Politikë
-
19 Tetor 2020, 14:06
-
-
Meta: S'jam me ata që thonë se maska të mos mbahet, por qeveria po e kthen OSHEE në instrument policor dhe elektoral
19 Tetor 2020, 13:46Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër Aktit Normativ që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskës. Ai thekson se nuk është kundër vendosjes së maskës, madje për këtë nuk i kursen kritikat dhe për bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, por thekson se nuk është dakord me gjobat të cilat do u vijë qytetarëve në faturën e dritave.
-
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve
19 Tetor 2020, 13:20Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur. Kim shkruan se Shqipëria brenda fundit të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e cila është dhe kusht për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.
-
Basha i rikthehet paketës Antimafia identike si në 2018, por tani përndjek oligarkët: Ata i fshehin paratë në Singapor, Maltë dhe Dubai! Kur të vijmë në pushtet do anulojmë kontratat e tyre
19 Tetor 2020, 13:11Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer paketës së tij për krijimin e një ligji i ri Anfimafia, ku e prezantoi sërish ditën e sotme, me pika identike si ne shtatorin e 2018 pa ndryshuar as muzikën, as grafikën. Thjesht e ka marre nga arkivi dhe e shiti si nismë te re.
-
Veliaj zbulon surprizën e parë të festave të fundvitit
19 Tetor 2020, 12:46Kryeqyteti do ketë një koncert, një festë si çdo fundvit dhe kryebashkiaku Veliaj sapo zbuloi surprizën e parë. Ajo është Artjola Toska, një prej këngëtareve më të dashura të muzikës “tironse”.
-
'BE do të martohet me ne, po s'na flet/ Soreca: Europa është këtu, unë bisedoj me Shqipërinë! Kusht Gjykata Kushtetuese (VIDEO)
19 Tetor 2020, 12:44Nga Kukësi, amabasadori i Basjkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka kthyer një përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministrit Edi Rama se "BE do të martohet me ne, po nuk na flet".
-
Ministri i Jashtëm grek vjen nesër në Shqipëri, pritet të takohet me Cakajn, Ramën dhe Metën/ Kufiri detar pjesë e diskutimeve
19 Tetor 2020, 09:43Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme, ku do të takohet me ministrin Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
-
Rama publikon shifrat e menaxhimit të mbetjeve: Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani vënë kujën
19 Tetor 2020, 09:23Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.
-
Veliaj i kthehet Bashës: Si ministër fale detin, vodhe Rrugën e Kombit, t’u vranë 4 protestues, ik nga politika, kthehu në Holandë!
18 Tetor 2020, 21:04"Lulzim Basha ka grabitur dhe ka abuzuar 3 herë si ministër dhe jo vetëm nuk ka moral të kërkojë të bëhet Kryeministër, por duhet të ikë një orë e më parë nga jeta politike, e madje të kthehet në Holandë"! Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Socialiste në Baldushk.
-
Kryemadhi takim me gratë në Durrës, shumica pa maska: Në 25 prill votoni kundër Ramës, një sharlatan që duhet të largohet një orë më parë
18 Tetor 2020, 19:19Nga qyteti i Durrësit, kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur 25 prillin, datën kur do të mbahen zgjedhjet, si një ditë e domosdoshme për të biseduar me qytetarët, por në vend që t'i ftojë ata të votojnë LSI-së për programin që ofrojnë, i fton të votojnë kundër Edi Rama.
-
-
Veliaj: PS kërkon shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti, PD-ja për Lulin dhe kunatin
18 Tetor 2020, 17:38Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Baldushk, tha se lideri i forcës më të madhe opozitarem Lulzim Basha sot në vend gëzon 2 supervila falë shantazheve dhe kërcënimeve ndaj të njëjtit biznesmen, bujaria e të cilit ka bërë sot me shtëpi dy familje të cilat do t’i jenë mirënjohëse përjetë.
-
Kardinal Ernest Troshani feston 92-vjetorin/ Meta: Dëshmoi ferrin nga kaloi për të qenë i vëmendshëm në mbrojtje të lirisë
18 Tetor 2020, 17:22Sot, Kardinal Ernest Troshani festin 92-vjetorin e lindjes! Presidenti Ilir Meta i ka bërë një urim publik, teksa e cilëson se simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar.
-
PD censuron videon, Këlliçi e Zhupa ftohen në Landfillin e Sharrës, punonjësit i përmendin kohën kur e menaxhonte Basha: Pse s'erdhe atëherë të na qaje hallin
18 Tetor 2020, 17:05Partia Demokratike censuron të vërtetën dhe shpërndan nga selia një video gjysmake.
-
'Vila në kompleksin luksoz në bregdet', Braçe ironi me Bashën: S'ka më të bukur se Divjaka, Palasa u fik si për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje
18 Tetor 2020, 16:53Zv.kryeministrit Erion Braçe vijon akuzat kundrejt kreut demokrat për vilat luksoze në Hamallaj.
-
-
A do njihet patenta shqiptare në Gjermani? Rama: Ky moment i shumëpritur do vijë shpejt! Aleancë e fortë qeveri-biznes i vogël, të mëdhenjtë do paguajnë një për një detyrimet
18 Tetor 2020, 15:38Patenta shqiptare shumë shpejt mund të njihet edhe në Gjermani.
-
VIDEO/ Opozita hedh akuza për landfillin e Sharrës, punonjësi: Para se të lexoni tekstin që keni përgatitur, hajdeni brenda shikoni investimin
18 Tetor 2020, 14:44Përfaqësuesit e opozitës, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, tentuan që të futeshin në landfillin e Sharrës, por u ndaluan nga punonjësit e sigurisë së kompanisë.
-
'Emërtime fiktive në institucione', LSI denoncon: Po bëhet presion me ndihmën ekonomike, drejtësia vendoset me 25 prill
18 Tetor 2020, 14:29Ish-deputeti Endrit Braimllari ka denoncuar emërtimet fiktive në institucione dhe në Bashkinë e Korçës.