Politikë
-
Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini me argumentin se nuk ka mbajtur përgjegjësi për skandalin seksual në shkollën e muzikës në Fier, publikuar një ditë më parë në një emision investigativ.
26 Shkurt 2020, 16:34 -
Meta krahason veten me homologun rumun: Edhe ai doli në shesh kundër dhunimit të Kushtetutës...2 marsi manifestim i paparë në vend
26 Shkurt 2020, 15:39Për të legjitimuar thirrjen e tij për një besëlidhje në shesh, presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje protestën e bërë 3 vite më parë në Rumani ku kreu i shtetit iu bashkua popullit në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe.
-
Tre vrasje në familje brenda 12 orëve/ Ulqinaku: Me Edi Ramën gratë janë vetëm fasadë
26 Shkurt 2020, 15:06Anëtarja e kryesisë së PD, Izmira Ulqinaku thotë se Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to, ndërsa shton se ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga ndihmat ekonomike.
-
Vangjel Dule akuza Ramës: Po tenton që të zaptojë pronat në bregdet
26 Shkurt 2020, 15:02Cështja e pronave të komunitetit grek ka qenë kryefjalë e cdo takimi të zyrtarëve të lartë të Athinës kur bëhet fjalë për Shqipërinë.
-
Tubimi i Metës në 2 mars, Përmeti: Luftë mes dy personave për territor (VIDEO)
26 Shkurt 2020, 14:54Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti thotë se Presidenti Ilir Meta është duke pritur me padurim vendosjen në krye të opozitës jashtë parlamentare dhe për këtë arsye po realizon tubimin para kryeministrisë në 2 Mars.
-
Zëdhënësi i Metës thirrje shqiptarëve: Të gjithë në shesh kundër 'puçit' të pushtetit, mos u merrni me tellallët
26 Shkurt 2020, 14:21Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu përgjigjet akuzave të mazhorancës për manifestimin e 2 marsit, përmes një mesazhi të shkrimtarit kosovar Kim Mehmetit i cili thotë se në Shqipëri shtetit duhet ta mbrosh nga pushteti.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Tubimi më 2 Mars/ Basha i 'bindet' Metës, urdhër strukturave të partisë: Të mbështesim presidentin! Nisni organizimin
26 Shkurt 2020, 11:06Kryedemokrati Lulzim Basha i është bindur 'urdhrit' të presidentit Ilir Meta për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar. Basha thotë se demokratët duhet t'i përgjigjen çdo thirrjeje në mbrojtje të kushtetutës.
-
'Socialist i ndershëm', Meta falenderon themeluesin e LSI-së Limoz Dizdarin pasi e mbështeti për '2 marsin': Mirënjohje e zjarrtë (VIDEO)
26 Shkurt 2020, 09:43Pas pozicionimit të kompozitori dhe një prej themeluesve të LSI Limoz Dizdari pro tubimit anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ky i fundit ka shprehur sot mirënjohje 'të zjarrtë'.
-
6 ditë nga 'tubimi për besëlidhje', Meta risjell betimin mbi kushtetutë! Por si po e shkel atë me '2 Marsin' (VIDEO)
26 Shkurt 2020, 08:14Kur mbeten 6 ditë nga 2 Marsi, ku presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim anti-qeveritar, mëngjesin e sotëm ai ka ndarë një video nga betimi mbi kushtetutë për marrjen e postit të kreut të shtetit. Meta e quan atë 'betimi i jetës time'.
-
Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë
26 Shkurt 2020, 07:30Nga Moska, në një konferencë me kreun e diplomacisë ruse, Rama tha se Shqipëria është e pozicionuar krah aleatëve, NATO, SHBA e BE, jo si një detyrim për të ecur para në rrugën integruese të vendit tonë në familjen e madhe europiane, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. "Do ta shënoj në CV" - tha Rama që korrigjoi një herë ministrin rus, por Lavrov tha se ishte përkthim i gabuar për pjesën e aleancës së detyruar me SHBA dhe BE.
-
Ndarja nga jeta e publicistit, Basha shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij në media, leksion i përhershëm për brezat e rinj
25 Shkurt 2020, 21:05Shkrimtari dhe publicisti i njohur Vasil Tabaku është ndarë nga jeta ditën e sotme. Për kontriburtin e tij në gazetari, vulën e së cilit mbajnë dhjetëra emisione në radio, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij. Një shpirt i lirë e cilëson Basha Tabaku, shembull për brezat e rinj që i qëndroi besnik misionit të shenjtë të gazetarisë.