Politikë
-
Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë kundër Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit vijoi akuzat kundër kryeministrit Rama përmes zëdhënësit Tedi Blushi.
12 Janar 2019, 16:00 -
Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin
12 Janar 2019, 15:21Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ai shprehet se askush nuk mund ta ndalojë Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.
-
1000 studentë ekselentë punësim në administratë/ Në pak orë, 64 aplikime në portal
12 Janar 2019, 14:45Studentët kanë treguar interes të lartë vetëm 24 orë pas lançimit të platformës "Punëtëmbarë.al". Në portal kanë mbërritur aplikimet e para dhe sipas burimeve, deri tani llogariten 64 studentë të interesuar për t'u punësuar në shtet.
-
-
Ngujimi i studentëve, Basha: Prokuroria të hetojë administratorin e UT
12 Janar 2019, 14:01 -
'Unaza e Madhe', Basha: Edhe tenderi i ri po manipulohet, kërkojnë vinç 450 tonësh
12 Janar 2019, 13:52 -
-
Ngujimi i studentëve, Basha: Rama të ndalë dhunën policore, vendi drejt konfliktit civil
12 Janar 2019, 13:16Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se urdhëroi policinë të dhunonte studentët në fakultete ku ndodhen të ngujuar. Basha paralajmëroi se vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil dhe përgjegjës sipas tij është kryeministri që ushtron dhunë policore ndaj qytetarëve të cilët pengohen të protestojnë paqësisht.
-
Konventa e LSI, Kryemadhi bën thirrje për protesta: Të ngrihemi, kemi detyrime kombëtare
12 Janar 2019, 12:51Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thirrje për protesta nga punimet e Konventës Kombëtare të LSI. Ajo tha se opozita duhet të marrë në mbrojtje studentët, minatorët, naftëtarët, biznesin e vogël dhe të mesëm e çdo shtresë tjetër të shoqërisë për t'u rikthyer atyre shpresën.
-
‘Japim fjalën në emër të LSI-së që ne nuk do ta tradhëtojmë Shqipërinë,’ Nora Malaj nuk përmban dot lotët nga fjalimi i Kryemadhit VD
12 Janar 2019, 12:25Në fjalimin e saj në Konventën Kombëtare të LSI-së, Monika Kryemadhi po fliste për historikun e vendit tonë duke bërë premtimin se ajo dhe anëtarët e LSI-së nuk do ta tradhëtonin kurrë Shqipërinë.
-
Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?
12 Janar 2019, 11:59Për gazetarin Mero Baze, presidenti Ilir Meta mund të shkojë drejt dorëheqjes nga posti për t'iu rikthyer jetës politike aktive me synim marrjen e drejtimit të opozitës. Si kryetar shteti, Meta ka folur dhe vepruar me instiktin e politikanit, ka kthyer dekrete që mund ta çojnë atë në Gjykatën Kushtetuese duke rrezikuar shkarkimin. Por mesa duket, Metën nuk e shqetëson kjo, pasi sipas Mero Bazes, presidenti mund ta lërë vetë postin dhe të synojë lidershipin e opozitës, duke eklipsuar Lulzim Bashën.
-
‘Cakaj’, Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë! Rama: More peng Kushtetutën
12 Janar 2019, 10:35Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të shndërrohet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë në Ballkan. Indirekt Meta këshillon Ramën që të propozojë një kandidaturë tjetër pasi sipas tij PS ka kapacitete të shkëlqyra për drejtimin e MEPJ. Në reagimin e tij, kryeministri Rama u shpreh se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese ajo që do ti japë fund, asaj që ai e ka quajtur maskaradë.
-
Alibeaj 'nxin' Shqipërinë në Tv holandez: Ky vend nuk e meriton të jetë pjesë e BE (VIDEO)
12 Janar 2019, 09:51Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj ka deklaruar për një emision televiziv hollandez se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë. Me 'keqardhje', Alibeaj është shprehur se ky vend nuk plotëson kushtet për t'u bërë pjesë e BE.
-
-
Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte
11 Janar 2019, 21:32Kryeministri Edi Rama thotë se të tre zyrtarët e LSI kur kanë qenë në poste drejtuese kanë qenë pa certifikatë sigurie. Rama foli edhe për opsionin e një shkarkimi të mundshëm të Metës nga posti i presidentit, por tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi duhen 2/3 e votave të Kuvendit. Rama tha se Presidenti ka marrë çdo informacion ku vërtetohet që Cakaj është i pastër.
-
-
Deputeti socialist: Ka deputetë të opozitës që janë me qeverinë
11 Janar 2019, 21:23Socialisti Alket Hyseni thotë se mund të ketë të tjerë deputetë të opozitës që mund të bashkohen me qeverinë.
-
-
-
Mosdekretimi i Cakajt/ Ndoka në Repolitix: Meta i vuri pritë Ramës, standart tjetër në raportin mes tyre
11 Janar 2019, 21:11Nard Ndoka, anëtar i Komisionit të Jashtëm, i ftuar në studion e Repolitix, ka thënë se vendimi i presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn ka vënë një tjetër standart në raportin qeveri-presidencë.
