Politikë
-
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mjekë dhe ekspertë, lidhur me situatën e koronavirusit.
24 Shkurt 2020, 14:36 -
EKSKLUZIVE/ Meta te '5 Pyetjet': Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj parlamentin! Dhunë në 2 mars? Përgjegjësi e qeverisë (VIDEO)
24 Shkurt 2020, 14:12Në një intervistë ekskluzive në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars. 'Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t'i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë', u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo. Sa i përket 'grushtit të shtetit' përpos zyrtarëve të lartë shqiptarë, Presidenti u shpreh se "Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë".
-
Rama: Projekti më i rëndësishëm për 2020, autostrada Ballkan Perëndimor-BE
24 Shkurt 2020, 13:22 -
-
-
Rama në samitin e BERZH: Autostradë Ballkan Perendimor-BE! SHengeni? S'ishim ulur kurrë në tavolinë, sot flasim për të ardhmen (VIDEO)
24 Shkurt 2020, 12:34Kryeministri Edi Rama në Samitin e Berzh listoi disa nga investimet që pritet të ndërmerren në vendin tonë duke specifikuar procesin e rindërtimit. Teksa listoi investimet Rama tha se duhet të ndërtohet një autostrade mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
-
Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)
24 Shkurt 2020, 12:08Shqiptarët më shumë rrezikohen nga “murtaja rilindje” se sa koronavirusi. Ishte kjo përgjigja e presidentit Ilir Meta nga SPAK, ku ai ishte për të kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe dy vartës të saj. Kallëzimi i Metës ndaj Gjonajt vjen pasi ajo ka urdhëruar publikimin në fletoren zyrtare të vendimit të KED për klasifikimin e Arta Vorpsit si kandidate e përzgjedhur për kushtetuese.
-
Meta: Rama do të më shkarkojë me porosi të UDB-së serbe për të zgjedhur të riun që do të ndajë Kosovën
24 Shkurt 2020, 11:14Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një argument të ri arsyes se përse mazhoranca sipas tij kërkon ta shkarkojë. Ai thotë se është porosi e UDB-së serbe për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur një president të ri që sipas tij do të firmosë për ndarjen e Kosovës "dhe çdo projekt tjetër anti-kombëtar".
-
PD këmbëngul: Karantina për koronavirusin në Kavajë, Rama ta ndërtojë në shtëpinë e tij
23 Shkurt 2020, 21:03Ndonëse Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino e mohoi, Partia Demokratike këmbëngul që karantina për personat e prekur nga koronavirusi është ndërtuar në Kavajë, deklaratë kjo e bërë më herët edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha.
-
Basha në krah të Metës: Mbështes tubimin më 2 mars, qytetarët të mbrojnë Kushtetutën (VIDEO)
23 Shkurt 2020, 16:54Opozita më në fund ka folur se çfarë do të bëjë për protestën e 2 marsit duke u rreshtuar krah presidentit Meta, si qytetar në tubim. Basha tha se thirrja e presidentit është për të mbrojtur 'kushtetutë dhe drejtësinë që po kapet nga oligarkët dhe puçistët'.
-
'Do jem aty më 2 mars'! Meta 'merr zemër' pas deklaratave të aktorit: Bëjnë si tigra por janë minj
23 Shkurt 2020, 16:11Presidenti Meta i është përgjigjur aktorit Neritan Liçaj, i cili ka komentuar ku thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Ky mesazh ka 'ngrohur' presidentin Meta, i cili duket se ka marrë edhe më shumë zemër për të bërë të fortin dhe pamposhturin në emër të drejtësisë e kushtetutës.
-
Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Shteti i ka marrë të gjitha masat nëse do të jetë e nevojshme
23 Shkurt 2020, 15:38Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi, megjithatë shteti i ka marrë të gjitha masat për ta parandaluar dhe përballuar. Rama reagon për lajmet e rreme për 12 raste të infektuarish në vendin tonë dhe i quan njëjtë si lajmet gjatë tërmetit të 26 nëntorit. "Jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lirë", shprehet kreu i qeverisë.
-
Mbetjet në Vlorë, Malltezi: U zbulua vetëm rruga e 15-të. Ku shkuan 14 të tjerat? (VIDEO)
23 Shkurt 2020, 13:46Duke iu referuar lajmit se dyshohet se janë kryer 15 rrugë të trafikut të lëndëve të rrezikshme, Malltezi kërkon se ku janë hedhur dhe groposur 14 rrugët e mbetjeve të rrezikshme që kanë ardhur me traget nga Italia.
-
Basha apel qeverisë për coronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare
23 Shkurt 2020, 10:17Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme në pikat kufitare të vendit për t'u pajisur me mjetet dhe personelin e duhur mjekësor për trajtimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme.
-
Pak ditë më parë u shfaq krah Berishës, Meta gjen 'ngushëllim' te këshilltari i rremë i Merkel: Edhe ne kemi probleme me Gjonajn
22 Shkurt 2020, 21:45Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një postim në twitter të Martin Henzë të prezantuar si këshilltar i kancelares gjermane Anegla Merkel, ndonëse kjo e fundit nuk e njeh fare. Në postimin e tij Henze del në krah të Metës, duke sulmuar ashtu si ai ministen e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
-
Si po i ndryshon kushtet PD për sabotimin e ‘zgjedhores’, kërkesa e fundit shpëtimi i Gjin Gjonit nga Vetingu
22 Shkurt 2020, 18:05Kushtet e çuditshme të PD gjatë dy viteve në këmbim të konsensusit për Reformën Zgjedhore, nga qeveria tranzitore, largimi i Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, reformë nga ndërkombëtarët dhe në fund ‘ngrirja’ e ligjit të Vetingut për gjyqtarët e zgjedhjeve
-
Akuzat pas konferencës së donatorëve/ Rama mesazh Metës për 2 marsin: Lëshuat gjuhën kur Shqipërisë iu bë deklaratë dashurie nga BE
22 Shkurt 2020, 16:45Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës lidhur me ndihmat e mbledhura në konferencën e donatorëve, duke i çuar mes rreshtash një mesazh presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit ka thirrur një tubim siç ai e quan për 'besëlidhje' përpara kryeministrisë më 2 mars. Rama thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre.
-
Basha 'harron' mitingjet, 'derë më derë' qytetarëve në Fier: Kur të jemi bashkë askush nuk do ju cenojë
22 Shkurt 2020, 15:38Basha ka publikuar një video nga vizita e tij në këto banesa, ku shkëput disa nga problematikat e tyre.
-
'Duhet transparencë e masave në kufi'! PD-Manastirliut: Mjaft me aktrimin, koronavirusi është te porta
22 Shkurt 2020, 13:37Partia Demokratike e ka cilësuar përhapjen e rasteve me koronavirus dhe shënimin e dy viktimave në Itali një rast emergjent për Shqipërinë, pasi një gjë e tillëka ndodhur në një vend që ndodhet kaq pranë nesh.
-
'Halabake që falsifikon dokumentet'! Kryemadhi sulmon Gjonajn dhe bën fushatë për Metën: Në 2 mars do jem në shesh
22 Shkurt 2020, 12:50Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.