Politikë
-
Të ftuarit e sotëm në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ishin ish-deputetët Astrit Patozi dhe Kastriot Islami, ku në fokus do ishte debati qeveri-presidencë për dekretet e ministrave. Ish-deputeti i PS dhe i PD, Kastriot Islami u shpreh se Rama injoroi grupin parlamentar të PS kur bëri sipas tij propozimin ekstrem për Gent Cakajn, ndërsa argumentet e Metës tha se ishin bindëse. Patozi paralajmëroi krijimin e një partie të re politike dhe tregoi detaje nga negociatat me Bashën për t'u rikthyer në PD.
14 Janar 2019, 19:43 -
Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm
14 Janar 2019, 16:38Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Detyrën e dyfishtë e ka ushtruar i pari Ismail Qemali në 1912, pastaj në radhë Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta.
-
Senati i UT: Shtyhet afati për tarifën dhe bursat! Rama: Të nisë mësimi një orë e më parë, kërkesat do realizohen
14 Janar 2019, 16:03Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse. Kryeministri Rama përshëndet deklaratën dhe kërkon nisjen sa më parë të procesit mësimor.
-
Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën ministër të Jashtëm, i bllokoi pasaportën Bushatit për në Berlin
14 Janar 2019, 15:28Ish-kryeministri thotë se Rama dështoi me dorëheqjen e Ditmir Bushatit, dhe se kryeministri ka bllokuar vizitën e tij, duke i bllokuar pasaportën diplomatike.
-
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
14 Janar 2019, 14:06Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
-
Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme
14 Janar 2019, 14:04 -
Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret
14 Janar 2019, 13:55Mbyllet tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat. Por, sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit, që është e disponueshme nga Gjoka Konstruksion.
-
Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals
14 Janar 2019, 12:35Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, pas vendimit të këtij të fundit për të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Kreu i shtetit shprehet se Presidenti është në krye të detyrës, ndërsa shton se e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
-
Refuzimi i Cakajt nga Meta, Rama merr postin e ministrit të Jashtëm: S’kemi kohë të humbim
14 Janar 2019, 11:58Kryeministri Edi Rama i ka dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar me Presidentin pas refuzimit të Gent Cakajt. Kreu i qeverisë do të marrë përkohësisht edhe drejtimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme deri në momentin që të flasë Gjykata Kushtetuese. Mbërrin në Presidencë dekreti i Ramës për të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Vendimin e Presidentit për të mos çdekretuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në afatin kushtetues, Rama e cilëson si një tjetër shkelje nga Meta.
-
Mosdekretimi i Gent Cakajt, ja dy skenarët si mund të veprojë Rama (Detaje nga mbledhja e Kryesisë)
14 Janar 2019, 09:04Dy janë skenarët si mund të veprojë kryeministri Rama përballë situatës së krijuar. Mundësia e parë është që Edi Rama ti drejtohet Presidentit Meta me një tjetër emër pas refuzimit të Gent Cakajt. Ndërsa alternativa e dytë është që vetë Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë, Tsipras të marrë drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme përkohësisht.
-
Mosdekretimi i Cakajt, Nishani: 80% e shqiptarëve janë me Metën, Rama i papërgjegjshëm
13 Janar 2019, 21:35Ish-Presidenti shprehet se të caktosh në postin e kryediplomatit të vendit një person pa asnjë formim diplomatik dhe pa asnjë eksperiencë tregon paaftësi e papërgjegjëshmëri nga kryeministri.
-
PD i kundërvihet Ramës: Do të marrë nën kontroll universitetet, të hetohet dhuna ndaj studentëve
13 Janar 2019, 15:59Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se me nismën e ndërmarrë për të dërguar në sekretariatet e çdo universiteti dy përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Arsimit, do të shkelë autonominë e institucioneve të arsimit. Kjo forcë politike kërkon nga Prokuroria që të nisë sa më parë hetimet për dhunën e ushtruar të policëve ndaj studentëve protestues.
-
Studentët/ Rama: Nga nesër 2 përfaqësues do japin shpjegime në sekretariate për pagesën e tarifave
13 Janar 2019, 14:13Rama thotë se nga nesër në sekretariatet e çdo universiteti do të jenë dy përfaqësuesë nga ministria e Financave dhe Arsimi që do të japin shpjegime për tarifat e studimit dhe pagesën e tyre në janar.
-
PD sulmon Lleshajn, Salianji: Je pupac i shefit, ke partner krimin. Ia kalove dhe Hekuran Isait si Shvejku i Ramës
13 Janar 2019, 14:11Ministri Sandër Lleshaj, tha se policia po sulmohet nga politika. Vjen reagimi i PD. Deputeti Ervin Salianji akuzon Lleshajn se ka zgjedhur që të bëhet “lodër” e Ramës dhe të ketë partner krimin
-
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon
13 Janar 2019, 11:32Në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë lëvizje në radhet e uniformave blu për përmisimin e fundit. Lleshaj theksoi se operacioni Forca e Ligjit vazhdon. Për vjedhjen e armëve në Pashaliman Sandër Lleshaj tha se hetimet po bëhen nga Policia Ushtarake
-
Balla me emigrantët në Athinë: Opozita bllokon votën tuaj, por do bëjmë gjithçka të votoni në 2021
13 Janar 2019, 11:22Me socialistët shqiptarë që punojnë në Greqi, sekretari i PS, Taulant Balla tha se do të bëhet gjithcka e mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë takim kanë qenë edhe Blerina Gjylameti, Bledi Cuci, Alket Hyseni e Stefan Cipa.
-
Ndryshon ligji/ ILDKPI, Kuvendi i hap rrugë Shkëlqim Ganajt për mandat të dytë
13 Janar 2019, 07:48Hiqet kufizimi ligjor, kreu i institucionit që kontrollon pasuritë e zyrtarëve mund të garojë për një mandat të dytë
-
‘Cakaj’/ Balla-Metës: Qesharak, por s’keni shans të pengoni qeverinë dhe reformën në drejtësi
12 Janar 2019, 16:00Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë kundër Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit vijoi akuzat kundër kryeministrit Rama përmes zëdhënësit Tedi Blushi.
-
Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin
12 Janar 2019, 15:21Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ai shprehet se askush nuk mund ta ndalojë Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.
-
1000 studentë ekselentë punësim në administratë/ Në pak orë, 64 aplikime në portal
12 Janar 2019, 14:45Studentët kanë treguar interes të lartë vetëm 24 orë pas lançimit të platformës "Punëtëmbarë.al". Në portal kanë mbërritur aplikimet e para dhe sipas burimeve, deri tani llogariten 64 studentë të interesuar për t'u punësuar në shtet.
