Kulluri sërish 'dush të ftohtë' Bashës: Kryetar bosh, qaraman, stonaturë, demokratë ngrihuni dhe shpëtoni partinë

Kulluri sërish 'dush të ftohtë' Bashës: Kryetar bosh, qaraman, stonaturë, demokratë ngrihuni dhe shpëtoni partinë

TIRANE-Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat vijon që të sulmojë Lulzim Bashën për vendimet brenda partisë dhe aksionin opozitar kundër qeverisë. Ai e cilëson si qesharak aksionin kundër kryeministrit Rama, ndërsa kërkon nga demokratët që të ngrihen edhe të marrin fatin e partisë në dorë, që Basha e ka katandisur sipas tij, si mos më keq.

"Shqiperia ka nevoje per nje PD ne pushtet! Te djathtet nuk e meritojne nje opozite qarramane qe fshihet nga gara, pergjegjesia, betejat dhe gara! PD nuk eshte roje cadrash me 20 veta ne turne qesharake si roje parkingu, por per nje parti te afte ideologjikisht dhe politikisht per te qeverisur vendin! Nuk mund te lihet Rama te livadhise mes korrupsionit, propagandes dhe percmimit ndaj njerezve! JO!

Vendi ka nevoje per PD qe nisi historine e demokracise perballe diktatures e nuk i dilka dot perballe Rames e Taulanteve! PD nuk mund te jete parti frikacakesh, njerezish pa ide qe presin te “bjere vete qeveria”! Nuk eshte parti me nje grup njerezish qe presin fjalimet bosh te kryetarit dhe te deleguarve neper mbledhje degesh ku “ ata bejne sikur na drejtojne e ne bejme sikur angazhohemi”! E kemi pare si jane katandisur protestat neper rrethe me 200 vete kur deget kane nga 3 000 mije anetare!

Ne s’jemi parti “guerriljesh” qe hedhin molotov e vrapojne neper rrugica! PD eshte themeluar ne ‘90-91 me Sigurimin e Shtetit ne fuqi, e sot paskemi frike nga Ditmiri, Gjushi, Taulanti e ca kopje te vogla te piktorit! Nuk morem pjese ne reformen territoriale, rrinim ne cader kur PS ishte ne fushate, flirtonim oer qeveri te perbashket kur “leaderi” bertiste per “fundin e rregjimit” qe mori 74 deputete!

Ngrijme e shkrijme se mos na mbetet kryetari pa karrige e nuk caktojme emrat e opozites ne KLGJ e KLP e pastaj “qajme” se Rama vendos njerez ne sistemin e drejtesise! Bejme selfie neper mitingje por askush nuk kapi me dore listat e zgjedhesve ne 2017! Rrotullohemi rreth Kryeministrise si “roza rozina” e pastaj kthehemi tek oborri i PD duke kenduar me stonature Himnin Kombetar si me qene tifoze futbolli! Shpallim fitore 85% ne zgjedhje kur Rilindja merr 100% te bashkive ne tavoline!

Kur u thua keto te verteta, ca ulin koken si dorezim ndaj realitetit, ca te tjere thone se ne 2021 “do fitojme”, e kur u thua “si”, cohen nga tavolina se kane harruar gjellen ne zjarr! Cohuni dhe flisni, kerkoni zgjidhje, perplasni doren ne tavoline, kerkoni llogari e mos i shkoni mbas atyre qe aktin me te madh heroik kane frazen “si urdheron kryetar”! Mos prisni revolucionin e rradhes se s’ka per te ndodhur pas tre te parave qe u treten ne harresen e komedive me heronj facoletash me lote gazi!

Merni partine ne dore nga seksioni deri ne kryesine e deges dhe luftoni per partine tuaj! Mos u terhiqni per hunde nga “lufta e kryetarit” me armiq ne PD, Amerike, BE, media por tregoni qe PD eshte parti zgjedhjesh, garash, perplasjesh, fitoresh, qeverisjesh dhe jo “lojtaresh kukamfshehti”! Politika eshte per burra dhe gra te forte e jo per “koka te ulura” qe hane “sapunin per djathe” mjafton qe teje sapuni i Kryetarit dhe kryetareve te vegjel" shkruan ai.

Në vjeshtë pritet që të nisë lëvizja kundër Lulzim Bashës brenda në Partinë Demokratike. Pjesë e kësaj lëvizjeje përpos Kullurit pritet që të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 09/09/2019 12:32

    Shqiperia ka nevoje per nje PD ne pushtet!-thote ky hajduti i Ministrise Mbrojtjes,ky do PD-en ne pushtet por mbasi ta begenisi PD-ja,qe te filloi perseri me Arben Imamin shef,qe te beje kerdine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja