit të shkollave me fondet e qeverisë, dhe po vijon faza e dytë e rindërtimit me fondet e BE-së.
-
Rama inspekton punimet në DRSHTRR në Laç: Konçesioni rraskapitës e korruptiv që torturoi drejtuesit e mjeteve merr fund
1 Qershor 2021, 11:49Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DRSHTRR, Blendi Gonxhe, kanë inspektuar nga afër punimet e një pike të re kontrolli që po bëhet në Laç.
-
Nesër pasdite zhvillohet online Asambleja Kombëtare e PS, zbardhen vendimet që do të merren, analizë rezultatit të 25 prillit
1 Qershor 2021, 10:49Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet nesër më 2 qershor, në orën 17:30, online
-
Ankimet për 25 prillin/ Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor 'vulos' përfundimisht edhe Vlorën, rrëzon kërkesën e PD-LSI për përsëritje zgjedhjesh
1 Qershor 2021, 11:13Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor "vulos" rezultatin e zjgedhjeve të 25 prillit edhe për Vlorën. Në seancën e sotme Kolegji rrëzoi padinë e bërë nga PD dhe LSI lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Vlorën. Ky vendim u mor duke e konsideruar si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën ankimore të PD-LSI
-
Çollaku mbron vendimin për djegien e mandateve, kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing
31 Maj 2021, 23:01Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
-
SHBA i shpalli të dy 'non grata', Llalla nga TV i familjes Berisha i del në krah ish kryeministrit: Vlahutin më kërkoi ta arrestoja që vendi të integrohej në BE
31 Maj 2021, 22:47Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur 'non grata' po ndihmon Sali Berisha gjithashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, ku shprehet se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën dhe në këtë mënyrë do të ndihmonte vendin që të integrohej në BE.
-
-
-
Deputetja e zgjedhur e PS: Unë i kërkova Ramës që të lejojë tifozët në stadium, për Shkodrën s’thotë kurrë jo
31 Maj 2021, 20:48Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës, Edona Bilali thotë se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edo Rama që ndeshja të luhej me praninë e tifozëve. Në Facebook, Bilali falënderon Ramën ndërsa thotë se ky i fundit nuk thotë asnjëherë ‘jo’ për Shkodrën.
-
SHBA e shpalli 'non grata', Basha në vendlindjen e Berishës, kërkon votat e demokratëve duke i thurur lavde ish-kryeministrit: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij
31 Maj 2021, 20:00Nga Tropoja, Lulzim Basha i doli në mbrojtje Sali Berishës duke thënë se të gjitha arritjet e Shqipërisë kanë vulën e tij. Pa program, me disa humbje në kurriz të tij dhe me shumë demokratë të zhgënjyer kundrejt vendimeve të marra në krye të PD, Lulzim Basha vijon të këmbëngul para demokratëve se ai është i duhuri për drejtimin e PD dhe se partinë po tentojnë ta përçajnë me diversionet që po bëhen nga kundërshtari.
-
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD akuza Bashës: S’do t'ja dijë për ligj, trashëgimi e kontribute! Asnjë statut i depozituar në Gjykatë që prej 2013
31 Maj 2021, 19:29Që prej vitit 2013 Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë nga statutet e vitit 2014 dhe të vitit 2018 në e as aktet, vendimet dhe trupat e zgjedhura nga Kuvendet Kombëtare në Gjykatën e Tiranës, megjithëse e detyron ligji për partitë politike
-
Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet
31 Maj 2021, 19:19Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë. Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës.
-
'Të njohin Shqipërinë', Rama publikon pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër- Hane
31 Maj 2021, 18:51Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër-Hana në Klos
-
Fatbardh Kadilli takim me demokratët e degës 9 në Tiranë: Basha e ka provuar që s’fiton dot asnjë garë! Ta kthejmë PD në një parti të hapur
31 Maj 2021, 18:39Për Kadillin Basha e ja provuar se nuk mund të fitojë asnjë garë dhe se kryeministri Edi Rama e ka mundur ‘sa herë ka pasur qejf’. Ai shtoi se programi i tij synon hapjen e partisë që të mos shihet si pronë e kryetarit, por e demokratëve.
-
'Si do e rrëzosh Ramën?', Shehaj i përgjigjet anëtarit të PD-së në Vlorë: Betejat tona duhet të bëhen në institucione, e vetmja më mënyrë është vota
31 Maj 2021, 18:00Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se ka vetëm një mënyrë për të rrezuar kryeministrin Edi Rama dhe ajo është vota e shqiptarëve. Kështu u përgjigj, gjatë një takimi me anëtarët e PD në Vlorë, Agron Shehaj i cili tha se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ta dhe shkak për këtë është lidershipi
-
Rama takim me fermerët në Divjakë e Lushnje: Në mandatin e tretë, 1 mld euro eksporte bujqësore (VIDEO)
31 Maj 2021, 16:531 mld € eksporte bujqësore është objektivi i mandatit të tretë është shprehur kryeministri Edi Rama në takimet e zhvilluara me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës. Investimi në teknologji moderne dhe mbështetja për këtë sektor sot ka rritur synimin e fermerëve shqiptarë drejt tregut të huaj.
-
-
Nis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Fierit, Rama: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera në vend (VIDEO)
31 Maj 2021, 15:38Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve, ndërsa sipas kryeministrit Edi Rama, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.
-
Zgjedhjet për kryetar të ri, Basha: PD rrezikon përçarjen nëse dorëzoj drejtimin, beteja jonë është me Ramën, KQZ e kapur politikisht
31 Maj 2021, 14:26Pavarësisht se e bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, Lulzim Basha është i vendosur të mos e dorëzojë drejtimin e PD. Referuar kundërshtarëve brenda partisë, Basha thotë se PD rrëzikon të shkojë drejt përcarjes nëse dorëzohet te ata që e quajnë 25 prillin fitore të Ramës.