Politikë
-
Ecuria e vendit tonë drejt integrimit në BE, është tema e sotme në emisionin "Pa Protokoll", ku në fokus do të jenë qëndrimet e fundit të ndërkombëtarëve. Zëvendës ministri i integrimit Zef Bushati lidhur me problematikat tha se ato vijnë për shkak se të gjitha palët politike në vendin tonë kanë ndjekur interesat personalë.
4 Dhjetor 2020, 21:52 -
Mane tregon përballjen me Adriatik Llallën: Të bënte gjëmën! Kam marrë kërcënime fizike, pas tij kishte 20 kriminelë
4 Dhjetor 2020, 18:33Gazetari Bledi Mane ka treguar një përballje të tij më ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ku nuk kanë munguar kërcënimet dhe padrejtësitë ndaj tij në mënyrë që të mos publikonte sipas Manes faktet e jetës luksoze të Llallës dhe familjarëve të tij.
-
'Shqipëria doli më e fortë dhe më e respektuar', Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur!
4 Dhjetor 2020, 21:02Kreu i qeverisë Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencën e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.
-
Shtetësia për Suarezin ‘fundos’ profesorë e drejtuesit e Juventusit në Itali, në Shqipëri heshtje për skandalin e Metës që i dha shtetësi futbollistit për 8 orë
4 Dhjetor 2020, 19:22Prokuroria italiane merr nën hetim drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici dhe përfaqësuesit ligjor të klubit për farsën e provimit të gjuhës italiane të Luis Suarez që tentoi të merrte nënshtetësinë. Pezullohet nga puna rektorja e universiteti të Perugias si dhe profesorët që zhvilluan provimin e futbollistit të Barcelonës. Në Shqipëri futbollisti afrikan Cobbina e mori shtetësinë nga Ilir Meta pa plotësuar asnjë kusht por askush nuk heton.
-
Jozefina Topalli: Në krye të PD, një lidership me mentalitet enverist! Partia ime e dikurshme nuk ekziston më
4 Dhjetor 2020, 19:16Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, u shpreh se Partia Demokratike e dikurshme nuk ekziston më, pasi sot drejtohet nga dikush me mentalitet enverist.
-
Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane
4 Dhjetor 2020, 19:05Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit
-
Qëndrimi i Kryemadhit për COVID/ Xhixho e justifikon: U nxor nga konteksti, sensibilizoi qytetarët që të mos ketë panik! Në fletën e votimit dua të shoh logon e LSI
4 Dhjetor 2020, 18:08Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv ka thënë se deklaratat e kryetares Monika Kryemadhi se nuk beson te COVID, janë nxjerrë nga konteksti duke u keqpërdorur. Sipas Xhixhos me qasjen e saj ndaj COVID, Kryemadhi ka sensibilizuar njerëzit dhe ka ndikuar që të mos përhapet panik. Kurse për shtyrjen e Konventës së LSI, ajo tha se shkak është bërë rritja e numrit të rasteve dhe mosmarrja e masave nga qeveria.
-
Basha me të rinj në Kukës: Arsimi dhe papunësia e detyrojnë rininë të largohet
4 Dhjetor 2020, 17:33Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Kukës, ku pas takimeve me biznese, zhvilloi në fund një bashkëbisedim me disa të rinj të këtij qyteti.
-
Rama batuta me Ndreun në shkollën e rindërtuar: I kam thënë vër gra kryetare njësish dhe më ka dëgjuar! Ahmetaj: Palestra s'ka top basketbolli, tmerr
4 Dhjetor 2020, 17:10Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë e cila është rindërtuar, ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë , Pjerin Ndreu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj
-
Kreu i PD në Durrës: Shkollat po rindërtohen me 2-fishin e çmimit
4 Dhjetor 2020, 16:19Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
-
PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja
4 Dhjetor 2020, 15:27Partia Demokratike i kthen reston ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.
-
-
-
Cakaj dhe Hoti bashkë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
4 Dhjetor 2020, 14:45Në një takim ditën e sotme mes ministrit të punëve të jashtme Gent Cakaj dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
Cakaj në Prishtinë: Kosova dhe Shqipëria dy shtete që i takojnë një kombi, një zë i vetëm në politikën e jashtme
4 Dhjetor 2020, 14:38Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi ditën e sotme një takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ku diskutuan për bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.
-
Fjala përmbyllëse në Ministerialin e OSBE/ Rama: Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses! Objektivi ynë i radhës është zgjedhja anëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB
4 Dhjetor 2020, 14:25Kryeministri Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE, mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë. Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.
-
Kreu i PD-së në një punishten artizanale në Kukës, Basha: Qeveria duhet të ndihmojë familjet dhe bizneset në nevojë (VIDEO)
4 Dhjetor 2020, 13:17Kryetari i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar një punishte artizanale në qytetin verior të Kukësit.
-
'2 universitete, master dhe papunë', Basha takim me të rinjtë: Situatë e papranueshme
4 Dhjetor 2020, 10:53Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video gjatë një takimi me një të vajzë të re në Lezhë. E reja ankohet se është e papunë edhe pse ka mbaruar dy universitete dhe master.
-
EMRAT/ Hidhet shorti për KED, zgjidhen 9 anëtarët e rinj me mandat 1-vjeçar të institucionit kyç për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese
4 Dhjetor 2020, 10:24Në institucionin e Presidentit i Republikës hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
-
Kreshnik Spahiu: Venecia i dha të drejtë Ramës, s’përshëndeti bojkotin e opozitës
3 Dhjetor 2020, 23:08Kreshnik Spahiu ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias duke thënë se i ka dhënë të drejtë Ramës, pasi nuk ka përshëndetur bojkotin e opozitës, e cila zgjodhi për të djegur mandatet dhe të dilte nga parlamenti.