Politikë
-
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ka cilësuar lojë djallëzore dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Duke folur gjatë një vizite në një qendër shëndetësore në Peqin, Balla shprehet se të luash me buxhetin është kundër interesin kombëtar të vendit duke e quajtur Presidentin si aktor i opozitës së rrugës.
16 Dhjetor 2020, 13:28 -
Raporti i TI-së, Tabaku: Qeveria zëdhënës i oligarkëve! Korrupsioni shkaktar i rënies ekonomike! Alibeaj: Konfirmoi denoncimet e PD-së gjatë 7 viteve (VIDEO)
16 Dhjetor 2020, 13:02Pas publikimit të raportit të organizatës "Transparency International" ka reaguar ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Në një deklaratë për shtyp ajo thotë se korrupsioni, siç është evidentuar në këtë raport, është shkaktar i krizës ekonomike në Shqipëri.
-
Përfundon misionin diplomatik/ Meta pret në takim ambasadorin e Polonisë në Shqipëri
16 Dhjetor 2020, 12:27Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik.
-
Osmani sot në Tiranë për herë të parë si Presidente! Vizitë në Lezhë, pritet nga kryebashkiaku! Takime me Metën, Ruçin, Ramën, Bashën, Veliajn e Berishën
16 Dhjetor 2020, 10:10Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani për herë të parë do të bëjë sot një vizitë zyrtare në Shqipëria që prej kohës që është emëruar në këtë detyrë.
-
Kuvendi shtyn punimet, seancë edhe pas Krishtlindjeve
16 Dhjetor 2020, 09:49Kjo e enjte (17 dhjetor) ishte parashikuar që të ishte seanca e fundit plenare për vitin 2020, megjithatë Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin që të ketë Kuvend dhe pas Krishtlindjeve.
-
Maternitet i ri në Berat/ Rama: Nga simbol i harresës shndërrohen në shembëlltyrë të standardeve europiane
16 Dhjetor 2020, 09:44Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga punimet, ku shkruan se ky maternitet nga "një simbol i harresës" është shndërruar në një në shembëlltyrë të standardeve europiane.
-
Basha: Vitin e kaluar shqiptarët më të varfër në Europë, gjatë pandemisë morën më pak ndihmë! Boll më
16 Dhjetor 2020, 09:23Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se gjatë pandemisë, shqiptarët patën ndihmën më të vogël krahasuar me shtet e Europës.
-
'Rindërtojmë banesa më të mëdha e më të forta', Rama: Familja Tokuli dhe Gashi hyjnë në shtëpitë e reja (VIDEO)
16 Dhjetor 2020, 08:15Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ai ka postuar një video në Facebook ku familja Tokuli dhe Gashi kanë hyrë në banesat e tyre të reja.
-
Meçaj në Repolitix: Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita! Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet
15 Dhjetor 2020, 23:03Opinionisti Arben Meçaj tha se protesta e organizuar ishte e dirigjuar nga opozita dhe kjo u pa te prania e anëtarëve të saj dhe kur ato pak njerëz që arriti të mblidhte nuk u zgjat në kohë duke 'vdekur' pas pak ditësh. Për Meçen fakti që u mblodhën pak veta dhe përdorimi i akteve të dhunës tregon se opozita ka probleme me zgjedhjet.
-
Dhuna në protesta/Kreshnik Spahiu: Shërbimi sekret ka përgjime të opozitës se ajo i ka organizuar, kam parë vetë 3 sms të tilla
15 Dhjetor 2020, 22:16Kreshnik Spahiu tha se pas dhunës në protesta fshihet opozita dhe për këtë ka prova edhe shërbimi sekret, pas përgjimeve të bisedave telefonike.
-
Akuzat se doli me ofendime kundër protestave për Klodjan Rashën, Kushi: Shpifje! Thjesht jam kundër protestave të dhunshme dhe keqpërdorimit të fëmijëve
15 Dhjetor 2020, 22:06Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pasi në rrjet kanë qarkulluar zëra se ajo ka dalë kundër protestës që është zhvilluar në vendin tonë kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
-
Haradinaj: Nëse s'pranojnë kandidaturën time për President, shkojmë në zgjedhje! Momenti më i vështirë? Vrasja e vëllait në luftë, e mbajta për 8 orë në krah
15 Dhjetor 2020, 21:29Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për situatën politike në Kosovë dhe nëse vendi duhet të gjejë një zgjidhje për presidentin e ardhshëm, apo do të shkojë në zgjedhje. Haradinaj tha se ka propozuar kandidaturën e tij dhe nëse nuk bihet dakord do të shkojnë në zgjedhje. Ai ka kujtuar me dhimbje edhe momentin e vrasjes së vëllait të tij Luan Haradinaj, ku i është dashur të mbajë mbi shpin për 8 orë trupin e pajetë të tij deri në Has.
-
-
Vendimi/ Besart Kadia në grupin negociator për Shqipërinë me BE
15 Dhjetor 2020, 20:59Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia është caktuar si pjesë përbërëse e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian, ku zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin
-
Kreu i KOKSH letër Ramës: Fidel Ylli dhe Arben Pëllumbi po tentojnë të kapin këtë organizatë duke shkelur ligjin, ndalojeni këtë gjë
15 Dhjetor 2020, 20:47Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani i ka dërguar një letër të hapur Edi Ramës, ku i kërkon që të ndërhyrë pasi Fidel Ylli, Erlind Pëllumbi dhe Arben Pëllumbi po tentojnë të kapin KOKSH-in, për të uzurpuar postin e presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.
-
Video/Berisha në 1990: Mirënjohja e madhe shkon për shokun Ramiz Alia, udhëhoqi demokratizimin e Shqipërisë
15 Dhjetor 2020, 19:34Videoja ku Berisha i thur lavde Ramiz Alisë si udhëheqësi i mençur dhe i guximshëm i demokratizimit të Shqipërisë, nisi të ndryshonte ‘pllakën’ dhe të bëhej antikomunist në muajt e fundi të vitit 1991.
-
Dhuna në protesta/ Spahiu: Kanë qenë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve! Policia me skenar të qëllimshëm për ta prishur
15 Dhjetor 2020, 18:59Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Ndërsa dhuna e përdorur në to për Spahiun ishte nxitur qëllimisht nga policia, pasi deri në momentin që efektivët nuk ishin prezentë protesta ishte paqësore.
-
Prishi objekte private duke shkaktuar dëm rreth 6 mln lekë/ SPAK mbyll hetimet, çon në GjKKO Zamira Ramin, ish-kryebashkiaken e LSI në Gjirokastër
15 Dhjetor 2020, 18:28Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, e zgjedhur nga radhët e LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.
-
Dhuna në protesta, Balla në Report Tv: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit! Ministri i ri i Brendshëm? Shqipëria s'ka pasur kurrë ministre grua
15 Dhjetor 2020, 18:03Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri.
-
Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë
15 Dhjetor 2020, 17:23Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar kredinë 15 mln euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, për të cilën Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji
