Politikë
-
24 deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të të gjitha forcave politike, i kanë kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Eurodeputetët thonë se bllokimi rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkan. "Ndaloni shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave Negociatat e pranimit të fillojnë para fundit të vitit", thuhet në letër.
8 Dhjetor 2020, 11:04 -
30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Basha homazhe në monumentin e Azem Hajdarit, i shoqëruar nga ish-deputetë të PD
8 Dhjetor 2020, 10:47Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990. Në këto homazhe ai është shoqëruar nga disa ish-deputetë të PD.
-
'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile
8 Dhjetor 2020, 10:07Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit .
-
Sot 8 dhjetori i rinisë, Kryemadhi: Momenti për të lënë pas dështimet e kësaj qeverie, të realizojmë ëndrrën e tyre europiane
8 Dhjetor 2020, 08:12Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku 24 vjet më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist.
-
Yuri Kim: Shqipëria s’ka pse të jetë e varfër, problemi qëndron tek gjykatat! Rinia duhet të përveshi mëngët dhe të punojë për ëndrrat e saj
7 Dhjetor 2020, 23:01Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, por problemi sipas Kim qëndron tek ligji dhe gjykatat.
-
Balluku inspektime për ujësjellësin e ri të Rubikut: Zgjidhim një shqetësim të vjetër të banorëve (VIDEO)
7 Dhjetor 2020, 19:52Ujësjellësi i Rubikut është tashmë një prej 128 kantiereve, të hapura nga AKUM në të gjithë vendin, ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri shpërndarës. Përmes investimit, që tashmë ka nisur në këtë zonë, do të ketë një transformim të situatës, e cila do të garantojë furnizim të pandërprerë për afro 4500 banorë. Investimi mbulon zonën urbane të Rubikut si dhe dy fshatrat, Munazë dhe Fierzë.
-
'Berisha i dhuroi PD-në Bashës?' Topalli: Unë kurrë s'e kam votuar, më 25 prill e mbyll ciklin ai
7 Dhjetor 2020, 19:49Kryetarja e partisë më të re 'Lëvizja për ndryshim', Jozefina Topalli nuk i ka kursyer kurrë kritikat për Lulzim Bashën duke e bërë fajtor se falë tij Rama po qëndron në pushtet. E pyetur nëse Berisha është përgjegjës që i dhuroi PD-në Lulzim Bashës, Topalli tha se ajo nuk e ka votuar kurrë kryedemokratin dhe se më 25 prill ai do e mbyll ciklin e tij.
-
PPE për Shqipërinë: Kushtetuesja dhe zgjedhjet e 25 prillit, jetike për integrimin! Basha denoncon Ramën te partitë simotra të PD-së, kërkon vaksinën anti-COVID: Ma jepni mua t’ua ndaj qytetarëve
7 Dhjetor 2020, 18:43PPE doli me një rezolutë për zhvillimet në Shqipëri ku vuri theksin në funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira më 25 prill, duke i cilësuar si jetike për integrimin e vendit në BE. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë e PPE, ku u ka kërkuar ndihmë për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.
-
Lleshaj takim në një biznes të sekuestruar në Durrës, ministri kërkon që asetet e konfiskuara t'i jepen Policisë dhe SPAK
7 Dhjetor 2020, 18:23Një një bar kafe librari e kthyer në qendër trajnimi për të rinjtë në qytetin e Durrësit, e ndërtuar mbi një pronë krimi të sekuestruar, u kthye sot në vend takimi për përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe autoriteteve të tjera kundër krimit.
-
Mbyllet procesi i aplikimeve për ‘deputeti që duam’, PS do përzgjedhë 100 kandidatë nga rreth 1600 aplikantë
7 Dhjetor 2020, 16:04Report Tv mëson se rreth 1600 persona kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e skudrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit.
-
Përvjetori i 8 dhjetorit: Përse PD-ja prodhon kaq shumë parti?!
7 Dhjetor 2020, 15:48Dalja e katër forcave politike të reja nga “hambari politik” i Partisë Demokratike, nuk është një fenomen i ri në politikën shqiptare. Shkaqet duhet të analizohen, por historikisht ka qenë grupimi që ka “lindur” më shumë forca politike në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar. E kjo nga faktorë të ndryshëm që në rezultanten e analizave na sjellin në pikënisjen e PD-së në dhjetorin e vitit 1990.
-
Fshehje e viktimave COVID në Shkodër? Ilir Beqaj për Report Tv: Budallallëqe! Më 25 prill PS ruan rezultatin e 2017-s në të gjithë qarkun
7 Dhjetor 2020, 15:05Drejtuesi i PS në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj në një intervistë për Report Tv pranon se Shkodra ka krijuar kosto nga mungesa e drejtimit politik, por që është përmirësuar 3 muajt e fundit. Ai shpreh bindjen se PS do të ruajë në zgjedhjet e 25 prillit të njëjtin rezultat që mori në zgjedhjet e 2017-ës, ku e majta mori gjithsej 5 mandate deputetësh.
-
Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID/ PD: Skemë mashtrimi! Detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet
7 Dhjetor 2020, 14:49Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, Partia Demokratike e quan një mashtrim dhe skemë korruptive. Nëpërmjet numrit 2 të kësaj partie, Gazment Bardhi, PD-ja shprehet se me këtë vendim qeveria po tallet me shqiptarët, të cilët po i vjedh ato dhe po pasuron oligarkët.
-
PD: Po vidhen fondet e rindërtimit! 1 shkollë me çmim 3 herë më të lartë se BE
7 Dhjetor 2020, 14:29PD përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij po buzon me fondet e rindërtimit. Sipas Boçit, fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës
-
Pas thirrjes së ambasadorëve Kim dhe Soreca, KED mblidhet që sot
7 Dhjetor 2020, 13:30 -
Kim e Soreca, të prerë: KED të çojë sa më parë emrat në Presidencë e Kuvend. S'ka arsye që Gjykata Kushtetuese të mos jetë gati brenda 31 dhjetorit!
7 Dhjetor 2020, 12:00Edhe një herë ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë apel që të ecet sa më shpejt drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Yuri Kim apelon që KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat. Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i është bashkuar mesazhit të Kim, pasi ka shpërndarë postimin e saj në Twitter, duke shtuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.
-
Basha me bizneset në Laprakë: Kështu nuk ecet, na duhet qeverisje e re
7 Dhjetor 2020, 11:55Në vijim të turnit të tij në takime me biznese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë. Gjatë bisedës me disa përfaqësues të bizneseve të vegjël përsëriti qëndrimin e tij se situata është shumë e rëndë në vend.
-
Rudina Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit, mesazhe politikës: T'i nderojmë duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë drejt Europës
7 Dhjetor 2020, 10:33Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur vizitën e saj në Kosovë duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, ndërsa ka vizituar kompleksin memorial të tyre. Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan se duhet të nderojmë veprën e Kryekomandantit të UÇK Adem Jashari, që dha jetën për lirinë e Kosovës.
-
Siç nuk e keni parë ndonjëherë, ambasadorja Yuri Kim poston foto duke vjelë ullinj
6 Dhjetor 2020, 22:26Ambasadorja Yuri Kim, çdo fundjavë publikon foto nga zona të ndryshme të Shqipërisë që ka vizituar gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë.
-
Topalli, akuza Bashës: Po bën opozitë selektive, për oligarkët të flasë me emra konkretë! Njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i bëri vilat në kohë pandemie
6 Dhjetor 2020, 20:38E rikthyer në politikën aktive në krye të partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli flet me shqetësim për situatën ekonomike. Sipas saj, 40% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Për Klan, ish-kryeparlamentarja shprehet se buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral dhe se e çon borxhin në 90%.