Politikë
-
27 Nëntor 2020, 22:47
-
Ndreu në 'Pa Protokoll': PS u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo kohë! Gjatë tërmetit opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep (VIDEO)
27 Nëntor 2020, 22:38Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon normalisht në këtë qytet dhe se ka pasur mbështetje të plotë nga qeveria. Ai thotë se ka pasur abuzime nga qytetarë të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ndihma e qeverisë duke kundërshtuar ekspertizën e inxhinierëve mbi banesën e tyre.
-
Piciri në Report Tv: Do bëj fushatë kundër partive të mëdha, por s'do kandidoj! PD gaboi, pushteti s'merret me revolucion! Partitë e vogla të bashkohen
27 Nëntor 2020, 19:36Deputeti i opozitës në Kuvend, i dalë nga lista e PD-së në 2017, Erion Piciri tha se PD gaboi me djegien e mandateve por e ka kuptuar gabimin se pushteti nuk merret me revolucion. I pyetur se do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Piciri tha jo, por që do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha dhe estabilishmentit politik.Në lidhje me krijimin e partive të vogla, Piciri tha se kanë shans vetëm nëse bashkohen.
-
Situata e COVID-19/ Meta i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime: Riktheni mjekët në pension! Të argumentohen masat e marra, mos i impononi përmes gjobave
27 Nëntor 2020, 18:07Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. Ndër propozimet e tij janë rikthimi i mjekëve që kanë dalë në pension si dhe masat e ndërmarra nga qeveria. Ai thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të argumentojnë masat e marra dhe të mos i imponojnë përmes gjobave.
-
Zylfije Haklaj i përgjigjet ish badigardit të Berishës: Kemi një listë me krimet që keni bërë në gjithë Shqipërinë, kriminelë që do përgjigjeni para drejtësisë
27 Nëntor 2020, 17:44Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, ka reaguar fill pas një interviste të ish badigardit të Sali Berishës, Sali Lushaj i cili tregoi versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit.
-
Akuzat e PD-së për Olta Xhaçkën, zv.ministri i mbrojtjes: Helikopterët janë përdorur për arsye pune, jo për të shkuar në pushime si ju
27 Nëntor 2020, 17:37Pas publikimit të videos nga PD të cilët pretendojnë se ministrja Olta Xhaçka udhëton me helikopter ka reaguar Ministria e Mbrojtjes
-
Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi: Aktivitet i përbashkët çdo muaj në Gjermani, të forcojmë marrëdhëniet
27 Nëntor 2020, 17:21Me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e politikës së jashtme, për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave, sot Ambasadat e dy vendeve në Gjermani, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
-
Ambasadorja Kim apelon serish: Lëvizni me urgjencë, Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit
27 Nëntor 2020, 15:01Një tjetër apel i fortë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vend. Yuri Kim bën thirrje që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.
-
Serbia i refuzoi titullin, shqiptarët: Gent Cakaj mbetet ”Qytetar Nderi” për ne
27 Nëntor 2020, 12:36Refuzimi i titullit “ Qytetar Nderi” për ministrin në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, nga ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq ka nxitur reagimin e shqiptarëve në Serbi.
-
PD publikon videon: Ja ku është Olta Xhaçka duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë për takim elektoral në Dibër, ambulancat te Infektivi ndizen me të shtyrë
27 Nëntor 2020, 11:55Partia Demokratike, nëpërmjet ish- deputetes Albana Vokshi, kanë publikuar një video tjetër ku akuzojnë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur helikopterin e Ushtrisë për të shkuar në takime elektorale.
-
Dhuna në familje / Gramoz Ruçi, letër krerëve të institucioneve ligjzbatuese: Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit
27 Nëntor 2020, 09:40Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon që të zbatohen me përpikëri dispozitat e Kodit Penal dhe të mos ketë asnjë tolerim kur bëhet fjalë për të akuzuarit për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.
-
Basha akuza Ramës: I ofroi ish-komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua (por nuk tregon emrin e tij)
26 Nëntor 2020, 22:56Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant i UÇK-së duke i ofruar tendera dhe para, vetëm që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për kryedemokratin.
-
-
Repolitix/ Balla i përgjigjet PD-së: Tradhtinë e bëtë ju në 2011! Komisioni për raportin e Dick Marty-t s'ka qëllim hetimin, por mbledhjen e fakteve mbi këtë çështje
26 Nëntor 2020, 22:21Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se ngritja e këtij komisioni nuk ka për qëllim të hetojë, pasi atë e bën prokuroria, por është një Komision faktmbledhës i të gjitha materialeve lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe akuzat e ngritura prej tij se UÇK ka kryer krime lufte në vendin tonë gjatë 1998-1999. Në lidhje me akuzat e Edi Palokës së ky komision është tradhti kombëtare, Balla tha se "e vetmja tradhti kombëtare është të votojë përfaqësuesi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, rezolutën e Dick Marty".
-
Ministrja serbe refuzon Cakajn si 'Qytetar Nderi' i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid
26 Nëntor 2020, 21:34Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
-
-
'Qeveria dështoi me rindërtimin'! Margariti në 'Repolitix'-opozitës: E thjeshtë të bësh kritika nga karrigia, s'i pamë gjëkundi kur strehonim qytetarët pas tërmetit
26 Nëntor 2020, 21:22Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, opozita e ka cilësuar procesin e rindërtimit si një proces të dështuar, por për Ministren e Kulturës, Elva Margariti këto kritika dhe akuza janë të lehta të vijnë nga persona që flasin nga karriget e tyre dhe se në asnjë moment nuk u panë në ambientet ku u strehuan qytetarët pas tragjedisë.
-
Berisha votoi pro raportin e Dick Marty në KiE, Paloka kundër hetimit nga Kuvendi: Tradhti kombëtare
26 Nëntor 2020, 20:45Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar tradhti kombëtare nisjen e një hetimi nga Kuvendi për raportin e Dick Marty, për të hequr baltosjen e luftës së UÇK. Paloka shkruan se ky është vetëm një shërbim i fundit që Rama i bën zëdhënësit të Millosheviçit.
-
-
'S'e njoh COVID', deklarata e Kryemadhit dhe mos-mbajtja e maskës bën jehonë në mediat greke: Duhej të jepte shembullin e mirë për qytetarët
26 Nëntor 2020, 17:55Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhit ka bërë jehonë në mediat greke lidhur me deklarata e saj se nuk e njeh COVID dhe se e kishte kaluara atë pa e kuptuar dhe se nuk ia kishte përcjellë infeksionin bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta.
