Politikë
-
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar kursin e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si një e drejtë e kreut të ekzekutivit për të përzgjedhur ekipin që do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë.
15 Janar 2019, 14:39 -
Partneriteti strategjik Shqipëri-Itali, garanci për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, rajonal e global
15 Janar 2019, 14:00Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun italian, i shprehu mirënjohjen Italisë për mbështetjen që do të ofrojë në drejtimin e Grupit të kontaktit për Mesdheun në 2019, Kryesinë e OSBE-së në 2020 dhe Grupin e kontaktit për Azinë në 2021.
-
Dogana e Kosovës në portin e Durrësit, Rama: Hapi i parë i bashkimit doganor mes dy vendeve
15 Janar 2019, 13:23Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj kanë inaguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit. Ky bashkim vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive vitin e kaluar në Pejë, ku thuhej se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova do të unifikojnë doganat.
-
Komisioni Hetimor për DSIK/ Balla: Jemi dakord me kërkesat e opozitës, vendimi të jetë në koherencë me ligjin
15 Janar 2019, 13:05Kreu i grupit parlamentar të Ps është shprehur se forca e tij politike bie dakord me kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për DSIK. Balla pohoi edhe gatishmërinë e PS për votimin e reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se thirrja e Ramës, për mbledhjen e Kuvendit nesër, është e paligjshme.
-
Dekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm, Meta: Do të jap përgjigje të qartë, pa dashuri, brenda afateve kushtetuese
15 Janar 2019, 12:31Presidenti Ilir Meta përsëriti këtë të martë se në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për t'u vendosur në krye të Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme, do t'i duhet kohë e mjaftueshme, brenda afateve kushtetuese, për t'u shprehur me dekret.
-
PD mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, zgjidhet Kryesia e re e partisë
15 Janar 2019, 11:37Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar përveç Kryesisë së Re pritet të zgjidhen drejtuesit e tjetër të selisë blu, duke nisur që nga nënkryetarët deri tek sekretarët.
-
Rama kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, pritet votimi i ministrave të rinj
15 Janar 2019, 11:10Kryeministri Edi Rama në letrën drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçit ka kërkuar që ditën e nesërme në orën 17:00 të rimblidhet Kuvendi në mënyrë që të miratohen dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.
-
Jo vetëm Greqia, Kryeministri shërben si Ministër i Jashtëm edhe në Izrael, Holandë, etj
15 Janar 2019, 11:00Rastet në të cilat kryeministri i zgjedhur ka drejtuar për periudha të caktuara edhe kabinetin e punëve të jashtëm nuk janë të panjohura në kulturën politike shqiptare dhe atë botërore. Diçka të ngjashme ka bërë vetë presidenti, Ilir Meta duke shërbyer si zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003.
-
Zgjedhjet lokale 2019/ Lista me humbësit e mëdhenj pjesë e ekipit të Bashës
15 Janar 2019, 07:15Përgjegjësit kryesorë për humbjen në zgjedhjet e 2017 pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD, Basha u beson edhe zgjedhjet lokale të 2019
-
Meta: Para se të dekretoj Ramën ministër të Jashtëm, duhet të bëj verifikimet e mia
14 Janar 2019, 22:45Ilir Meta deklaron se ka marrë propozimin për emërimin e Edi Ramës ministër të Jashtëm pas rrëzimit të dekretit për Gent Cakajn, por shton se shprehja me dekret për emrin e kryeministrit do t'i marrë kohë. Ai tha përgjigjia do të jetë e përgjegjshme dhe transparente.
-
Patozi: Jam i prirur për një lëvizje të re politike që anon nga e djathta
14 Janar 2019, 22:15Patozi paralajmëron krijimin e një partie të re politike.
-
Patozi tregon ‘negociatat’ me Bashën për rikthim në PD: Hajde t’i lëmë ça ndodhi, unë jam i realizuar
14 Janar 2019, 22:04Patozi tha se është larguar nga PD për arsye parimore
-
Zgjedhjet primare në PD, Patozi: Është qesharake, Basha imitoi amerikanët dhe përfundoi në manipulim votash
14 Janar 2019, 21:43Basha tha një muaj më parë në studion e Report Tv se kandidatët për kryetar bashkie do të dalin pas disa zgjedhjeve që do të zhvillohen brenda partisë mënyrë që kandidatët të zgjidhen nga vetë anëtarët e PD. Patozi e cilëson "qesharake", deklaratën e kryetarit të PD.
-
Protesta e studentëve/ Patozi: S’mund të themi se është e dështuar, ndryshoi treçerekun e qeverisë
14 Janar 2019, 21:41Patozi tha se protesta e studentëve ishte një sukses, dhe se ngjalli panik tek politika, pasi tregoi se shqiptarët janë gati për të ndryshuar sistem.
-
Astrit Patozi: Përfshirja e partive i humbi motivimin protestës studentore
14 Janar 2019, 21:30 -
Ndryshimet në qeveri, Islami: Mishi është i qelbur, Rama duhet të ikë vetë
14 Janar 2019, 21:20Kastriot Islami thotë se kryeministri Edi Rama duhet të largohet vetë.
-
Islami në “5 pyetje nga Babaramo”: Rama do të luajë me negociatat, të bashkojë Kosovën e ‘copëtuar’ me Shqipërinë
14 Janar 2019, 21:03Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka thënë në bisedën me Ilir Babaramon se kryeministri Edi Rama po i përdor marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë për avantazh politik.
-
-
Denoncimi për punësimet partiake/ Salianji: Rama duhet të ishte nën hetim, deputetët në burg. Vasili: Të largohet sa më parë
14 Janar 2019, 20:27Deputeti Ervin Salianji ka thënë sot se në një vend me prokurori normale, Rama duhet të ishte nën hetim, ndërsa deputetët në burg. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Rama duhet të largohet pasi në Shqipëri punësimet janë vetëm partiake.
-
Denoncimi i VOA-s për punësime partiake, Rama: Llogje telefoni, verifikoni dokumentat dhe ballafaqoni rezultatet
14 Janar 2019, 19:51Një sërë reagimesh politike ka provokuar publikimi ditën e sotme, i disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës, sipas të cilave zyrtarë të selizë rozë kanë ndërhyrë për punësime te ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Partia Demokratike dhe LSI akuzuan direkt kryeministrin Rama se ka ndërhyrë për të punësuar militantë dhe kriminelë. Nuk ka munguar reagimi i shefit të qeverisë, i cili fton kundërshtarët politikë të bëjnë verifikime dokumentesh.
