Politikë

  • Ish-Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shprehet se Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi.
  • Fshesa në administratë, ja 
    emrat e drejtorive që shkrihen

    Fshesa ndaj parazitëve, grabitqarëve dhe listave partiake në zyrat e shtetit shqiptar është shpallur prioritet kryesor nga qeveria ‘Rama 2’, për 100 ditët e para të mandatit. Ristrukturimi i thellës i të gjitha degëve të qeverisjes pritet të prodhojë valën e parë të largimeve. VIDEO

  • Ministrat prezantojnë planin e
    ndërtimit të rrugëve

    Gjatë vitit të ardhshëm parashikohet të rinisin punimet në akset kryesore të transportit rrugor, të cilat në katër vitet e kaluara kanë ecur me ritme shumë të ngadalshme, për arsye nga më të ndryshmet. Këtë e kanë deklaruar dje, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ministri i Ekonomisë e Financave, Arben Ahmetaj, si dhe ai i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. 

  • Zbulohen emrat, ja Sekretarët
    e Përgjithshëm të 10 Ministrive

    Report Tv ka mësuar emrat e sekretarëve të përgjithshëm të 10 ministrive të kabinetit “Rama 2”. Emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm janë zbuluar nga Report Tv vetëm pak orë pas mbylljes së Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Gjatë punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama prezantoi 33 zëvendësministrat e rinj të qeverisë së tij.

  • Deputeti i PD: Rama, “alien” i
    sapo mbërritur në Tokë!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS. Shehu thekson se Rama akuzoi sot drejtuesit që emëroi pikërisht vetë katër vite më parë, kur erdhi në pushtet. Deputeti demokrat shkruan se Rama kërkoi të marrë pamjen e një “alieni” të sapo mbërritur në Tokë. Duke sjellë në vëmendje fjalën e kryeministrit për koalicion me popullin, Shehu shkruan se i kujtoi sloganet bosh, por të rrezikshëm të diktaturave. 

  • FOTOT/Kush janë 4 zv.ministrat
    nga Kosova në qeverinë “Rama 2”

    Në Asamblenë e PS pati dhe një risi, prezantimi i zëvendësministrave të rinj të çdo ministrie. Gjithsej do të jenë 33 zv.ministra, që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në ministrinë përkatëse, ku në disa prej institucioneve drejtuese do të ketë dhe katër zv.ministra. Emrat e zv.ministrave u prezantuan nga kryeministri Edi Rama, ku ajo që përbënte më shumë përparësi ishte fakti se katër prej tyre vinin nga Kosova.

  • Akuzat ndaj LSI,Vasili-Ramës:Boll
    u zbythe,përballu me kriminelët

    Pas akuzave të ashpra të kryeministrit Edi Rama për drejtoritë e LSI, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, ka ardhur reagimi nga radhët e LSI. Petrit Vasili i bën thirrje Ramës të luftojë kriminelët dhe jo të zbythet me fjalime. Vasili shkruan se Rama është frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës e kriminelët, ndaj dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ta.

  • Rama sulm drejtorisë së LSI: Para 
    ligjit kush lëshoi patenta pa krite

    Gjatë fjalës përpara anëtarëve të Asamblesë së PS Rama ka sulmuar dhe ish-drejtorët e LSI-së. Kreu i qeverisë akuzoi drejtpërdrejt për korrupsion dhe shkelje të rënda të ligjit drejtoritë që ka pasur kjo forcë politike si ajo e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Rama paralajmëroi çuarjen përpara ligjit të titullarëve që sipas tij kanë lëshuar patenta në shkelje me ligjin.

  • FOTO/Pse u "armatos" ​Presidenti
    i Republikës Ilir Meta?

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë fundjavë ka zgjedhur të argëtohet nën shoqërinë e miqëve  në një poligon qitjeje. FOTO

  • Asambleja e PS, ministrja Xhaçka:
    FA në shërbim të komunitetit

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare objektivat e ministrisë që ajo drejton për 100 ditën e para. Xhaçka është shprehur se janë katër objektivat kryesorë ku do të fokusohet Ministria e Mbrojtjes gjatë këtyre 100 ditëve. 

  • Manjani “zbulon” detyrën e vetme
    të zv.ministrave të qeverisë

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka “zbuluar” detyrën e vetme ligjore të zëvendësministrave të qeverisë “Rama 2”, të prezantuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS. Manjani shkruan se detyra e vetme e tyre është të zëvendësojnë ministrin, kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën. 

  • Kryemadhi përgjigje ‘rrufe’ Ramës:
    Kriminelët s’do të të mbrojnë dot

    Kriminaliteti në vend është kthyer në “mollë sherri” prej ditësh mes palëve politike. Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, është më mirë të kesh në krah një këngëtar, shtëpiake a pensionist, se sa një vrasës, tutor prostitutash. Ajo ka paralajmëruar kryeministrit Rama se kriminelët që ka zgjedhur të mbajë në krah nuk do ta mbrojnë dot.  VIDEO

  • A do e pranojë një post nga Rama?
    Bregu jep përgjigjen e papritur 

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shuar zërat dhe dyshimet nëse ajo do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Bregu ka thënë se nuk ka nevojë për asnjë pozicion politik, sidomos nga forca kundërshtare. Bregu ka thënë se nuk do ta pranonte detyrën e kryenegociatores të ofruar nga Rama, që më parë e ka bërë me zemër.

  • Rama prezanton zv/ministrat
    risia, 4 vijnë nga Kosova(Emrat)

    TIRANE - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e 33 zv/ministrave të rinj. Përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, kreu i qeverisë lexoi emrat e të gjithë zv/ministrave. Bie në sy emërimi i Artan Shkrelit zv/ministër të Energjisë. Petro Koçi mbetet zv/ministër i Mbrojtjes. Ndërsa risia është emërimi i katër zv/ministrave nga Kosova.  VIDEO

  • E sulmoi Rama, këngëtari:
    Më mirë me dinjitet sesa...

    Kryeministri Edi Rama thumboi LSI-në gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS ku u prezantuan objektivat e 100 ditëve të parë të qeverisë. Rama foli për ristrukturim të administratës shtetërore, ndërsa akuzoi ish-drejtorët e LSI se kanë bërë zullume në institucionet që kanë drejtuar. 

  • Asambleja e PS, Rama: AKU
    bandë shtetërore, si KKK në SHBA

    Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri dhe kreu i kësaj force politike Edi Rama, e ka cilësuar AKU si një bandë shtetërore, të cilës i  duhet dhënë fund.

  • Tahiri: Të dalim dhe të takojmë
    njerëzit, vetëm kështu na besojnë

    Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri kërkoi angazhim të të gjitha institucioneve qeveritare për të rritur besueshmërinë te qytetarëve. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për PS dhe njerëzit e saj në qeveri për të parë se kush i shërben komunitetit e kush jo.  VIDEO

  • Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re
    përndjekje elementëve të krimit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të para të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi do hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë shkelësve.   VIDEO

  • Asambleja, Xhafaj: Në 100 ditë
    pastrojmë policinë nga krimi

    Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste objektivat e dikasterit të tij në 100 ditë e para të qeverisë “Rama 2”. Xhafaj u shpreh se nisja e Vettingut në polici është kryefjalë e këtij 100 ditëshi me synim spastrimin e elementëve kriminalë nga radhët e policisë së shtetit. Paralelisht, tha Xhafaj, do vijojë puna e bluve për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të krimit të krimit të organizuar. VIDEO

  • Fino: Të japin dorëheqjen 10
    kryetarë të PS brenda 10 ditësh

    Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet e ardhshme, sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv